9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Berisha: PDK-ja ka filluar të kalojë në një organizatë kriminale

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, thotë se zbardhja e kësaj afere të ndikimit politik e parapolitik, me instrumente të kriminalizuara në të gjitha institucionet e vendit, është një strorje që tregon se sa të shumta janë gjërat e këqija që ia kanë bërë vendit strukturat e parapolitikës së PDK-së, subjekt politik të cilit i ka takuar edhe ai, por që më pas u largua.

“Jo rastësisht unë nuk jam në PDK prej vitit 2010, sepse e kam parë që kjo parti, nga një parti që ishte fillimisht normale, ka filluar të kalojë në një organizatë kriminale. Dhe, tani drejtësia nuk është që nuk i ka ditur këto gjëra, sepse, sipas të gjitha gjasave, edhe portali që i ka bërë publike këto përgjime thotë se i ka marrë nga organet e drejtësisë, që nënkupton se vetë drejtësia në pamundësi për t’u përballur me këto banda, po mundohet që duke i publikuar ato detaje t’i zbehë disi në opinion këta njerëz dhe t’jua humbë fuqinë politike, e që dikur më vonë edhe t’i kapë dhe t’i fusë përfundimisht edhe në birucë”, u shpreh Berisha për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit