70 milionë euro për Reus-in

Chelsea është e interesuar për mesfushorin e Borussia Dortmund, Marco Reus.

Mediat britanike shkruajnë se ‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për gjermanin, i cili në fund të këtij sezoni duket se do të largohet nga Dortmundi, transmeton KosovaPress.Chelsea i është bashkuar Arsenalit dhe Liverpoolit në garën për yllin e Borussias.

27 vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2019, por thuhet se lojtari do të ndahet me Dortmundin këtë verë për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në kërkim të disa lojtarëve për sezonin e ardhshëm, dhe mesfushori gjerman është në listën e tij.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit