21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Për demarkacionin duhet konsensus shoqëror

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se çështja e demarkacionit me Malin e Zi kërkon një konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror.

Ai ka vlerësuar se rreth versionit aktual të marrëveshjes për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë ngritur dilema të mëdha, të cilat mund të shuhen vetëm nëse rishikohet i gjithë procesi nga një komision i përbashkët.

Në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Limaj ka thënë se politika duhet të heqë dorë nga kjo çështje dhe t’ua lë në kompetencë ekspertëve.

“Kjo është temë nacionale dhe kërkon një konsensus të përgjithshëm jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Le t’ua lëmë ekspertëve këtë çështje, le ta rishikojnë ata, sepse mjaftueshëm ka dyshime. Me vetë faktin se ka dilema dhe kemi dy lloje opinionesh të ndryshme për këtë çështje, atëherë është mirë që një komision i përbashkët i atyre që pajtohen me versionin aktual dhe atyre që nuk pajtohen, të bashkohen dhe ta rishikojnë komplet këtë proces”, ka thënë Limaj. Më tej, ai ka vlerësuar se këmbëngulja e Qeverisë për ta ratifikuar versionin aktual të demarkacionit e fut Kosovën në telashe.

Limaj i ka ftuar deputetët të cilët kanë dilema rreth kësaj çështje, që t’i dëgjojnë argumentet e ekspertëve të cilat do t’i prezantojnë më 3 gusht gjatë debatit që do të organizohet në ambientet e Kuvendit.

“Duhet të flasin ata që kanë mendim ndryshe. Mendimi im është se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, ndërsa deputetët të cilët ende kanë dilema, do ta kenë një rast shumë të mirë për t’i parë argumentet e këtij grupi të ekspertëve, që mendojnë se Kosova ka humbur territor me këtë marrëveshje”, ka deklaruar Limaj.

Ai në këtë intervistë e ka kritikuar edhe qeverisjen e koalicionit PDK – LDK. Sipas tij, Kosova ka ngecur në të gjithë sektorët, veçan në shëndetësi, ekonomi, politikë të jashtme. / Epoka e re

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit