Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti është kërkuar që pjesëmarrësit të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Sipas komunikatës së MI-së, ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Për këto arsye nga pjesëmarrësit në trafik është kërkuar që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Më Shumë

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit