11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Home Blog Page 6116

Rrëfehet Erdogan: Ja ku isha dhe si dëgjova për tentim grusht shteti

0

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, CNN, presidenti i Turqisë, reces Tayip Erdogan, ka folur ndër të tjera edhe për vendin se ku ishte kur filloi grusht shteti.

Ai ka treguar edhe për atë se si ka vepruar kur e ka kuptuar se çfarë po ndodhë.

Erdogan tha se me 15 korrik ishte me familjen e tij në pushime për pesë ditë në Marmaris.

“Atë natë rreth orës 22:00 mora disa lajme se çfarë po ndodhte dhe mora vesh se në Stamboll e Ankara e disa vende kishte disa lëvizje që po ndodhin”, ka thënë Erdogan për CNN.

“Kisha me vete gruan time, dhëndrin, nipërit e mi. Për këtë arsye ishte më e rëndë. Por para se të largohesha ftova mediet dhe kamerat dhe që t’i adresohesha popullit turk”, ka thënë presidenti.

“Por televizioni publik nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, kështu që përdorëm planin B duke përdorur telefonin celular dhe nëpërmjet një televizioni privat i ftova qytetarët që të dalin në qytete dhe në sheshet e qytetit. Menjëherë pas kësaj thirrjeje mora vesh se njerëzit me të madhe filluan të dalin në rrugë”.

Erdogan tha se kjo ishte shumë me rëndësi sepse kjo ishte mënyra më e mirë që të kuptonin ata puçistët, ata persona që tentuan grusht shtetin, të kuptojnë gjuhën e popullit turk.

Fatmir Limaj përkujton dëshmorin, Sadik Shala

0

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka përkujtuar dëshmorin e kombit Sadik Shalën. Sipas tij, Shala bashkë me familjen dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare.

“Sot është 18 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikes së brigades 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njesive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime”, shkruan Limaj, transmeton PrizrenPress.

“Sadiku ishte krahu im i djatht që kur i’u bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së”.

“Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani”.

“Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mij, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë”.

“Lavdi dëshmorëve të kombit kur do e ku do që kanë rënë për atdhe!”/PrizrenPress.com/

limaj te deshmori shala

Olivier Giroud dhe gruaja seksi Jennifer

0

Ai është duke marrë veten pas zhgënjimit në finalen e Euro 2016, ku Franca e tij u mund nga Portugalia, kështu që Olivier Giroud për përpiqet të gjejë pak qetësi dhe të realaksohet në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Të hënën, sulmuesi 29-vjeçar i Arsenalit u pa nën rrezet e diellit në Saint Tropez, ku po kalon pushimet me gruan e tij të bukur Jennifer dhe vajzën e vogël Jade.

Ndërkohë që sportisti u shfaq tepër muskuloz, gruaja e tij brune shpalosi linjat mbresëlënëse me bikini.

Ola Jordan nuk është ngopur ende me burrin

0

Ata kanë 13 vjetë të martuar.

Por Ola Jordan duket se nuk është ngopur ende me burrin e saj James, opasi ata dhuruan disa skena mjaft të nxehta në Dubai.

Bëjnë mirë të gjejnë një dhomë dhe të kenë kujdes me këto sjellje, pasi në vendin islamik për gjëra të tilla mund të përfundosh në burg.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë.

Shiu le të hyjë në mes

0

Shkruan: Skender Berisha

Vijne e shkojne rete

te rralla a te shpesha
te ndesha a s’te ndesha
s’me ndolle te desha vet
re te renduara plot e plot
shiu kerkund kerkund
me duhet edhe nje mund
deri ne log ku s’pres kot
rrapi nen re kur buzeqesh
rreze syri yt tashti resh
me duhesh pak me shpesh
dhe shiu le te hyje ne mes
ndashte e ndashte se pres
vec eja edhe me ndesh
gaz te mbushet nje thes
dhe shiu le te hyje ne mes

Kanye e Kim rrezikojnë tre vjet burgim

0

Çifti i njohur Kanye West dhe Kim Kardashian West rrezikojnë deri në tre vjet burgim.

Kjo pasi raportohet se ekipi mbrojtës i këngëtares së njohur Taylor Swift do t’i padisë ata për shkak të incizimit pa leje të një telefonate mes saj dhe Kanyes.

Nëse çifti zbulohet se ka thyer ligjin në Kaliforni rrezikojnë deri në tre vjet burgim.

“Ekipi i Taylorit beson se Kanye dhe Kim kanë thyer ligjin. Ata kanë nisur një mision për të shkatërruar Taylorin, por mund të ketë pasoja të mëdha sepse kanë bërë thirrjen telefonike nga Kalifornia ku është e ndaluar incizimi i telefonatave pa leje”, ka thënë një burim i “The Sun”.

“Lufta” mes Swift dhe çiftit West nisi në orët e para të së hënës, kur Kim postoi një video të Kanye Westit në telefon duke ia treguar tekstin e këngës “Famous”, Swiftit dhe duke marrë lejen e saj për t’ia përdorur emrin në këngë.

Aty dëgjohet se Taylor Swift i dha lejen për tekst Kanyes, ndërsa më vonë krijuesja e “Blank Space” deklaroi se kurrë s’kishte dhënë leje për një frazë që e përdor Kanye.

Pas kësaj, çifti West ia ktheu duke thënë se Taylor ka mbaruar dhe e ka quajtur “Gjarpër”, ndërsa Swift është përgjigjur duke thënë se më nuk dëshiron të merret me këtë çështje.

Vjeshta sjell arrestimet e para të Speciales

0

Sipas dinamikës së përgatitjes, parashikimeve dhe pritjeve të ekspertëve të së drejtës, Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës, pas një zvarritjeje të themelimit në vitin e kaluar dhe në këtë fillim viti, do të fillojë nga puna në shtator ose tetor të këtij viti. Në bazë vlerësimeve të njohësve të rrethanave politike në vend, fillimi i punës së kësaj Gjykate Ndërkombëtare, pritet të përcillet edhe me një furtunë të madhe, tronditëse për politikën kosovare, me shumë arrestime për paditë e ngritura Prokuroria dhe nga Gjykata Speciale.

Në pritje të një furtune të tillë, analistët dyshojnë se edhe kjo lloj mjegulle e madhe dhe krize politike në vend që e kemi tashmë e një vit, që nga momenti i miratimit të Ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales, po bëhet nga politika për t’iu shmangur sa më shumë Gjykatës Speciale. Sa i përket tronditjes së madhe politike, është shumë e pritshme që goditjen kryesore do ta marrë partia e parë në pushtet PDK-ja, por edhe subjektet e tjera politike të krahut të luftës, AAK-ja dhe Nisma. Pavarësisht se proceset gjyqësore, që do të fillojnë nga Specialja mund të dështojnë, për shkak se paraprakisht është paralajmëruar mungesa e provave bindëse sa u takon krimeve të luftës, tërmeti politik është i pashmangshëm, shkruan gazeta Kosova Sot.

Peshqit e mëdhenj mund të shpëtojnë

Analisti Islam Krasniqi pret që pas muajit shtator të ndodhë një furtunë e madhe politike, ku pritet që edhe Gjykata Speciale do t’i ketë veprimet e para të arrestimit të krerëve të luftës, mbi të cilët rëndohen akuza për krime lufte. “Nga Specialja nuk rrezikohet vetëm partia e parë, por rrezikohen të gjitha partitë e dala nga lufta, duke mos i anashkaluar edhe AAK-në, NISMA dhe disa nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’. PDK-ja ndoshta do të dëmtohet pak më shumë, por një gjë dihet se edhe Gjykata Speciale ka qëllime politike dhe shumë lehtë mund të dështojë, ashtu siç ndodhi me misionet e tjera në Kosovë, siç janë UNMIK-u, EULEX-i, dhe Gjykata e Hagës, sepse pas kësaj Gjykatë mund të qëndrojë Serbia apo argat e saj”, tha politologu Islam Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë ai nuk pret që nga Gjykata Speciale të goditasë edhe figurat qendrore të politikës kosovare, por kryesisht disa të tyre të afërt. “Nuk përjashtohet mundësia që të mos prekën peshqit e mëdhenj, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht, sepse edhe misioni i EULEX-it pati premtuar se do t’i arrestojë peshqit e mëdhenj për korrupsion, por jo që nuk i arrestoi, por u korruptua edhe vetë, andaj edhe Specialja mund të veprojë njësoj”, tha Krasniqi. Këtij trajtimi selektiv të të dyshuarve nga Specialja, sipas tij, mund t’i kontribuojë edhe vetë situata e mjegullt politike dhe acarimet që po ndodhin tani në nivel vendi

Vrau burrin me sëpatë, flet 35-vjeçarja: Më iku mendja

0

Një krim i rëndë ndodhi dje në fshatin Barbullush të Shkodrës, pasi 35-vjeçarja vrau me sëpatë bashkëshortin e saj gjatë kohës që ishte në gjumë. Ajo u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të rëndë. E pyetur nga hetuesit, Mirela Buzalli ka treguar se kohët e fundit kishte mosmarrëveshje të shumta me bashkëshortin e saj. Kjo ka bërë që ajo të humbiste durimin, edhe pse është penduar për veprimin që bëri, siç deklaron edhe vet ajo në polici.

“Pasi e vrava, e mbulova trupin e bashkëshortit me çarçaf. Më pas mora tre fëmijët e mi dhe u tregova se u kisha vrarë babain. Kyça derën e shtëpisë me çelës, ndërsa djalit të madh dhe vajzës time 14 vjeç u thashë të shkonin tek të afërmit tanë që kemi në fshat. Djalin e vogël 5-vjeçar e mora me vete për t’u vetëdorëzuar, raporton gazeta shqiptare.

Jam penduar për krimin që kam kryer, edhe pse ai më ka dhunuar shpeshherë kohët e fundit. Në atë moment më iku mendja dhe nuk kam qenë aspak e vetëdijshme se çfarë po bëja. Kemi pasur mosmarrëveshje të cilat i kaluan kufijtë e një marrëdhënie ne çift”, është shprehur 35-vjeçarja në polici.

Bosët e pushtetit, të paprekshëm nga drejtësia

0

Ndonëse në parim mbetët mister se përse Prokuroria e Shtetit po pushon në arrestimin e njerëzve të fortë të pushtetit, nga vlerësimet e opozitës dhe njohësve të kësaj fushe e tëra kjo ndodh nga ndikimi i madh që ka politika mbi drejtësinë, Gjyqësorin e Prokurorinë. Megjithëse kohëve të fundit janë bërë disa arrestime, ato vlerësohen se nga ana e pushtetarëve aktualë janë bërë më tepër sa për sy e faqe dhe cilësohen si kozmetike. Por, jo edhe me qëllim për ta çrrënjosur në tërësi krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi vlerësohet se të njëjtat po bëhen sa për t’u munduar që t’i mashtrojnë ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë në vazhdimësi zbatim të fortë të ligjit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, thotë se në Kosovë bëhen arrestime të kriminelëve të vetmuar apo grupeve të vogla, të cilat nuk janë të lidhura me politikanët dhe me pushtetin, derisa në anën tjetër, sipas tij, kriminelët e niveleve të larta janë të paprekshëm dhe nuk do të arrestohen, përderisa shefat e tyre janë në majat e shtetit. “Andaj, ne kemi fatin e keq që të jetojmë në një shtet plotësisht të kriminalizuar dhe të korruptuar, dhe se asnjë shtyllë e shtetit nuk është jashtë kësaj. Kësisoj, do të duhen ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës, në mënyrë që Kosova sadopak të bëjë ndonjë hap drejt vendosjes së sundimit të ligjit dhe luftimit të kriminelëve”, ka potencuar për gazetën, “Kosova Sot” Adem Salihaj.

Organi i akuzës, me duar të lidhura

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot” ka thënë se si duket në këtë drejtim, Prokuroria e Shtetit i ka duart e lidhura nga oligarkët politikë, derisa, sipas tij, në anën tjetër kjo gjendje është tejet shqetësuese, ngase shihet qartë se edhe arrestimet e fundit kishin të bënin më shumë me një spektakël mediatik sesa, siç tha, një përpjekje për t’i dhënë fund sundimit të oligarkëve, të cilët kanë keqpërdorur pozitat e tyre udhëheqëse, por në vazhdën e kësaj edhe për t’iu qitur hi syve ndërkombëtarëve. “Këso arrestimesh, të cilat duken si një lloj spektakli, kemi ndeshur edhe më parë, prandaj tani për tani reagimet e Prokurorisë së Shtetit duket se kanë të bëjnë me konsum të brendshëm, i cili nuk i duhet Kosovës, pasi drejtësia në Kosovë ka nevojë t’u nënshtrohet reformave rrënjësore, për t’i larguar nga vendet udhëheqëse të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë, që kanë një të kaluar përplot hipoteka, si dhe të gjithë ata që kanë dosje të hapur, që janë të involvuar në krimin politik dhe atë ekonomik, nëse vërtet mendohet se në Kosovë do të nisë e mbara.

Por, derisa në kupolën e shtetit janë personalitete, për të cilët është folur shumë, madje janë akuzuar se janë bosat e krimit dhe të kriminalitetit, asnjëherë të mos presim për arrestime masive dhe asnjëherë nuk do të ndodhin reforma të përshpejtuara, për të cilat ka shumë nevojë Kosova”. Duke iu referuar rastit të fundit, Dibrani thotë se lë që të dyshohet se çdo veprim tjetër i Prokurorisë së Shtetit, por edhe i gjykatave do të harmonizohet me interesat që i ka kupola e krimit, e cila si duket po i orkestron disa lëvizje vetëm sa për t’u arsyetuar, dhe për të simuluar veprime që çojnë kah reforma. “Kësisoj, gjithmonë burgosjet selektive, të cilat bëhen vetëm sa për marketing nuk i duhen Kosovës, sepse ky vend ka nevojë për reforma rrënjësore, duke nisur në drejtësi që pastaj strukturat drejtuese me duar të pastra do të kenë mundësi për të vepruar si duhet edhe në sektorët dhe fushat e tjera”, ka thënë ai…

Bëhen 18 vjet nga masakra e Rahovecit

0

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur.

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.