21.1 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025
Home Blog Page 6108

Stefi Prifti me baladë për bashkëshorten

0

“Gëzimi dhe dhimbja janë të pandashme”, kjo është shprehja që e mban të fortë këngëtarin Stefi Prifti pas humbjes së bashkëshortes dhe e bën atë t’i përkushtohet më shumë dy vajzave të tij, por edhe dashurisë tjetër të madhe, muzikës.

Në një intervistë për Paloma, Stefi, që rrallë herë preferon të intervistohet, ka folur per projektin e ri veror “Bang Bang”, në bashkëpunim me Endrin dhe Laureshën, për pjesëmarrjen e tij në Crazy Calvin sezonin e ardhshëm, si dhe dy këngët që do të vijnë në shtator, një baladë rroku në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe një këngë me kuptim tepër të veçantë për të.

“Në shtator del një baladë rroku, në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën. Më pas një këngë e kompozuar nga unë, me tekst të shkruar nga bashkëshortja ime Marina, muajin e fundit të jetës. Një këngë shpirtërore që do ta interpretoj me vajzën time të madhe, Marian”, thotë ai, duke shpresuar që njerëzit të gjejnë diçka nga vetja dhe humbjet e njerëzve të dashur.

Aksident i rëndë në Prizren (Foto+16)

0

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Suharekë – Prizren.

Sipas gazetares se portalit Infokusi, tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të renda.

Policia ka ardhur me vonesë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe ambulanca që tashmë ka bartur për në emergjencë të lënduarit. Dy veturat e përfshira në aksident janë Mercedes Benz dhe Golf. Në Mercedes kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda.

Sipas gazetares, udhëtarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë të lënduarve. Derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes polica dhe ndihma e shpejtë disa qytetarë e kanë bartur njërin nga të lënduarit i cili kishte gjakderdhje të madhe.

Aksident i rende ne Prizren1 Aksident i rende ne Prizren

Suharekë: Ofendon dhe pengon policët, arrestohet

0

Në Suharekë është arrestuar një person pasi që i njëjti pasi i janë shqiptuar dy tiketa për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policor, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren

0

Në rrugën “Enver Hadri” në Prizren një shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor të nacionalitetit boshnjak, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Të pasur dhe të talentuar

0

Cilësia jo gjithmonë barazohet me vlerën monetare, çka do të thotë se jo të gjithë bestsellerët janë librat më të mirë e të vlerësuar nga kritika, përkundrazi në të shumtën e rasteve është e kundërta. Kjo gjë vlen për pothuajse të gjitha format e artit në fakt, gjithmonë në kohë reale.

Është njëlloj si muzika: ajo çfarë shitet më shumë dhe është në krye të hiparadave në përgjithësi është muzikë konsumi, që do të harrohet pas një viti.

Megjithatë ka përjashtime.

Edhe pse shkrimtarët nuk janë me shumicë në listat e “Forbes” për të ardhurat e tyre marramendëse, ka disa që kanë arritur të kenë sukses kritik dhe financiar.

Shkrimtarët më të paguar sipas “Forbes” janë më poshtë:

J.K. Rowling

Rowling pati një fillim të vështirë. Ajo u refuzua nga disa shtëpi botuese fillimisht, por nuk u dorëzua dhe këmbëngulja iu shpërblye, sepse kur suksesi erdhi ishte si një tërmet. Seria e saj e “Harry Petter”, shoqëruar nga filmat bazuar në të, e kanë bërë shkrimtaren një nga më të pasurat në botë.

Stephen King

Është gjë e mirë të të quajnë mbret që në lindje, siç ishte e pashmangshme për shkrimtarin amerikan për shkak të mbiemrit? Me shumë mundësi Stephen King do të thoshte po. Ai ka shitur mbi 350 milionë libra ndërsa ruan një status të respektuar në rrethet e shkrimtarëve. Pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë dollarë.

John Grisham

John Grisham i kishte idetë të qartë: donte të bëhej shkrimtar. Ashtu si Rowling, dorëshkrimet e Grisham u refuzuan disa herë. Por që nga publikimi i romanit “Firma” në vitin 1991, për dy dekada në vijim ai shkroi disa nga romanet më të shitur, shumë prej të cilëve janë edhe filma të suksesshëm. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë. / botimeshqip.com

“Jeta jem” vjen nga Neki Emra

0

Këngëtari kosovar Neki Emra sapo ka publikuar këngë e tij më të re “Jeta jem”.

Vetë Neki Emra ka thënë për KultPlus se kjo këngë është kënga e parë e tij që është dance dhe që është shumë energjike dhe verore. Ai poashtu ka thënë se muzikën dhe orkestrimin e këngës e ka bërë Florent Boshnjaku, kurse teksti i këngës është punuar nga Mithat Sadiku. Vide

oklipi i kësaj kënge është punuar nga ASHA.

Eli Fara së shpejti me këngë të re

0

Eli Fara së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Këtë e ka bërë të ditur në Instagram mikja e saj, këngëtarja Aurela Gaçe, e cila e ka postuar një video të shkurtër, dhe ku dëgjohet një pjesë e kësaj kënge.

“Xhan”, titullohet projekti më i ri muzikor, i cili së shpejti pritet të publikohet në YouTube.

PDK-AAK-NISMA, koalicion i natyrshëm

0

Gjatë muajve të fundit, kanë filluar të shtohen përplasjet publike mes zyrtarëve të ndryshëm të partive në pushtet, e sidomos janë deklarimet e shpeshta në PDK kundër mënyrës se si po qeveriset Kosova nga kjo Qeveri e kryesuar nga Isa Mustafa.

Individë brenda koalicionit qeverisës, por edhe analistët politikë po e shohin këtë acarim të situatës si një skenar të PDK-së për rënien e Qeverisë, pikërisht duke shprehur pakënaqësi përmes njerëzve të saj në sektorë të ndryshëm.

Ky skenar, sipas tyre, po bëhet me qëllim të realizimit të planit strategjik nga ky subjekt, që i konvenon që më shpejt të shkojnë ne zgjedhje, pa e lënë LDKnë e lodhur nga pakënaqësitë e brendshme që janë akumuluar, që ta marrë veten dhe të forcojë pushtetin.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, sado që e ka cilësuar të brishtë funksionimin e deritanishëm të këtij koalicioni, nuk pret që vetë rrëzimi i tij mund të ndodhë me aq shpejtësi, pavarësisht që pakënaqësitë janë evidente me mënyrën e qeverisjes nga të dyja palët.

“Tash për tash, me gjithë krizat që kemi kaluar, nuk vërehet ndonjë bllokadë që do të na dërgonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeveria, pavarësisht vështirësive dhe problemeve, ka arritur të funksionojë. Mund të thuhet se ministritë që ka PDK-ja janë më performancë të dobët, por kjo ka qenë gjithmonë kështu. Sido që të jetë, interesi i LDK-së nuk është që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i natyrshëm

Sipas Salihajt, kjo verë, po edhe vjeshta mund të jetë e nxehtë, për shkak të arrestimeve të shumta që do t’i bëjë Gjykata Speciale, kështu që sivjet na duhet një stabilitet politik.

“Deri në vitin e ardhshëm do të qartësohen shumë gjëra dhe pastaj mund të shohim se kur është koha e duhur për zgjedhje të reja”, ka pohuar deputeti Salihaj.

Pavarësisht që në PDK disa individë shpesh kanë përmendur prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje, dhe rikompozimin e një koalicioni me AAK-në dhe NISMA, Salihaj thotë se është pak e besueshme që ata zëra të përfillen dhe shkurorëzimi të ndodhë si një zhvillim i papritur, për interesin e PDK-së, sado që lidhja PDK-AAK-NISMA nuk përjashtohet si plan i së ardhmes.

“Zgjedhjet deri më tash kanë qenë nivel spekulimesh. Opozita kështu siç doli e përçarë nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze. Sa i përket mundësisë së një koalicioni mes PDK, AAK dhe Nismës do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm. Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet. Ta shohim kur të vijë puna të ndarja e posteve se si do të kalojnë partitë mes vete. Çdo gjë shkon mirë deri aty”, theksoi ai.

PDK-ja po pret kryerjen e disa obligimeve

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se sado që duket dhe dëgjohen disa zëra kritikë në PDK, karshi mënyrës se si punon Qeveria e kryesuar nga Isa Mustafa, një veprim i shpejtë i ndryshimit me mundësi të shkuarjes në zgjedhje të reja nuk shihet si disponim i shumicës, pavarësisht që PDK-ja ka plane për ta nxjerrë në opozitë partnerin qeverisës LDK-në.

“PDK-ja është shume pasive në qeverisje, e pa vullnet, por edhe plotësisht e painiciativë, dhe tash ende nuk po dihet se çka po e pret këtë koalicion jo shumë funksional. E kam përshtypjen se PDK-ja vetëm po pret të kryhen do detyra ndërkombëtare dhe të shkojnë në zgjedhje. Tani po shihet qartë se janë disa nga detyrat që duhet të kryhen si në vijim: Demarkacioni, Asociacioni dhe FAK-u”, ka thënë ai.

“Konsideroj dhe besoj që është një pritje shumë reale, se pa u zgjidhur këto tema nuk ka zgjedhje. Madje element tjetër i vazhdimit edhe për disa muaj të këtij koalicioni mund të jetë fakti se ky koalicion ka arritur të akomodojë shumë njerëz të rëndësishëm të këtyre partive nëpër borde të ndërmarrjeve publike, nëpër shumë institucione, që sipas ligjeve dhe Kushtetutës, duhet të jenë të pavarura”, tha Burjani.

Loja në prapaskenë e Veselit

Jo shumë funksional dhe me jetëgjatësi të shkurtër e sheh koalicionin e tanishëm me përplasjet e shpeshta brenda dhe jashtë Parlamentit edhe prof. Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se ndikim në prishjen e shpejtë të koalicionit do të ketë vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Natyrisht se me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së është pritur ky fërkim politik e karrierist midis LDK-së dhe PDK-së”, është shprehur ai.

“Kadri Veseli nuk ka interes ta vazhdojë koalicionin e tillë të ndërtuar nga Thaçi- Mustafa, por nuk ka as interes që të paraqitet vetë si shkaktar i ndërprerjes së koalicionit ndërpartiak. Prandaj në këtë lojë i kemi edhe këto akuzat e herë- pashershme, duke pretenduar që konfliktet të thellohen dhe të përgatitet gradualisht terreni për zgjedhjet e jashtëzakonshme në fund të këtij viti, apo në vitin e ardhshëm, më së voni deri në zgjedhjet e reja lokale”, tha Kelmendi. / Kosova Sot

Kosova në ditë zie

0

Në nderim të viktimave me prejardhje nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në ‘Facebook”.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka ka shkruar Thaçi.

Sipas këtij vendimi, sot udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërkohë që agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.

Frikë e madhe nga reforma

0

Politikën dhe institucionet e Kosovës i mbulon heshtja. Analistët kanë thënë për gazetën “Kosova Sot” se të gjithë frikësohen nga ndëshkimi, prandaj nuk po ndërmerren hapa konkretë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, duke mbajtur peng sundimin e ligjit, raporton gazeta Kosova Sot

Shteti shqiptar, tashmë përmes reformës së miratuar ditë më parë në drejtësi, ka eliminuar kësisoj të gjitha gjërat negative dhe devijonte, që e kanë përcjellë ndër vite drejtësinë atje. Por, për dallim nga vëllezërit tanë përtej kufirit, tek ne si duket gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me oligarkët financiarë të bizneseve dhe mafio-politikës po i frikësohen një reforme të tillë sikurse në Shqipëri. Andaj, në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se përse po hesht KGJK-ja dhe KPK-ja, por edhe Ministria e Drejtësisë, bashkë me politikanët e papërgjegjshëm kosovarë, duke mos bërë asnjë reagim apo lëvizje drejt një reforme të thellë në drejtësi? Ky në fakt duhet të jetë momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e kujdesshme si asnjëherë më parë me politikën kosovare, ngase mbështetja edhe më tutje e kësaj politike të degraduar në pushtet nga ndërkombëtarët vetëm sa do ta acaronte gjendjen edhe më shumë tek qytetarët, pasi populli është lodhur me këtë qeverisje të keqe.

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se të gjithë frikësohen nga ndëshkimi, madje, sipas tij, kjo është edhe njëra nga arsyet që nuk po i lejon gjyqtarët dhe prokurorët për të marrë hapa konkretë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

“Natyrisht të gjithë ata të cilët e dinë se kanë bërë shkelje ligjore ose kanë neglizhuar procese të caktuara, u frikësohen reformave dhe shtetit ligjor”, ka theksuar ai.

Zyrtarët janë të zhytur në paligjshmëri Ndërsa, sa i përket heshtjes së KGJK-së, apo edhe KPK-së, por edhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën, së bashku me politikanët e papërgjegjshëm, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim, Dibrani ka nënvizuar se është e natyrshme se njerëzit që drejtojnë institucionet janë përgjegjës për drejtësinë dhe për t’iu prirë reformave.

“Kur në veprime kriminale dhe antiligjore janë të zhytur vetë zyrtarët, atëherë kemi hezitim, kemi pengesa dhe sabotime prej më të ndryshmeve, pasi si duket ndjekin një metodologji të njohur, e cila thotë: Nëse nuk mund të pengohet një proces, zvarritjet e reformave shtojnë shpresën se lëndët mund të vjetrohen, madje disave edhe mund t’u humbë aktualiteti, derisa në anën tjetër ato lëndë që mund të mbesin për gjykim, nuk është njësoj sikur në kohën kur ka ndodhur rasti e sikurse të mbahet një proces diku pas dy apo tri dekadave”, ka thënë ai.

Andaj, në këtë aspekt, Dibrani mendon se ka ardhur koha që edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e kujdesshme, ndërsa reagimi i tyre tashmë duhet të jetë më efektiv.

“Në një plan lihet përshtypja sikur bashkësia ndërkombëtare është dorëzuar para kriminelëve politikë e ekonomikë shqiptarë, të cilët tërë lojën e tyre e kanë bërë përpara syve të ndërkombëtarëve, për çka një pjesë e shoqërisë sonë është skeptike se do të ndodhë ndërhyrja e bashkë- sisë ndërkombëtare, por kur të kihet parasysh se procesi i reformave rrënjësore do kohë dhe përkushtim, mosndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare është pjesë e taktikës strategjike për ta gjetur kohën dhe momentin e duhur për të vepruar e reaguar”, ka thënë ai.

Ndërkombëtarët të mos rrinë indiferentë Dibrani thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë indiferentë karshi kësaj të keqeje që po i kanoset Kosovës, e aq më pak, të anojë nga oligarkët politikë, të cilët i kanë shkaktuar kaq dhembje këtij populli, duke e varfëruar atë përtej të gjitha parashikimeve.

“Andaj, bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë më shumë mirëkuptim ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët më shumë se kudo tjetër besojnë dhe shpresojnë tek bashkësia ndërkombëtare. Por, duket se ky besim kaq i theksuar e ka topitur edhe ndjenjën për të rezistuar e kundërshtuar të keqen që po vlon në Kosovë. E sa i përket rrëzimit të këtij regjimi dhe prangosjen e fajtorëve për gjendjen e krijuar, ne duhet të jemi më realistë, pasi në Kosovë ende nuk kemi një grup serioz që do të merrte përsipër ndryshimin e gjendjes, derisa politika strategjike e bashkësisë ndërkombëtare është se më e mirë është një qeveri dhe udhëheqje e keqe se anarkia dhe kaosi në Kosovë”, është shprehur Dibrani.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, tha për gazetën “Kosova Sot” se reforma në organet e drejtësisë duket se është e pashmangshme, duke pasur parasysh, siç tha, se që një kohë të gjatë po vazhdon të mbretërojë një sistem politik i lidhur me sistemin e drejtësisë.

“Andaj, nëse nuk ndodh reforma, atëherë do të ketë një degradim edhe më të madh në drejtësi, ngase kjo klasë politike është korruptive, e paedukuar dhe me një keqqeverisje të madhe, dhe kësisoj presidenti është përgjegjës për tolerancën ndaj njerëzve të drejtësisë që mbajnë kontrata dytësore në sektorin privat dhe ku gjyqtarët janë me kontrata dytësore dhe biznesmenë, derisa presidenti nuk po e ndal këtë”, ka potencuar ai.

Duhet ndalur punësimi i dyfishtë në drejtësi Burjani thotë se presidenti duhet t’i dërgojë njoftimin KGJK-së dhe KPK-së se nuk duhet të tolerohen kontratat dytësore për këta njerëz, dhe të njëjtit nuk duhet që të emërohen gjyqtarë, nëse nuk e ndalin biznesin me sektorin privat dhe publik. Më tej, Burjani ka nënvizuar se kjo politikë i ka bërë dëme të konsiderueshme edhe institucioneve të pavarura, ngase, sipas tij, të gjitha janë të politizuara, derisa shërbimi diplomatik shërben për punësimin familjar dhe partiak.

“Prandaj, qytetarët dhe bota intelektuale shpresën e tyre e shohin vetëm me largimin e kësaj klase politike, si pozitës apo edhe opozitës, në të kundërtën këta kanë degraduar plotësisht jetën e qytetarëve”, ka theksuar Burjani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se pa dyshim gjyqtarët apo prokurorët dhe kushdo që është në këtë zinxhirin e krimit të organizuar i frikohen reformës në drejtësi, derisa, sipas tij, asaj nuk i frikësohen ata që nuk kanë të bëjnë në këtë drejtim, por kërkojnë që në Kosovë të ketë një luftim të korrupsionit jo në mënyrë fushate, por në mënyrë sistematike, duke e përdorur ligjin dhe në bazë të tij dënohen ata që e bëjnë krimin apo korrupsionin, andaj, siç tha, në këtë drejtim çdokush që është i zhytur në këtë edhe heziton që të kemi reformë në drejtësi të ngjashme sikurse ka qenë edhe në Shqipëri. / Kosova Sot