16.8 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Mori 15 mijë vota, Xhavit Ukaj i LDK-së falënderon votuesit për mbështetje

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të fundit, ku arriti të sigurojë 15,000 vota.

“Përgjegjësia që kam ndaj 15,000 votuesve që më besuan është e madhe dhe më shtyn të angazhohem më shumë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Fakti që më keni votuar është një shenjë e fortë besimi ndaj punës dhe angazhimit tim”, tha Ukaj.

Ai falënderoi veçanërisht qytetarët e Prizrenit, të cilët e renditën si kandidatin më të votuar në këtë rajon. “Ky besim nga qytetarët e Prizrenit është një motivim i madh për të vazhduar të punoj për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e qytetit tonë”, tha Ukaj.

Kandidati nga LDK gjithashtu falënderoi qytetarët e Dragashit, Rahovecit, Lipjanit, Suharekës, Gjakovës, si dhe mërgatën që kontribuoi me mbështetje në këtë proces zgjedhor.

“Votat tuaja janë një dëshmi e forcës dhe bashkimit tonë si popull. Besimi që keni ndaj meje është i paçmueshëm dhe do të vazhdoj të punoj për ta justifikuar atë”.

Ndërkohë, ai theksoi se, edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai i dëshiruar, LDK ka arritur të rikthejë më shumë se 70,000 votues, një shenjë e fuqishme e besimit të qytetarëve në këtë parti.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa ndalur për realizimin e objektivave tona, për të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton”, premton Ukaj.

Më Shumë

Përballjet vendimtare në Superligën Femrat

Superliga Femrat vazhdon me ndeshje interesante këtë fundjavë, ku zhvillohet java e 18-të. Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe çdo ndeshje...

Në New York, përmes një fotoekspozite, përkujtohen shqiptarët e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Prend Ndoja, SHBA Mërgata shqiptare në Amerikë gjithmonë i ka mirëpritur bashkatdhetarët, të cilët vijnë krahëhapur drejt vëllezërve të tyre, drejt vendit të lirisë e...

Lajmet e Fundit