17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025
Home Blog Page 6107

Green Fest nis së shpejti

0

Lulzim Hoti nga “Green Fest”, ka bërë të ditur për KultPlus se në këtë festival do të prezantohen artistë përgjatë dy mbrëmjeve, sikurse që do të mbahet edhe edicioni i parë i panairit “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016-edicioni i parë”.

Nga data 28 deri më 30 korrik “7 arte”, do të organizojë festivalin tradicional “Green Fest”, që këtë vit do të shënojë edicionin e gjashtë me radhë. Në këtë edicion “7 Arte” do të organizojë edhe panairin e “Gjelbërt dhe Artizanateve 2016-edicioni i parë”, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në kuadër të këtij edicioni në “Green Fest”, do të prezantohen artistë të shumtë, nëpërmjet të cilëve edhe synohet sensibilizimi i opinionit kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Lulzim Hoti organizator i këtij festivali ka thënë për KultPlus se qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështes dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumimit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai më pas ka thënë se këtë vit, festivali do të pasurohet me një ngjyrim ekonomik, ku bizneset e vogla dhe të mesme nga industria kreative do të kenë rastin të promovojnë produktet e tyre. Artistët që do të performojnë në mbrëmjen e parë të këtij festivali që mbahet në Mitrovicë janë: Premenstrual Syndrome, Gipsy Groove, Shpat Deda, DJ Neritan, DJ Bekla, ndërsa në mbrëmjen e dytë do të ngjiten në skenë artistët si: Jutbina, BB Poqi & Armadillo, Asgjë Sikur Dielli, DJ Artan, Doroci.

Vendi ku “Green” do të argëtoj të rinjtë e Mitrovicës është platforma e palestrës “Minatori”, pranë urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë. Ndërkaq, në panairin “Gjelbërt & Artizanateve” , 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme vendore, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative do të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre. Green Fest 2016 është mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës – DKRS dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./KultPlus.com

Autostrada Biennale në Prizren mund të jetë e qëndrueshme

0

Konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike”, më 23 dhe 23 korrik, mblodhi në Prizren artistë, pedagogë, kuratorë dhe partnerë potencial për të reflektuar mbi rëndësinë e Bienales së artit bashkëkohor në rajon dhe më gjerë.

Në hamamim e ndërtuar ndërtuar në shekullin XVI, panelistët e ftuar, në katër seanca, debatuan mbi misionin e filluar për konsolidimin e partneriteteve mes institucioneve publike dhe private të artit, artistëve dhe grupeve joformale, përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve – me qëllim të përbashkët, për të nxitur krijimin e mundësive të reja për zgjerimin dhe ringjalljen e komunitetit artistik në rajon dhe më gjerë, shkruan PrizrenPress.

Përmes frymës së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve kulturore, Autostrada Biennale, u tha se vjen si një magjistrale inovative e Bienales së Stambollit, Bienalës së Venecies dhe asaj të Prizrenit. Ajo ndjehet e provokuar të veprojë, të vëjë në pikëpyetje vështërsitë e botës bashkëkohore, duke i nxjerrë në pah kushtet sociale, ekonomike, politike dhe estetike; lokale, regjionale por edhe më gjerë.

Në seancën e parë, të titulluar “Arti dhe territoret krijuese të padefinuara”, moderuar nga Stefano Romano, u adresuan marrëdhënien e artit dhe lëvizjeve botërore. Panelistët: Iara Boubnova (ICA / Sofia, Bulgari); Sezgin Boynik (Teoricient / Helsinki, Finland); Sislej Xhafa (Artist / New York, SHBA); Yehuda Safran (Columbia University / New York, SHBA); Miran Mohar (Artist, IRWIN / Ljubjana, Sllovenia), do të folën për atë se si ka ndryshuar roli i artit në vitet e fundit.

Seanca e dytë, e titulluar “Një qytet që nuk ka galeri, por ka bienale të artit”, u moderua nga Eliza Hoxha, ndërsa në panel morën pjesë: Anna Smolak (Kuratore, Poloni); Gëzim Paçarizi (Arkitekt / Gjenevë, Zvicër); Klod Dedja (Kurator, M.A.M. Foundation / Tiranë, Shqipëri); Nikolett Er?ss (OFF Biennale / Budapest, Hungari); Petrit Halilaj (Artist, Fondacioni Hajde / Berlin, Kosova).

Kjo seancë ishte për strukturën dhe përbërjen e ardhshme të bienales dhe mundësitë e organizimit të një bienale të artit bashkëkohor, në një qytet ku nuk ka galeri arti.

Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, preku pikat me interes për artin dhe investitorët si dhe domenin publik. Të ftuarit në panel: Edmond Hajrizi (Rektor, UBT / Prishtinë, Kosovë), Gregor Podnar (Galerija Gregor Podnar / Berlin, Gjermani) dhe Osman Arayici (Akademia Evolucion / Turqi) – që pati një video paraqitje, debatuan për atë se a duhet konceptet artistike domosdoshmërisht të filtrohen në filtra politike dhe ekonomike, me qëllim që të mbështete si dhe për mundësitë që investimet në art dhe kulturë të ndikojnë në ekonominë e vendit. Moderator i kësaj seance ishte Hajrulla Çeku.

Në seancën fundit, “Bienalja e artit bashkëkohor / Ndikimi saj në vend dhe rajon”, moderuar nga Rubin Beqo, folën: Ana Frangovska (Kuratore / Shkup, Maqedoni); Olson Lamaj (Miza Gallery / Tiranë, Shqipëri); Shkelzen Maliqi (Kritik arti / Prishtinë, Kosovë); Zdenka Badovinac (Moderna Galerija / Ljubljanë, Slloveni).

Panelistët diskutuan se si ishin bienalet dikur dhe si ka përparuar performanca e tyre me vite, ndërsa sollën përvoja dhe mënyra për realizimin e një bienale të qëndrueshme.

Konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” ishte hapi i parë në ndërtimin e “Autostrada Biennale”, bienale e parë artit bashkëkohor në Kosovë, që do të mbahet në Shtator 2017, në Prizren. /PrizrenPress.com/

Prizren: Tre të arrestuar për armë e para false, një në arrati

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 01:00 të mesnatës, në një pikë kontrolli në rrugën “Adem Jashari”, policia e ka ndaluar një automjet të llojit BMW me targa të huaja është gjetur një pistoletë e llojit ‘Grizzly’ me dy fishekë në karikator, shkruan PrizrenPress.

Tre të dyshuar janë shoqëruar deri në stacion ndërsa i katërti ka ikur në drejtim të panjohur por i njohur për policinë.

Gjatë kontrollit të detajuar në portofolin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy bankënota në vlerë secila prej 200 eurove pa numër serik që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit. Ndërsa hetuesit po punojnë për arrestimin e të dyshuarit të katërt. /PrizrenPress.com/

Dy të arrestuar në Prizren për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

0

Hetues policorë në Prizrenit, pas një hetimi disa ditësh rreth rastit të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që pati ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç‘rast dy persona patën marrë lëndime të lehta trupore, kanë arrestuar dy të dyshuar, me mbiemër Laçi, shkruan PrizrenPress.

Policia në Prizren ka bërë me dije se, pas intervistave në prani të avokatëve mbrojtës, për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka nënshkruar urdhrin për masën e arrestit policor për dy të dyshuarit.

Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Palla” 9 mm me gjashtë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. /PrizrenPress.com/

Aksident në Suharekë, lëndohen katër meshkuj dhe një femër

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të dielën, rreth orës 11:30, në fshatin Gelancë të Suharekës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, shkruan PrizrenPress.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe një femër, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. /PrizrenPress.com/

Digjet ushqimi i bagëtive në Shajne të Dragashit

0

Të dielën, rreth otës 03:50 në fshatin Shajne të Dragashit, në një pelavicë ka shpërthyer zjarri me ç’rast është djegur ushqimi i bagëtive (sanë), shkruan PrizrenPress.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të lënduar në njerëz nuk ka ndërsa dëmi konsiderohet të jetë 4000 euro. Gjatë hetimit fillestar dyshohet se zjarri ka ardhur nga mjetet piroteknike të cilat janë ndezur gjatë ahengut familjar (synetit).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve që hapin zjarr sepse temperaturat janë të lara dhe mundësia për shpërthimin e zjarreve të padëshiruara është e madhe. /PrizrenPress.com/

Prizren: Persona të panjohur e bëjnë këmbësorin për spital

0

Në Prizren, dje rreth orës 18:30, një person nga disa kalimtar rasti është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan PrizrenPress.

I njëjti me rekomandimin e mjekëve është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames?

0

Blendi Fevziu

Mjaftoi nje postim ne tuiter i Kryeministrit Rama qe administrata shteterore shqiptare te mesoje se diten e hene, ne date 25 Korrik do te jete nje dite pushimi.

Nuk eshte degjuar deri me sot, qe nje postim ne rrjetet sociale te kete vleren e nje vendimi zyrtar shteteror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte kete vendim, as me cfare numer shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njekohesisht nje dite feste per kalimin e reformes ne drejtesi!

Padyshim qe reforma ne drejtesi ishte nje moment i rendesishem per politiken shqiptare. Shpresohet qe te jete nje moment kthese ne shtetin e se drejtes dhe ne respektimin e ligjit. Por nese Kryeministri ishte kaq entuziast per kete, ai mund te ftonte ke te donte dhe te festonte ne Kryeministri, ne shesh, ne ndonje lokal apo po te donte dhe ne shtepi. Ai mund te festonte me partine e tij, me partine e Ilir Metes e po te donte edhe me Lulzim Bashen, meqe reforma kaloi me 140 vota, por Kreu i qeverise nuk mund te merrte nje vendim personal, qe implikon administraten dhe veshtireson jeten e te gjithe shqiptareve.

Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera. Do jene te gjithe ne plazh, duke festuar reformen ne drejtesi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjeshte nje tuiter te Kryeministrit disa miliona euro.

Vec problemeve qe do ndeshin qytetaret, postimi i Kryeministrit do t’i sjelle vendit edhe nje kosto prej disa miliona eurosh. Nese i referohesh fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore per administraten shteterore qendrore ai eshte 5.8 miliard leke ne muaj. Duke e pjesetuar me 22 dite pune, i bie qe shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne dite.

Dhe kjo vetem qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmen e kesaj qe paguhet per administraten lokale, i bie qe Qeveria te paguaje nga parate e taksapaguesve plot, 4 milion euro vetem paga, per nje pune te pakryer.

Ky eshte nje dem i paster ekonomik pasi me nje urdher administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale te marredhenies punemarres – punedhenes. Nje marredhenie qe percakton se per te perfituar page, duhet te ofrosh sherbimet e percaktuara ne kontrate. Keto sherbime tashme jane anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajne disa milion euro sepse Kryeministri ka vendosur te festoje.

Nese Kontrolli i Larte i Shtetit do te kerkonte nje shkelje te paster dhe nje dem ekonomik te mirefillte mund ta niste ketu.

Dhe e fundit, shteti nuk eshte nje ciflig privat qe punon kur do pronari dhe pushon kur ai nuk ka me qejf. Ne shtet marredheniet e punes i percakton kushtetuta, kodi i punes dhe shume ligje te tjera dhe jo humori i kujtdoqofte.

Ndaj te henen do te jemi pushim, sepse keshtu na u tha ne tuiter dhe do te punojne vetem deputetet, pikerisht ata qe votuan reformen ne drejtesi dhe qe me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i Kryeministrit!

U martova me një shqiptare por ishte prostitutë

0

Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshinë një vajzë shqiptare.

Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para.

Por 39-vjeçari nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej!

Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre.

“Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi.

Ajo është 23 vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do t dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacione. Unë pranova dhe u martuam menjëherë.

Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë do0rë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua…por sërish ajo vazhdoi zanatin.

Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua.

Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli.

Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim.

Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”

Përgjigjja e psikologes

“Ti je një persona i kujdesshëm dhe me vlera dhe nuk mund të pranosh martesën me një punonjëse seksi.

Nëse e ke të vështirë të shkëputesh prej saj pasi e takon, atëherë mos e tako.

Duke bërë seks me të edhe nuk shkëputesh por njëkohësisht edhe rrezikon të marrësh ndonjë sëmundje seksualisht të trasmetueshme, duke marrë parasysh që vajza fle me shumë meshkuj.

Të këshilloj ta harrosh atë dhe të vijosh me procedura e divorcit. Gjithashtu fillo të dalësh dhe të njohësh miq dhe persona të rinj”. /Panorama/

Ja strukturat e reja udhëheqëse të Vetëvendosjes

0

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor.

Vetëvendosje thotë se gjatë këtij procesi zgjedhor është vërtetuar se demokracia e brendshme që sjell rritje dhe zgjerim, ka forcuar strukturat e kësaj partie dhe ka bashkuar njerëzit.

“Përgjatë këtyre tre muajve sa zgjati procesi zgjedhor kemi vërtetuar se demokracia e brendshme që sjellë rritje e zgjerim, është mënyra më e mirë për të forcuar strukturat e bashkuar njerëzit. Janë zgjedhur strukturat në mbi 300 Pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës që do ta bartin fjalën e Lëvizjes në popull, e porositë e qytetarëve në Lëvizje. Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, 5 kryetare janë gra. Nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Kjo është forca lëvizëse e Vetëvendosjes në popull drejt ndryshimeve të pashmangshme që na presin. Ky proces zgjedhor ka rritur e forcuar kapacitetet organizative të Lëvizjes që janë kushti dhe mundësia për t’i realizuar qëllimet tona programore”, thuhet më tej aty.

Në njoftimin për media, thuhet se me këtë organizim të ri, Lëvizja është e gatshme që t’i zhvillojë edhe më e fuqishme betejat e saj.

“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë dhe strukturat e reja të organizatës sonë janë syçelë dhe të gatshme që të mos e lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme”.

Struktura udhëheqëse e Lëvizjes, e zgjedhur në këtë mbledhje:

Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu

Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku

Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj

Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi

Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali

Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Glauk Konjufca

Aida Dërguti

Elvis Hoxha

Dukagjin Gorani

Xhelal Sfeçla

Albulena Haxhiu

Donika Kadaj Bujupi

Ylli Hoxha

Zgjim Hyseni

Sami Kurteshi

Nazlie Bala

Belgzim Kamberi

Rexhep Selimi