17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8919

Aktakuzë ndaj profesorit që kërcënoi me prerje koke gazetarin

0

Enver SopjaniProkuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj ish ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prizrenit, profesorit Enver Sopjani, për kërcënim ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi, raporton KTV.

Sopjani rreth një vit më parë, kishte kërcënuar me likuidim fizik gazetarin Kajtazi, duke i thënë atij se do t’ia presë kokën.

“Kam me ta pre kokën me zhilet”, e kishte kërcënuar Sopjani gazetarin Kajtazi.

Deri te ky rast kishte ardhur, pasi gazetari Kajtazi, kishte raportuar për një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të pjesët./Reporteri/

Valvitja me shekuj e flamurit kuq e zi

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Lavdin shqiptarët e përjetuan në epokën e Skëndërbeut,epokë kjo që i dha famën që ndriçuan rrugën e lirisë nëpër shekujt e errët të robërisë,ajo epokë ishte një kështjellë ndriçuese,që u tregoi rrugën shqiptarisë nëpër kohrat e shqetësuara që ecën drejtë rrugës së lirisë të historiesë–përbindësh.Ky amanet i të madhërishmit Skënderbe nga shqiptarët u mbajtë si një besëlidhje shqiptare për t,i dalur zotë tokës arbërore,duke u flijuar e ushqyer me gjak të freskët flamurin kuq e zi,flamurin e ngritur nga Gjergj Kastrioti me 28 Nëntor të vitit 1443 Mbi Kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.Rëniet,përplasjet e ngritjet e zgjimeve kombëtare,nuk pushuan për shekuj me radhë derisa më 28 nëndor të vitit 1912 pas shumë vujtjesh e përpjekjesh,pas shumë heroizmave të trimave e trimëreshave shqiptar/e,një dorë e dridhur e plakut Ismail Qemali,kjo dorë e ndihmuar nga duart e fuqishme të popullit liridashës,u shpalos me dinjitet flamuri kombëtar ky symbol i adhuruar e i dashur,njëkohësisht i çmuar i aspiratave e kërkesave dhe e të arriturave tona mbrashqiptare,me brohoritjet popullore për Shqipërinë e pavarur me gëzimin e papërshkruar për të ardhmen e brezave.

Ky flakadan i lirisë mbeti përherë i ndezur ndër honet e errëta të robërisë,kjo pishë e zjarrtë lirie nuk u shua kurrë e as që do të shuhet ndonjëherë dhe u bart dorë pas dore e brez pas brezi e u ngrit lartë e më lartë nga idelaistet atdhetarë burrat,djemtë e vashat shqiptare: Nga vëllezërit Frashëri,nga Petro Nini Luarasi,nga Pashko Vasë Shkodrani,Hoxhë Hasan Tahsini,bacë Bajrami e Hasan Prtishtina,Isa Boletini e Avni Rrustemi,patriot i djalërisë shqiptare që shtriu përdhe me nagantin e tij me dy plumba në Paris tradhtin e ESAT PASHË TOPTANIT ky soj sorollap i Kalit të Trojës,ky flakadan lirie u mbajt lartë,nga Fan Noli,Luigj Gurakuqi,Azem Bejta e Shotë Galica që ishin tmerri i NIkoll Pashiqit e krajleve serb,deri te heronjtë dhe heroinat e LNÇ,siç ishin komandanti Enver Hoxha,Qemal Stafa,Vasil Shanto Vojo Kushi,Hajdar Dushi,Zonja Çurre e shum heronjë dhe heroina të kombit shqiptar…Kosova ishte ajo që vijoi Lëvizjen për Liri e Bashkim Kombëtar Shqiptar.Ajo dhe bijtë e bijat e saja vijuan luftën e pandërprerë kundër sllavit barbarë e të zi,ishin këta bijtë e bijat të shqiptarisë që nuk u lodhën,nuk u dëshpëruan,nuk u dorëzuan,nuk pranuan të thonë mjaftë më,sepse ishin të vetëdijëshëm se për liri e bashkim kombëtar shqiptar,për SHQIPËRIN TONË TË DASHUR E TË SHËNJTËRUAR sakrificat kurrë nuk janë të tepërta.Të gjithë këtë e vërej në nënat,prindërit,bijtë e vashat shqiptare që shkëndijojnë si rrezet e ndritshme të tyre,në sytë e tyre më thonë se kanë shikimet plot jetë,plot dashuri,plotë shpresë për të ardhmën se do të jemi një komb i bashkuar dhe i zhvilluar.Për këtë të ardhme janë garanci e patjetërsueshme heronjtë dhe herioinat shqiptare.Për këtë të ardhme të ndritshme u flijua komandanti Legjendar me familjen e tij Adem Shaban Jashari,Tahir Meha,Besim Ndreca,Fehmi e Xhevë Lladrovci,Mujë Krasniqi,Zahir Pajaziti,Luan e Shkëlzen Haradinaj…heronjë këta që ishin në ballë të furtunës,që shpalosur në zemrat e tyre ishte flamuri i shenjtë kombëtar shqiptar i cili valonte hapsirave shqiptare tek ata e bartnin e mësynte shqiponja dykrenare me sqepin çelik e më thonjtë e tmerrshëm për çdo armik,se këta trima ishin vetë bijtë e SHQIPPNJËS DY KRENARE që qëndron krenare në fushen e kuqe të flamurit kombëtar shqiptar.flamuri kuq e zi

