20.2 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 6169

Shqiptari i Forcave Ajrore në SHBA, poza nudo me të dashurën

0

Ani Saliasi është shqiptari i parë i Frocave Ajrore në SHBA, i cili është mjaft i kërkuar për reklama për shkak të linjave të tij trupore.

Një trup që çdo mashkull do të donte ta kishte, të cilin ai e ka nxjerrë në pah pas realizimit të një seti fotografik, ku pozon nudo me të dashurën e tij Anna Madvedeva.

Në shtetet e dobëta nuk është promovim sundimi i ligjit

0

Ali Hertica

Ligji dhe forcimi i kapaciteteve të policisë dhe gjyqësorit, për të realizuar të ashtuquajturit krim “victimless” mund të ketë ndikim të madh në shoqërinë kosovare , është ende mjaft e depërtuar edhe në qeveri, dhe në,zyrtaret (si noterët dhe avokatët) dhe bizneset. Këto krime policia duhet ti merr më shumë vëmendje duke vendosur objektiva të cilat një njësi rajonale e policisë është zgjedhur që duhet luftuar. Ajo është gjithashtu një çështje e fokusit; praktikisht çdo krim ka një komponent financiar-ekonomik dhe qendron një lider apo një bandit i klaneve të caktuara në Kosovë.

Parandaluese, penale, financiare dhe administrative ku qasjet e secilit kanë kufizimet e tyre dhe janë plotësuese. Kështu i jep një përgjigje për pyetjen e qeverisë që të parandalon dhe të merr masat flagrante në qasje të drejta penale që të mund të ndalohet kjo dukuri rrënëqethëse për shoqërinë kosovare. Ajo krijon një energji kur këto qasje janë përdorur së bashku dhe të koordinuar në mënyrë që efikasiteti në bashkëpunim me liderët politik ku janë duke rritur efektet e padëshiruara anësore të një shoqërie ku mund të zbuten nga qasjet e tjera. Përshkrimet e rasteve të korrupsionit kanë treguar se shumë faktorë janë të ndërlidhura dhe ndikojnë njëri-tjetrin. Si agjenci të ndryshme me qeveritare që kanë juridiksion mbi (aspektet e) në qasje të mjeteve, kontrollit të efektshëm në bashkëpunim të mirë mes agjencive dhe qeveritare

Përfitimet transnacionale të krimit nga globalizimi të ekonomisë botërore dhe teknologji të reja të tilla si internet, që turbullojnë kufijtë kombëtar. Luftimi kërkon forma shumë të ndryshme të zhdukjes së kësaj dukurie nagative. Ku bashkëpunimi politik i mungon ku shkaku themelor është një ngurrim i shtetit ta rivlerësojë sovranitetin kombëtar në një mënyrë që i përshtatet më mirë shoqërisë globale të sotme, ku rrjetet luajnë një rol të madh. Krimi ndërkufitar nuk është për të luftuar në mënyrë efektive pa ndarjen ushtrimin e sovranitetit në marrëdhëniet me vendet e tjera për të rritur kapacitetin për të vepruar në ndalimin e bandave kriminale. Në shumë vende, popullësia është e ndjeshme ndaj erozionit të sovranitetit kombëtar nëpërmjet bashkëpunimit. Është vetëdija për shtrirjen e krimit ndërkufitar dhe kostot për shoqëritë të vogla siq është Kosova. Si ndërgjegjësimi i shkallës dhe ndikimit të krimit ndërkufitar do të jetë më e madhe, të vullnetit të votuesve dhe politikanëve të sovranitetit në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit transnacional që të ushtrojnë bashkërisht. Pikërisht për shkak se qeveria mund të fitojë forcë, e cila në fund do të përfitojnë sovranitetin kombëtardhe kontrollin mbi të .

Një nga fushat ku standardet ndërkombëtare janë ende në zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar është ende në foshnjërinë e tij është krimi kibernetik. Ky fenomen shpjegohet shkurtimisht në aneksin e përfshin një shumëllojshmëri në rritje të shpejt, aktivitetin kriminal të organizuar në rregullin kombëtar dhe ndërkombëtar

Nëse ka një shtet ligjor që e zbaton në përpikshmëri ligjin dhe i përmban detyrimet e ekzekutimit të ligjit mbi të gjithë.Se shtetet nuk duhet të implikohen në krimin ekonomi dhe korropsionin por duhet ta luftojnë atë ,ndërsa tek ne qeveria-lideri është vllazru me korropsionin dhe krimin ekonomik..

Në shtetet e dobëta nuk është promovimi i sundimit të ligjit është më e lehtë të shfaqet një dukuri e tillë . Kjo është pjesërisht për shkak se shteti demokratik është i vështirë në kontekste të trashëgimi, sepse mungesa e stabilitetit ka një natyrë të tillë së bashku me qeveritarët

Korrupsioni dhe krimi janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën në të mungesë të shtetit ligjor të alternativave sociale dhe ekonomike. Ndërsa, promovimi i sundimit të ligjit është në vetvete një qëllim i rëndësishëm, kjo nuk mund të arrihet vetëm me zhvillimin socio-ekonomik, duke krijuar alternativa të dhunës, krimit dhe korrupsionit.

Studentët UPZ-së paralajmërojnë bllokimin e hyrjes së Universitetit nesër

0

Unioni i Studentëve Pro Europian – USPE, në Universitetin e Prizrenit kanë organizuar protestë pasi pretendojnë se janë përjashtuar pa të drejtë nga zgjedhjet studentore që do mbahen këtë vit.

Ky grup i studentëve do të kundërshtojë me anë të protestës vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të UPZ-së për mohim të garimit të USPE-së në zgjedhjet studentore.

Ata thonë se vendimi për këtë t’i lënë ata jashtë garës është “politik i ndikuar dhe i bazuar në klanet e qarqet e caktuara në Universitetin e Prizrenit”.

“Prandaj ne duke parë padrejtesitë që na janë bërë nga KQZ dhe Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit, ku kanë marrë vendim të padrejtë dhe jo ligjorë që USPE-së të i mohohet e drejta për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore, me arsye banale se nuk ka pasur te drejtë të ndërroj përfaqësuesin e saj pranë KQZ-së, ne nuk kemi pranuar dhe si përfaqësues se bashku me Kryesinë kemi marr vendim që të drejtën tonë të e kërkojmë me protestë”, thuhet në njoftimin e Unionit të Studentëve Pro Europian.

Protesta e tyre do të organizohet nesër tek Universiteti i Prizrenit, dhe qëllimi i këtij grupi studentësh, sic thonë ata, është bllokimi i hyrjes së rektoratit.

Berisha: Ata që po mundohen të hapin gropa për shokët, një ditë do të bien vet

0

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka thënë se edhe një herë u rikonfirmua lufta e drejte dhe e pastër së pari e UCK-së e pastaj e njërit nga komandantit të saj Fatmir Lima.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se disa injorantë që dje me fitoret e Fatmirit përballë padrejtësive u mburreshin dhe përfitonin poena politik për vete, sot po heshtin, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i plotë në Facebook:

“Dje trumfoi lufta e drejtë Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo Fatmir Lima si poltikan? Natyrisht se u rikomfirmu lufta e drejtë dhe pastër në rend të par e UÇK,së e pastaj edhe e njërit nga komandantit të saj Fatmir Lima. Por diqka po me bjen në sy nga fitoret e mëhershme të Fatmirit me padrejtësin që u trubetonte si drejtësi. Ku jan disa injoranta që dje me fitoret e Fatmirit përballë padrejtësive u mburreshin dhe përfitonin poena politik për vete! Pse po heshtin? Fatmiri është ky që ishte edhe dja sa i pëket luftës. Ju edhe mundë të heshtni dhe bëni se skeni dëgju se Fatmiri për her të 5 po del i pafajshëm, por dine se populli e ka nje shprehje ,,të gjitha paguhen në këtë botë, asgjë nuk mbetet për botën tjetër,, . E kam thën në një nga sencat e Kuvendit dhe po e përsëris ,,ata që po mundohen me hap gropa për shokët e vet një dit do të bihen vet në të”.shkruan ai.

Ndërron jetë Madeleine Lebeau

0

Madeleine Lebeau ishte e vetmja e mbijetuar nga kasti i aktorëve të njërit prej klasikëve më të mëdhenj të kinemasë, filmit “Casablanca”. Aktorja franceze ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, në fillim të muajit, siç pohoi për “Hollywood Reporter” thjeshtri i saj, regjisori Carlo Alberto Pinelli, por lajmi u bë publik vetëm tani.

Te “Casablanca”, Lebeau interpretoi të dashurën e refuzuar të të madhit Humphrey Bogart. Në njërën prej skenave më të famshme të filmit legjendë, ajo thërret mes lotësh “Rroftë Franca”, kur klientët e kafenesë së Rickut nisin të këndojnë “Marsejezën” për të mbytur me zërat e tyre këngën e ushtarëve gjermanë.

Madeleine, e lindur në afërsi të Parisit në vitin 1923, kishte arritur të largohej nga Franca e pushtuar prej nazistëve në vitin 1940 bashke me të shoqin, aktorin në zë Marcel Dalio. Çifti përfundoi në Hollivud e te “Casablanca” intepretuan që të dy.

Pas qytetarit Kane, Instituti amerikan i Filmit e liston “Casablanca”-n si filmin e dytë më të madh të të gjitha kohërave. I nisur si një formë propagande në kohë lufte, ai goditi fort me romancën e zjarrtë dhe intrigën, që i sollën çmime “Oscar” për skenarin, regjinë dhe tablonë më të mirë.

Dy yjet e tij ishin Bogart, në rolin e një amerikani cinik, pronar i një kafeneje në Marok, dhe Ingrid Bergman, një dashuri e vjetër e humbur, që rishfaqet për t’i ndezur pasionin e përjetuar para luftës.

Arrestohet sulmuesi i Evertonit

0

Sulmuesi i Evertonit, Oumar Niasse, është arrestuar nën dyshimin për një sulm në orët e para të mëngjesit, raporton BBC.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe klubi nga Merseyside, Evertoni, të cilët kanë thënë se dëshirojnë që të vërtetohen akuzat ndaj sulmuesit afrikan.

“Evertoni e dënon hapur çfarëdo forme të abuzimit. Kemi kuptuar që hetimet janë duke vazhduar për vërtetimin e fakteve”, ka thënë një zyrtar i klubit anglez, përcjell Lajmi.net.

Niasse u transferua në Everton gjatë afatit kalimtar të janarit nga Lokomotiva e Moskës për 13.5 milionë funte.

Limaj: Konfirmova për herë të pestë pastërtinë e luftës time

0

Ish- komandanti i UÇK-së dhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se sot ju drejtohet atyre që për 13 vite e kanë mbështetur dhe i kanë besuar.

“Ju shprehi mirënjohjen time respektin dhe falënderimin që na keni mbështetur dhe keni pas besim në ne”.

Limaj ka thënë se sot për herë të pestë merr konfirmimin e lufta e tij ishte e pastër.

“Unë i kam vetëm tri vite liri, unë nuk jam ndjekur jam persekutuar. Lufta ime është hetuar e gjykuar nga më shumë se 20 gjyqtarë. Sot për herë të pestë marr konfirmimin e drejtësisë se lufta ime ishte e pastër. Vendimi konfirmon drejtësinë dhe luftën tonë të drejtë”.

Limaj ka thënë se pret që edhe në rastet tjera të shokëve të tij të triumfojë drejtësia.

“Pres që edhe ish bashkëluftëtarët e mi që gjenden ne procese gjyqësore që edhe në ato raste drejtësia të triumfojë. Do të jemi gjithmonë në shërbim të së drejtës”, tha ai.

Prizren, një femre i vidhet zinxhiri i arit në vlerë 500 euro

0

Viktima femër shtetase Turke në qytetin e Prizrenit, ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur i ka vjedhur një zinxhir të arit në vlerë prej 500 €.
Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

Qumili shoqërohet në polici

0

Sevdai Radogoshi është shoqëruar të enjten pasdite në Policinë e Gjakovës nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të kryer ndaj motrës së tij.

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, është shoqëruar për disa orë në Policinë e Gjakovës pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë.

Siç mëson KALLXO.com, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ndërsa sipas versionit zyrtar të Policisë, shoqërimi i Qumilit në polici është kryer nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Të enjten, më 12 maj, rreth orës 11:00 dhe 15:30, një qytetare femër, qytetare e Gjakovës, ka raportuar së është sulmuar fillimisht nga një vëlla dhe pastaj nga një vëlla tjetër. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer të gjitha procedurat ligjore. Ky rast është klasifikuar si lëndim i lehtë trupor dhe është njoftuar edhe prokuroria për to, ndërsa të dyshuarit kalojnë në procedurë të rregullt”, ka thënë komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj.

E kontaktuar nga KALLXO.com, motra e Qumilit, Floranda Radogoshi, ka konfirmuar se i ka denoncuar vëllezërit në polici për sjelle jo të mirë ndaj saj.

“Vëllai i madh ka ardhë në mëngjes dhe jemi fjalosë për shtëpinë ndërsa pasdite ka ardhë Sevdaiu edhe me të kam pasur një konfrontim”, ka thënë Floranda për KALLXO.com. Ajo ka shtuar se nga konfrontimi me Sevdaiun e ka të lënduar hundën.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Sevdai Radogoshi nuk e ka mohuar shoqërimin në Polici por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë apo ndonjë formë tjetër presioni ndaj motrës.

“Vëllai ka shkuar në mëngjes ta vizitojë nënën, mirëpo ka ndodhur një konflikt me motrën për shkak të gjendjes jo të mirë psikike te saj. Kur dëgjova për rastin dhe që kishte intervenuar edhe Policia, shkova pas dite ta marr nënën dhe motra reagoi sërish keq duke ma thirrë edhe mua Policinë“, thotë Radogoshi.

Ai thotë se fjalët e motrës së tij nuk duhet të merren seriozisht për shkak të gjendjes së saj psikike.

“Askush s’e ka goditur dhe askush nuk dëshironte ta largojë nga shtëpia. Përkundrazi, ne e kemi mbajtur në atë shtëpi”, thotë Radogoshi.

Përndryshe, sipas zyrtarëve policorë pas deklaratave në Polici me konfliktin në familjen Radodgoshi është duke u marrë Prokuroria e Gjakovës.

Kosova ka talentë

0

Pas pranimit të Kosovës në disa mekanizma sportiv ndërkombëtar, të rinjtë në Prishtinë, konsiderojnë se gjeneratat e reja do të kenë mundësi që talentin e tyre që kanë për futboll ta tregojnë jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Ata, në anketën e përjavshme VOX, theksojnë se për të ndihmuar të rinjtë në zhvillimin e talentit duhet edhe përkrahja e institucioneve.

Bafti Krasniqi, i cili studion për drejtimin e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kosova është e mbushur me talentë të rinj që luajnë mirë futboll.

“Talentë ka në Kosovë, por ajo që u mungon atyre është hapësira ku ata mund ta tregojnë atë talent”, tha Krasniqi.

Edhe Agron Rama, konsideron se me anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar sportiv, si të rinjtë, por edhe vet Kosova do të përfitojë.

“Unë mendoj se kemi shumë talentë për futboll, dhe në krahasim me trevat e tjera në rajon Kosova ka talentë më së shumti. Patjetër që mendoj se Kosova duhet të bëjë më shumë për të interesuarit e futbollit që të zhvillohen më shumë”, tha Rama.

Në Kosovë, në vitin 2002 është themeluar edhe Klubi i Futbollit të Femrave.

Ermira Berisha e cila studion psikologji, thotë se kur flasim për talentët e sportit, në veçanti ata për futboll, nuk duhet të harrohet që në ketë drejtim ka edhe femra të interesuara dhe të talentuara për këtë sport.

“Ka edhe shumë femra të talentuara, kështu që unë mendoj se Kosova ka talentë dhe do të arrijë shumë në këtë drejtim. Deri më tash na ka munguar hapësira që të shprehemi. Deri tash femrat nuk kanë pasur shumë besim për të treguar talentin e tyre, por tash besoj se gjërat do të ndryshojnë”, tha Berisha.

Arian Krasniqi është optimist se futbolli i Kosovës me talentët që ka, do të arrijë suksese të mëdha në të ardhmen.

“Me kalimin e kohës, me trajnime, Kosova do të arrijë suksese, kështu shpresojmë dhe e duam Kosovën”, tha Krasniqi.

Institucionet e Kosovës, duhet të investojnë më shumë në infrastukturën sportive në mënyrë që sportistët të aftësohen sa më shumë në sportet që preferojnë, thotëShpresa Berisha.

“Insitucionet duhet të punojnë më shumë për sportet në Kosovë në mënyrë që gjeneratet e reja ta tregojnë veten e tyre në sport, të kenë mundesi më shumë të tregojnë aftëesitë dhe jo vetëm të flas dikush për ne. Kosova ka shumë talentë sidomos ne futboll”, tha Berisha.

Por, Drita Isufi mendon se Kosova ka më shumë talentë për muzikë sesa për futboll.

“Për muzikë ndoshta ka më shumë talentë sesa për futboll”, tha shkurt Isufi.

Petrit Haliti, me profesion teknik dentar, shpreh besimin e plotë se Kosova është një vend me shumë talente futbolli.

“Shqiptarët gjithmonë kanë pasur talent për futboll, por nuk kanë pasur mundësi se si të tregohen. Shikoni ekipet e Zvicrës dhe Shqipërisë, se si ata në emër të Kosovës janë ku janë. Gjërat që po i bën lojtari Messi, gjenerata e më hershme në Kosovë, i kanë bërë këtu në stadionet tona”, tha Haliti.

Ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës, sidomos i futbollit, si sporti më i popullarizuar në botë, ka qenë agjendë e të gjitha federatave të sportit dhe institucioneve qeveritare, që nga paslufta, e sidomos, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në shkurt të vitit 2008.

Anëtarësimi në UEFA do t’i mundësojë Kosovës afirmimin në garat ndërkombëtare, pjesëmarrje në ngjarjet dhe kampionatet që organizohen nga kjo federatë.

Po ashtu, edhe klubet e Kosovës do të përfitonin, duke u bërë pjesë e garave evropiane.

Anëtarësimi në UEFA, ishte kushti i parë për pranimin e Kosovës në Federatën Botërore të Futbollit, FIFA. Kosova u bë anëtarja e 210-të e kësaj federate.

Pas anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, e ka përmbyllur kaptinën e ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, të paktën në kontinentin e vjetër. /REL/