22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8924

Sylejman Selimi akuzohet për dhunimin e dy vajzave shqiptare

0

Sulejman SelimiKomandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është akuzuar të mërkurën nga Prokuroria për dhunimin seksual të dy vajzave shqiptare nga Mitrovica gjatë luftës.

Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile. Eulex-i nuk ka dhënë më shumë detaje por Koha Ditore ka mësuar identitetin e të akuzuarve.

“Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

“Të pandehurit akuzohen për shkelje kriminale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, përfshirë këtu torturimin dhe përdhunimin e dy civilëve shqiptarë, krime këto që pretendohet të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë viteve 1998- 1999. Rasti po hetohet nga prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatën në gjuhën shqipe thuhet se aktakuza ka të bëjë edhe me dhunim, porn ë atë anglisht dhe serbisht asktësohet se bëhet f jalë për dhunimin seksual të dy motrave nga Mitrovica.

Nëxhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, akuzohen se i kanë arrestuar ato, i kanë torturuar dhe rrahur për t’i dërguar në Likoc tek Sylejman Selimi. Ndërsa ish komandanti i UÇK-së akuzohet se gjatë një jave i ka dhunuar ato seksualisht.

Avokati i Selimit ka thënë se nuk është i informuar për ngritje të aktakuzës kundër klientit të tij./Koha Ditore/

Pas intervistimit, të dyshuarit për manipulim të votave mbrohen në liri

0

Rinumerimi-kutiteProkuroria e Kosovës i ka intervistuar tre të dyshuarit për keqpërdorimin e votave gjatë numërimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Por, pas intervistimit, Prokuroria ka propozuar që tre të dyshuarit të mbrohen në liri.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori, i cili pas mbledhjes së provave të gjertanishme ka kërkuar që të dyshuarit të mbrohen në liri, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në këtë njoftim, Prokuroria ka dhënë disa detaje se pse janë ndaluar tre të dyshuarit që kanë punuar në QNR.

“Pas dyshimeve të bazuara se tre zyrtarë të Qendrës së Numërimit të Votave kanë falsifikuar rezultatet e votimit gjatë numërimit të votave, duke kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, kanë filluar hetime lidhur me këtë rast”.

“Prokurorët e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë vepruar dhe do të veprojnë me urgjencë ndaj të gjitha rasteve që paraqiten në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit, si dhe do të arrestojnë dhe ndalojnë secilin person që keqpërdor ose tenton të manipuloj votën”.

Ekspozita “I was in Kosovo” hapet në Sarajevë

0

DOKU Photo (preview)Ekspozita “I was in Kosovo” (Kam qenë në Kosovë), e cila tregon punën e krijuar gjatë punëtorisë “DokuPhoto” këtë vit, u hap në festivalin e filmit “Pravo Ljudski” në Sarajevë. “DokuPhoto” shënoi vitin e dhjetë sivjet me organizimin e një punëtorie për fotografë dokumentar të koordinuar nga fotografi kosovar Jetmir idrizi.

Njëmbëdhjetë fotografë dokumentarë të përzgjedhur nga rajoni u udhëzuan nga fotografi i njohur spanjoll dhe themeluesi i Noor, Pep Bonet, që të tregojnë një storie vizuele mbi Kosovën. Secili prej tyre krijoj nga një storie me për Kosovën, duke u fokusuar në tema si miniera, trenat, jeta e natës apo monumentet.

Ekspozita “I was in Kosovo” është e hapur në Galerinë Duplex 100m2 në Sarajevë deri më datën 23 nëntor.

Artistët: Antoan Kurti (Kosovë), Bojan Mrdenovic (Kroaci), Danko Stjepanovic (Bosnje dhe Hercegovinë), Ergys Zhabjaku (Shqipëri), Lazar Simeonov (Maqedoni), Maja Medic (Serbi), Majlinda Hoxha (Kosovë), Mario Tomic (Kroaci), Matjaz Rust (Slloveni), Tomislav Georgiev (Maqedoni), Vigan Nimani (Kosovë).

Fule rikonfirmon përkrahjen e KE-së për Kosovën

0

Fyle-HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar sot një takim me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka falënderuar komisionarin Füle për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sa i takon procesit negociues dhe agjendës kohore të negocimit.

Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky proces, duke qenë se është marrëdhënie kontrakuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.

“Pa dyshim se ky është hapi i parë i pakthyeshëm i anëtarësimit tonë në BE”, tha Hoxhaj, me këtë rast.

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Stefan Fule, e ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, si dhe për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Komisionari Fule po ashtu ka rikonfirmuar vendosmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe komisionari Fule kanë biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar si faktor kyç në transformimin e vendit edhe në kuptimin e integrimit edhe relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj dhe Fule po ashtu kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale, duke u pajtuar se pa Kosovën bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë, duke qenë se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe rajonit. /PrizrenPress.com/

LDK-ja mbështet AAK-në Rahovec

0

Haradinaj-Latifi-ldkDega e LDK-së në Rahovec ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në këtë komunë, duke përkrahur kështu kandidatin e AAK-së, Smajl Latifaj në balotazh më 1 dhjetor.

AAK përmes një kumtese njofton se marrëveshja është rezultat i një debati të kujdesshëm, duke marrë për bazë interesin e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

“Sipas marrëveshjes partnerët do të bashkojnë potencialet intelektuale, njerëzore e materiale në shërbim të një qeverisjeje më të mirë, të mbështetur në vendimmarrje të ligjshme, transparente dhe efikase. AAK dhe LDK besojnë fuqishëm në fitore bindëse në zgjedhjet e 1 dhjetorit dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të komunës së Rahovecit që ta mbështesin këtë marrëveshje, sepse është alternativa më e mirë për zhvillim më të hovshëm ekonomik të komunës së Rahovecit, si dhe për përmirësim të gjendjes sociale të të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallim”, thuhet në kumtesë.

Në aktin e arritjes së marrëveshjes ishte i pranishëm edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj./PrizrenPress.com/

Ekskluzive: Limaj e mirëkupton Zafir Berishën

0

Fatmir-limaj2Deputeti i Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj e ka mirëkuptuar vendimin e Bashkimit Demokratik për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren.

Limaj në një deklaratë ekskluzive për “PrizrenPress” ka theksuar se beson që Zafir Berisha dhe Bashkimi Demokratik, kur e kanë marrë vendim për këtë koalicion kanë pasur parasysh të mirën për Prizrenin.

“E uroj Zafir Berishën për rezultatin e arritur në zgjedhje. Natyrisht, Berisha këtë rezultat e ka arritur në emër të ndryshimit për qeverisje më të mirë për Prizrenin. Prandaj, e mirëkuptoj mikun tim për hapin që ka ndërmarrë. Ai e ka lexuar vullnetin e votuesve të vet për ndryshim. Në fund të fundit, Berisha dhe Bashkimi Demokratik janë ata që e kanë arritur këtë rezultat të respektueshëm në Prizren dhe vendimi është i tyre dhe askujt tjetër. Prandaj, besoj se kur e ka marrë vendimin e ka pas parasysh cila është e mira për Prizrenin”,  ka theksuar Limaj për “PrizrenPress”.

Dje, Bashkimi Demokratik dhe Lidhja Demokratike e  Kosovës e kanë zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion, duke e mbështetur Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit. Ata janë shprehur të sigurt se ky koalicion do të dalë fitues me 1 dhjetor. /PrizrenPress.com/

Përfundojnë dëshmitë e dëshmitarëve, nesër rrëfehet Muja

0

Ramadan Muja

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës dhe pesë drejtorëve të tij.

Në këtë seancë është lexuar dëshmia e koordinatorit të Administratës, Ragip Gajrakut, i cili për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të marrë pjesë fizikisht. Po ashtu në këtë seancë është dëgjuar dëshmia e kryetari i fshatit Korisë, Veli Dakaj. Gajraku në dëshminë e tij, ka deklaruar se si koordinator i Administratës nuk ka qenë në dijeni për dhënien e pronës komunale Fabrikës së Çokollatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

Kryetari i fshatit Korishë, Veli Dakaj ndërkaq deklaroi se nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, kanë kërkuar pastrimin e hapësirës dhe ndërtimin e një fusha sportive. “Ne jemi pajtu që të ndërtohet Fabrika e Çokollatës”.Seanca gjyqësore do të vazhdoj edhe nesër. Në këtë seancë,  do të dëshmojë kryetari i Komunës, Ramadan Muja. /PrizrenPress.com/

Hashim Thaçi tentoi ta joshte Zafir Berishën me postin e Ministrit të Mjedisit

0

Zafir berisha 123Kryeministri Hashim Thaçi ka dashur ta sakrifikoi Dardan Gashin e Listës Ibrahim Rugova.Postin e tij, ai ia ofroi ditë më parë Zafir Berishës, por ai e refuzoi atë, thotë burime tëGazetës Express.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ofruar Zafir Berishës postin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, në shkëmbim të mbështetjes së tij për kandidatin e PDK’së për Kryetar të Prizrenit.Por, kjo ofertë është refuzuar nga Berisha, i cili ka vendosi ta mbështesë rivalin e Ramadan
Mujës, kandidatin e LDK’së, Eqrem Kryeziun.

“Thaçi bëri edhe oferta të tjera, por kryesorja ishte posti i Ministrit, megjithatë, z. Berisha e refuzoi”, ka thënë një burim i Gazetës Express, i pranishëm në takimin Thaçi-Berisha.Në zgjedhjet e 3 nëntorit, Zafir Berisha mori 13 për qind të elektoratit në garën për Kryetar të Prizrenit, duke u bërë kështu, në një mënyrë, përcaktuesi i fituesit në garën e balotazhit.

Në Prevallë do të rrënohen të gjitha ndërtimet pa leje

0

Prevalla 2Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka marrë vendim për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje brenda Planit rregullues urban – Prevalla.

MMPH njofton opinionin publik se janë dhjetëra objekte pa leje të ndërtuara brenda Fshatit Turistik në Prevallë dhe gjatë javës, pronarët e tyre do të urdhërohen që brenda një afati 15 ditor të bëjnë rrënimin e tyre ose MMPH do të veprojë njësojë sikurse në aksionin e rrënimit të “Kampingut ilegal Veror”. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Zgjedhjet në veri, sipas standardeve evropiane

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shpreson dhe beson se zgjedhjet në Veri që do të mbahen më 17 nëntor në tri qendra votimi, do të jenë dhe do të organizohen sipas standardeve evropiane.

Ai ka thënë se përgatitjet për këtë proces janë duke u bërë në mënyrë maksimale.

Sipas shefit të Qeverisë, ky proces do të kaloi sipas standardeve më të larta evropiane. Këtë ai e ka mbështetur duke u nisur nga fakti se është një përkushtim i gjithë spektrit politikë, i gjithë faktorëve ndërkombëtar edhe i monitoruesve vendor dhe ndërkombëtar.

“Është një përkushtim i spektrit politikë, i gjithë faktorëve ndërkombëtar edhe i monitoruesve vendorë e ndërkombëtar, është një angazhim edhe i shoqërisë civile por edhe një zotim i qytetarëve për një pjesëmarrje edhe ma të masive në mënyrë që t`i kemi liderët legjitim edhe në Veri, komunat ku deri më tani nuk kemi organizuar zgjedhje të lira për shkak të rrethanave që kanë qenë atje. Qeveria e Republikës së Kosovës do t`i jep mbështetje të vazhdueshme KQZ-së në çdo kërkesë që drejtohet në Qeveri, jam me shpresë dhe besim të plotë se ky proces do të përmbyllet mirë edhe më 17 nëntor në mënyrë që të hapet faza përfundimtare e një dhjetorit”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e Qeverisë janë shqyrtuar e miratuar disa propozim vendime dhe projekt udhëzime .

Qeveria në këtë mbledhje ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve prej 500 mijë eurosh për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura për përgatitjet e dokumentacion dhe procedurave tjera përcjellëse për apliko për anëtarësimin në këshillin e Evropës dhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim./Kosovapress/