Skënder Luarasi kishte shkruar shumë vite më pare për flamurin komëtar shqiptar :”Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari!

Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.” Edhe sot mjerisht ka midis nesh një pjesë të shqiptarëve që thellon hendekun e mosmarrëveshjeve,ku shqipfolësit servile titisto-rankoviçist e milosheviqian,po ngrisin murin e urrejtjës,po i fryjnë me hov egoizmit të tyre,përshkak se i xhelozojnë heronjtë shqiptar duke i shndërruar ata në heronj “kosovar”,kështu këta faqzinjë po mundohen të fusin vëllavrasjen ndër shqiptare,duke u bërë një me armiqtë tanë shekullor të cilët u përpoqën dhe përpiqën,ta zhdukin ta varrosin ngjyrën kuq e zi e në vend të shqiponjës ata vënë një symbol tjetër bastard e të hibritizuar siç e vunë pa vullnetin e popullit në Kosovën e martirizuar,por kjo është një gërrhamë e fundit e antishqiptarëve,por atje në SHQIPËRI dhe në mbarë Trojet Shqiptare,miliona diej,miliona duar të fuqishme popullore po e mbajnë lartë e më lartë e po e ngrisin në piedestalin e lirisë ngjyrën e gjakut shqiptar më të vjetër e më fisnik në Evropë,në të cilën fluturon lirshëm në mbarë hapsirat shqiptare,shpendi i zi dykrenarësh,ky shpend symbol shqiptarësh që është tmerr panik i mizorisë-tradhtisë,kuajve të Trojës,gjakpirësve titisto-rankoviçist-njëkohësisht paralajmëron me forcën e tij prej sqepi e kthetra çeliku kobin e shkatrrimin,zezimin për armikun dhe “shqipfolësit servil e tradhtar”,por njëkohësisht ajo SHQIPONJA E KRESHTAVE TONA paralajmëron këndelljen,rifreskimin,shpëtimin,lirinë në mbarë hapsirat shqiptare.

Më lejoni vëllezër shqipëtarë kudo ndodheni mbernda dhe jashtë atdheut sikur për një çast të vetëm sikur të zgjoheshin heronjtë si Skëndërbeu,Çerqiz Topulli,Mihal Grameno,Dedë Gjo Luli,Ismail Qemali,Isa Boletini,Vëllezërit Frashëri,Bajram Curri,Hasan Prishtina,Avni Rrustemi,Luigj Gurakuqi,Pashko Vasa,Enver Hoxha,Qemal Stafa,Emin Duraku,Abdullah Presheva,Shaban Polluzha,Tahir Meha,Besim Ndreca,komandanti legjendar Adem Jashari,Tahir Sinani,e shumë të tjerë…e tu hidhnin vështrimin e tyre syshqiponjë mbi Trojet Shqiptare,të shohin se ç,bëjnë disa nga politikanët shqiptarë,se në ç,katastrofë e kanë katandisur atdheun dhe e kanë përçarë kombin shqiptar,do tu binin plumb ballit këtyre matrapazëve e horrave që shesin e marrin gjithçka nga pasuria e atdheut vetëm për vetën e tyre,ky udhëtim e kuajve trojan është i trishtueshëm,të kapin dridhjet duke menduar se të kanë zënë mallkimet e të flijuarve siç kemi komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin dhe familjën e tij,legjendari ky që lindi në ditën e flamurit kombëtar shqiptar,ditë kjo që u qfaq në skenë edhe famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës,për këtë unë shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij shkrimi të ju uroj 28 Nëntorin festën kombëtare ditën e flamurit mbarë shqiptarëve ku do ndodhën,kjo është një ditë e veçantë,ku mbarshqiptarët përjetojnë një ndenjë të veçantë,sepse edhe rëndësia historike e kësaj dite që po afrohet për popullin shqiptar është e shenjtë.Gëzuar festën kombëtare të nëntorëve të ndritur!

 

Nuk dyshon në fitore

0

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziu nuk dyshon në fitore. Ai tashmë po e përgatit elektoratin për shënimin e festës me 1 dhjetor. Sipas tij, partënerët e koalicionit janë duke punuar që të sigurohet fitorja.

Kryeziu të shtunën është takuar me Kryesinë dhe kandidatët për Asanblenë Komunale të Prizrenit.  Ai i ka njoftuar ata për koalicionin që LDK-ja ka arritur me Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës. ”Këtij koalicioni do t’i bashkohen edhe subjektet e tjera politike”.

Anëtarët e Kryesisë dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, ndërkaq janë zotuar se  bashkë me partënerët e koalicionit, do të punojnë për një fitore bindëse me 1 dhjetor./PrizrenPress.com/

 

Një histori dashurie në Facebook

0

dashuria fbAmbasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çeku provokon me një roman të titulluar “Dymbëdhjetë”. Një histori e pamundur dashurie dhe historia e tranzicionit të gjatë shqiptar vijnë përmes një ngjarjeje që zhvillohet në rrjetin social Facebook. Gjithçka ndodh në botën e dytë “FB”, ku njerëzit iu besojnë të panjohurve sekretet e tyre dhe ku ëndërrojnë një botë më të mirë.

Leka, personazhi i Çekut, hyn aty rastësisht dhe zbulon një realitet, nga i cili do njohë më mirë vetveten. Një libër që hap debate mbi një nga fenomenet më revolucionare të shekullit të fundit internetin, besimin dhe identitetin njerëzor.

“Dymbëdhjetë” është një roman që lexohet menjëherë dhe që të përfshin faqe pas faqeje, duke ndjekur jetët e personazheve që duket sikur ngjasojnë me jetët tona. Autori do jetë i pranishëm nesër në orën 11:00, në stendën e Shtëpisë Botuese “Pegi”, në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Pak dinjitet, ju lutem…

0

Rudolf MarkuRudolf Marku

Pak ditë më parë shtypi ka shprehur alarmin e mundësisë së një marrëveshjeje për demontimin e armëve kimike të rudolf markuSirisë në vendin tonë. Është përmendur konkretisht dhe një fshat i Elbasanit, Mjekës, ku dhe mund të bëhen demontimet e armëve kimike. Është përmendur gazi Sarin, kimikati kryesor i armëve kimike të Sirisë. Dikush ka cituar dhe gazetën franceze “Le Monde”, që kohët e fundit ka shkruar se “asgjësimi i gazit Sarin kërkon shumë kohë, kushton dhe është i rrezikshëm”…Kryeministri i vendit, i gjetur nën presionin e shtypit, ka premtuar të telefonojë Sekretarin e Shtetit amerikan. Pak më vonë, ministri i Jashtëm i shtetit shqiptar ka deklaruar se në të vërtetë është bërë një bisedë telefonike mes Ramës dhe Kerry-t (por në mënyrën më origjinale të asaj çfarë quhet informacion këtu tek ne, pa sqaruar kurrë se për çfarë është folur dhe se çfarë është vendosur…)

Nuk ka se si të mos kujtosh ngjarje të tjera të ngjashme: vendosja e ca të burgosurve islamikë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika të akuzuar si terroristë në Shqipëri; fytyrat e çoroditura dhe të frikësuara të ca somalezëve, algjerianëve dhe afrikanëve të hedhur në Shqipëri; një projekt për të ndërtuar ciklimin e hedhurinave italiane në vendin tonë; tragjedia e dhimbshme e Gërdecit, viktimat e saj me fytyrat që të sjellin në mend Oliver Twist-in; farsat gjyqësore; shkaktarët e tragjedisë, të cilët në vend të dënimit, shpallen politikanë të suksesshëm; një deklaratë publike e kryeministrit turk në praninë e dy kryeministrave shqiptarë se Kosova është Turqi; buzëqeshjet provinciale dhe përuljet e politikanëve shqiptarë përballë zyrtarëve të dyshimtë intelektualisht të administratës së Brukselit; gjithë ajo masë aktive e servilizmit krejtësisht vullnetar të politikanëve shqiptarë ndaj të huajve, sidomos ndaj punonjësve të ambasadave…

Në përcaktimin dhe kategorizimet e llojeve të shteteve në kohërat tona, ekziston edhe përkufizimi i atij që politologët e quajnë Shtet Postkolonial: një vend me infrastrukturë të shkatërruar, me një shkallë të lartë të korrupsionit politik, me një mentalitet të shtetit informal, me servilizmin e shtetarëve vendas ndaj të huajve, me pluhurin e rrugëve dhe me gropat e rrugëve, me ndërtimet pa leje dhe me kazinotë që mbijnë disproporcionalisht kudo, me tregjet buzë rrugëve, me shitblerjen haptazi të votave, me gjuhën arrogante dhe zëlartë të politikanëve, sidomos në Parlament, me qëndrimin shpërfillës ndaj intelektualëve krijues dhe mbivlerësimin der në fetish të diplomave të huaja dhe titujve shkencorë të atyre që nuk kanë botuar as dhe një rresht të vetëm në fushën ku ata pretendojnë të jenë shkencëtarë dhe dijetarë…Dhe mbi të gjitha paaftësia e qeverisjes, niveli i lartë i dhunës politike (dhe dhuna mund të jetë jo vetëm me grushte, por edhe me fjalë, sharje dhe kërcënime, madje mund të jetë dhe një dhunë në heshtje, dhunë emocionale dhe psikike). Në vendet postkoloniale qeverisja (governimi) i shoqërisë varet krejtësisht nga infrastruktura e shtetit. A ju kujton ky përcaktim ndonjë vend që ju e njihni? Mos doni të thoni se e gjitha kjo ju kujton Shqipërinë?

Ç’është e vërteta, duket disi e vështirë që ta quash Shqipërinë një vend postkolonial. Shqipëria ka qenë dhe është vend i pavarur, dhe vetë shqiptarët mburren me pavarësinë e tyre si me gjënë më të shtrenjtë që kanë. Por prapë, kur lexon përkufizimin e atyre shteteve që quhen postkoloniale, duket se Shqipëria përputhet si jo më mirë me përkufizimin që u bëhet këtyre shteteve. Një paradoks? Le të përpiqemi ta bëjmë këtë paksa më të qartë.

Që të jetë një vend postkolonial, Shqipëria duhej të ketë qenë një vend kolonial, pra një vend i pushtuar nga një vend tjetër. Reagimi i parë është se Shqipëria nuk ka qenë e pushtuar, të paktën që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, te politikanët shqiptarë, te klasa e saj drejtuese, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, nuk ke se si të mos vëresh një psikologji dhe mentalitet postkolonial. Duke filluar me udhëheqësin komunist, Hoxhën, i cili vartësinë e gjithanshme koloniale e kishte në proporcion të drejtë me britmat retorike të pavarësisë. Mjafton të kujtojmë letrën e famshme të tij drejtuar udhëheqësit jugosllav, Titos, si njërin ndër turpet më të mëdha të historisë shqiptare (‘Shoku Marshall…Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër…Ne kemi nevojë që të na thuhet nga Ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit me Jugosllavinë…Ne kemi bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do na këshillojë haptazi dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona,,. AQSH NDI 14/AP, Dosja 4, 1948). Ne nuk çuditemi kur lexojmë se si Hoxha, kundër çdo protokolli zyrtar, vrapon që të arrijë Ambasadën Jugosllave për t’i raportuar ambasadorit të huaj me një gëzim pervers se ‘E mbytëm Anton Harapin.” (Siç shihet, raportimi nëpër ambasada qenka një ves i vjetër i politikanëve shqiptarë)…Dhe pastaj vijnë rusët, kinezët, internacionalistët e xhunglave të amazonave të Brazilit e të Kolumbisë, miqtë kongolezë e kamboxhianë…Deri tek kohërat tona moderne, kur për hatrin e miqve tanë të një gjaku, qeveritarëve të shtetit turk, vullnetarisht, pa na e kërkuar kush, fshehim bustin e Skënderbeut në Presidencë e në Kryeministri, sikur të qe fjala për të fshehur një turp a një njollë që do na bënte të skuqeshim nga turpi…

2.

Shoqëria shqiptare, e mësuar të jetojë prej vitesh në një izolim tragjik, nuk e ka të lehtë që të dalë nga gjendja psikike e izolimit. Simptomat janë të qarta: mbivlerësimi i çdo gjëje që është e huaj, përbuzja provinciale e vlerave tona, ligësia e panevojshme, shpifjet në jetën e përditshme dhe pranimi i tyre i menjëhershëm, mospranimi i tjetrit, mospranimi i të pangjashmit tonë, paragjykimet e ashpra krahinore dhe gjuhësore, të bëjnë të besosh se jetojmë ende në një rrethim të imponuar mendor dhe shpirtëror. Të huajt që vijnë tek ne si diplomatë a përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, i mësojmë ne vetë që të jenë arrogantë dhe përbuzës me ne, tek shohin se sa me përkushtim të panevojshëm i trajtojmë dhe se sa vëmendje u japim…Shqiptarët që nuk kanë qenë të pushtuar, gjendën të vetëpushtuar. Liria është një gjendje e brendshme e qenies njerëzore, dhe ne shqiptarët duket se nuk jemi të përgatitur për lirinë e brendshme. Nuk jemi të gatshëm për lirinë. Ashtu siç dhe ndodh me gjendjen e dashurisë, na duhet që ta mësojmë shqiptimin e Lirisë dhe na duhet që të dimë të jetojmë natyrshëm me të. Na duhet që të stërvitemi për të qenë të sigurt sa herë që e themi këtë fjalë. Ndonjëherë, me anë të shembujve. Përmes stërvitjes së shpirtit. Përmes religjionit. Ndonjëherë përmes leximeve a filmave që kemi parë. Ndonjëherë përmes intuitës dhe instinktit. Në të kundërt, robërimi shpirtnor, ashtu si urrejtja, vijnë vetvetiu, dhe janë robërimi dhe urrejtja të cilat askush nuk na e ka të nevojshme që t’i mësojë e askush nuk e ka të nevojshme që të stërvitet për to. Ka një ngjashmëri mes Lirisë dhe Dashurisë: Është e vërtetë se kur themi- Të dashuroj, apo thjesht- Dashuroj, reagimi i parë është dyshimi, sepse shpesh dashuria është e vështirë që të besohet si e vërtetë. Thuaj ‘Të urrej’, dhe sapo e ke shqiptuar këtë fjalë fatale, ajo besohet përnjëherë, njëherë e përgjithmonë. Dhe nëse i kam thënë njeriut që dua me mijëra herë dhe në mënyrën më të sinqertë se e dua, se e dashuroj, dhe pastaj vetëm një herë i them – Të urrej, të gjitha mijërat e herëve që i kam thënë të dua fshihen lehtësisht, dhe mbetet shija e keqe dhe e pashërueshme e fjalës fatale të urrejtjes. Liria, ashtu si dashuria, duhet të mësohet; urrejtja dhe robëria nuk kanë nevojë për instruktazhe, ato presin vetëm që të provokohen, si një bishë që është shtirur sikur ka rënë për të fjetur dhe hap gojën për viktimën e saj…Dhe politikanët tanë duhej të qenë instruktorët e parë që do të na mësonin shijen e lirisë dhe të dinjitetit. Por janë politikanët tanë të parët që janë të robëruar me zinxhirët e arrogancës, injorancës, pasurisë së grabitur me mbrojtjen e ligjit, të lidhur me zinxhirët e dhunës e të varfërisë shpirtërore. Ata nuk mund t’i japin liri popullit të vet, sepse askush nuk mund të japë atë që nuk e ka vetë.

Dhe Liria është motra binjake e dinjitetit. Në një kohë që shteti shqiptar është i gatshëm që të pranojë gazin Sarin, në Kushtetutën zvicerane, p.sh Neni 7 i saj, parashikon mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në marrëdhënie me mjekësinë, gjenetikën dhe lëndët kimike.

3.
Roger McGoug është ndër poetët e njohur bashkëkohës anglezë. Ndryshe nga përfytyrimi që kanë shumë shqiptarë për letërsinë dhe poezinë moderne, McGoug nuk e ka për gjë të shkruajë poezi politike dhe tepër sociale. Drejton në ‘Radio 4’, në njërën ndër mediumet më elitare të massmedias britanike, një emision të orëve të vona, të quajtur ‘Pak poezi, ju lutem’. Nga titulli i emisionit të tij merr shtysë edhe titulli i këtij shkrimi. Shumë vite më parë (viti 1988) kam arritur të botoj në shtypin e kontrolluar komunist një poezi të tij të përkthyer. Titullohet “Politikanët”. Asokohe më pëlqeu ideja e botimit të kësaj poezie për shkakun e neverisë që kishim për politikanët tanë. Duhet thënë se edhe lexuesit e mençur të asaj kohe kishin një antenë tepër të ndjeshme për të kapur kodet e fshehta të qëllimit të botimit të gjithçkaje që aludonte kundër brutalitetit të regjimit. Por kujt ia merrte mendja që po këtë poezi më duhet ta botoj edhe tani, në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XXI? Lexuesi i mençur i sotëm ta gjykojë vetë nëse ia vlente botimi i saj/Mapo/

Muja përforcohet me AKR-në dhe Ballin Kombëtar

0

Nenshrimi i marreveshjes me AKR - BKPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka lidhur të shtunën koalicionin me AKR-në dhe Ballin Kombëtar, për përkrahjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit Ramadan Muja, në balotazhin e 1 dhjetorit.
Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, nënshkrimin e këtij koalicioni e ka vlerësuar të rëndësishëm.

“Sot është një ditë e madhe për Prizrenin dhe Partinë Demokratike të Kosovës, sepse me anë të kësaj marrëveshje parazgjedhore në mes PDK-së me Aleancën Kosova e Re dhe Ballin Kombëtar po bashkohen forcat demokratike për Prizrenin Europian dhe vazhdim të bashkëqeverisjes demokratike të Komunës së Prizrenit nga ana e kryetarit Muja, me një program dhe një prosperitet për qytetarët e komunës së Prizrenit”, tha Kryeziu.

Kryetari i AKR-së në Prizren, Naser Bresa tha ndërkaq se njerëzit e AKR-së kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e mbështetjes së kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Prizrenit Ramdan Muja.Sipas tij, Muja gjatë dy mandateve ka qeverisur në të mirë të qytetarëve të Prizrenit .

Në anën tjetër kryetari i Ballit kombëtar, Habib Hebiballari, ka ftuar të gjithë ballistët që me datën 1 dhjetor në balotazh të jenë në mbështetje të kryetarit Muja, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për t’u përfshirë në bashkëqeverisje në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Shtetaset shqiptare punojnë pa leje në Prizren, arrestohen tri të dyshuara

0

Prostitution-rrugePolicia e Kosovës raporton se është hapur procedurë për kundërvajtje ndaj tri femrave, shtetase të Shqipërisë, për shkak se ato janë hasur duke punuar në tri lokale te ndryshme pa leje, duke shkelur Ligjin për të huaj.

Të dyshuarat janë kallëzuar për procedim në Departamentin për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prizren, ku do të zhvillohen procedurat e mëtutjeshme.

Policia njofton edhe për rastin që ka ndodhur të premten para mesnatës, kur në rrugën magjistrale Vërmicë-Zhur janë arrestuar tri të dyshuara, shtetase shqiptare, të cilat e kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Krasniqi: Të mos njolloset lufta çlirimtare

0

Jakupkrasniqi10-6Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi përmes një deklarate për media ka ngritur zërin kundër ”njollosjes së luftës çlirimtare në Kosovë”

”Gjatë gjithë periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë strategjia serbe ishte e përqendruar në njollosjen e saj. Këto përpjekje ishin shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo strategji u intensifikua sidomos pas tërheqjes së forcave okupuese nga Kosova. Njollosja e personaliteteve më të shquara të UÇK-së, duke filluar që nga Komandanti i saj Legjendar, Adem Jashari, e deri te ushtarët e thjeshtë kishte për qëllim të relativizohen krimet e shtetit serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Ditëve të fundit, kur edhe mediat serbe, në të njëjtën shkallë si ato të vendeve tjera ballkanike dhe më gjerë, publikuan dëshmitë tronditëse të policit serb, Sllobodan Stojanoviqit, se gjatë luftës në Kosovë kokat e shqiptarëve të vrarë janë prerë dhe nga kafkat e tyre janë bërë llamba tavoline, çohen argatët e rinj të politikës së vjetër serbe dhe publikojnë në portalet në gjuhën shqipe gënjeshtrën për gjoja implikimin tim në “prerje flokësh” dhe “prerje buzësh” të të burgosurve nga UÇK-ja!

Të gjithë e dinë se këto shkrime skandaloze, që nga titulli e deri te përmbajtja, nuk kanë asgjë të vërtetë. Edhe përpiluesit dhe shpërndarësit e këtyre dezinformatave e dinë këtë gjë!

Qëllimi i vetëm i tyre është të relativizohet krimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë! Në kontekstin e fundit, qëllimi imediat i strategjisë serbe dhe argatëve të tyre është të harrohen llambat e tavolinës nga kafkat shqiptare! Megjithatë, sado që të përpiqen ta zhvendosin vëmendjen, kafkat e shndërruara në llamba hedhin dritë mbi mizoritë serbe në Kosovë!”, thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi.

LDK-ja afër marrëveshjes për koalicion me BD-në në Dragash

0

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, ka thënë se janë afër lidhjes së koalicioneve me disa subjekte politike shqiptare dhe boshnjako-gorane.

“Jemi afër lidhjes së koalicionit me Bashkimin Demokratik”, ka thënë Mehmeti.

Ai tregoi se negociatat janë duke u zhvilluar edhe me drejtuesit e koalicionit CDU-ZGL, fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit në trevat e Gorës dhe me kryetarin e koalicionit boshnjako-goran SDA-SDSG, Nasuf Brenolli.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi ka marrë 5096 vota, ndërkaq i i LDK-së, Fatmir Mehmeti 4613 vota. /PrizrenPress.com/

IQPM-ja dhe LDK-ja në Malishevë, garojnë pa koalicione në balotazh

0

MalishevaIniciativa Qytetare Për Malishevë (IQPM) dhe Lidhja Demokaratike e Kosovës(LDK), kanë vendosur që garës për balotazh t’i hyjnë pa koalicione me partitë e tjera politike.

Kandidati i IQPM-së për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se edhe pas rezultatit definitive është vendimi i subjektit që në rundin e dy të garës të hyjë vetë. “Ashtu si e kemi pasur koalicionin me qytetarin do të vazhdojmë të garojmë në të njëtin koalicion pa e kërkuar mbështetjen e subjekteve të tjera politike”, ka thënë Begaj, shkruan KD.

Edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Salih Morina,e ka thënë të njëtën gjë. “Kryesia ka marrë vendim që të garojmë si LDK”, ka thënë Morina.

Kryetari i PDK-së, Isni Kilaj, ndërkaq ka thënë se IQPM-ja dhe LDK-ja nuk kanë kërkuar deri më tash mbështetje për balotazh. /PrizrenPress.com/