Home Blog Page 6202

Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se sipas deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës, Kuvendi i Kosovës, pasi ta miraton këtë javë Ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojë në shpërbërje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Sipas rrjedhës logjike të deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës të Kosovës /nëse deklaratat i thonë me gjithë mend/ atëherë Kuvendi pasi ta miraton këtë javë Ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojmë në shpërbërje për me i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme si nevojë urgjente për të dalur nga kolapsi politikë dhe ekonomikë.

1001 arsye Kosova ka për me shkuar në zgjedhje, sa më herët që shkojmë aq më e shëndetshme është për vendin…”. /Telegrafi/

Policia vozit pa drita në autostradë (Video)

0

Një qytetar e ka dërguar një xhirim në KALLXO.com ku shihet vetura e policisë duke kaluar nëpër këtë rrugë pa drita.

Autostrata “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën dhe Shqipërinë nuk ka ndriçim gjatë natës dhe për ta bërë situatën edhe më të rëndë për pjesëmarrësit në trafik, një vetur ëe policisë është parë të premten në mbrëmje duke vozitur në këtë autostradë pa drita të ndezura, gjatë orëve të mbrëmjes.

Një qytetar e ka dërguar një xhirim në KALLXO.com ku shihet vetura e policisë duke kaluar nëpër këtë rrugë pa drita.

Përdorimi i dritave nga vozitësit, në Kosovë është i obligueshëm edhe gjatë orëve të ditës.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor thotë që shoferi i mjetit që nuk përdor dritat dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 20 euro.

Radiodiagnostic ++Center në Prizren(Video)

Në Prizren është hapur qendra e diastifikimit Radiodiagnostic ++Center, e cila posedon teknologjinë e përparuar Tesla 1.5 MRI 32 Kanale dhe CT Tomografi 64 prerje.

Radiodiagnostic Center, gjendet në rrugën “William Wolker”(përballë ETC-së).

Tel: 045 630 111 dhe 045 630 299.

Tel: 045 630 111 dhe 045 630 299.

Veseli: Me këtë opozitë edhe 50 vjet do të mbesim në pushtet

0

Seanca e Kuvendit do të mbahet të enjten ku njëra nga pikat është draft deklarata e hartuar nga grupet parlamentare me anë së cilës kërkohet nga BE që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet pa kushte.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se njëra nga pikat është që të tejkalohet dënimi nga BE sa i përket demarkacionit.

Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.

Sipas tij qëndrimi i opozitës për demarkacionin është gabim dhe se pozita do të qëndrojë në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës.

Veseli me këtë rast ka përmendur edhe çështjen e koalicionin qeverisës dhe se mund të qëndrojë deri në vitin 2018.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se në seancën e radhës nuk do të ketë pika për rehatimin e partiakëve nëpër borde.

Sipas tij kjo Qeveri duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje. Njëjtë kanë deklaruar edhe anëtarët e VV-së dhe Nismës.

Ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se koalicioni qeverisës është stabil

LDK: Nuk po tradhtohemi nga PDK-ja

0

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës shprehen të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në vend, nëse partneri i madh i koalicionit, PDK, insiston për një gjë të tillë.

Ditë më parë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, siç ka thënë ai, nëse partitë politike në pozitë dhe opozitë dakordohen. “Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është fundi i botës, në qoftë se vlerësohet që është në të mirë të vendit”, ka deklaruar Veseli.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë për gazetën “Zëri” se koalicioni qeverisës mes këtyre dy partive është duke funksionuar mirë dhe pa probleme. Porse, siç thotë ai, në qoftë se duhet të shkohet në zgjedhje edhe mund të shkojnë.

“Nëse duhet të shkojmë në zgjedhje, shkojmë, nuk është problem. Por, marrëveshjet nuk mund të prishen ashtu. Ato mund të diskutohen, por nuk besoj që koalicioni ka problem. Janë deklarata që kohë pas kohe jepen, edhe Kadri Veseli apo cilido prej nesh lëshon deklarata të tilla”, ka thënë Rugova, i cili thotë se nuk është tradhti nga partneri i koalicionit edhe nëse e prishin marrëveshjen për bashkëqeverisje me PDK-në.

Ura e Soziut në Prizren, shpreh civilizimin e hershëm shqiptar

0

Prizreni, qyteti buzë Lumëbardhit, ka 20 ura, me material të fortë, pa numëruar ato të konstruksioneve të hekurta, të ndërtua rishtas. Sipas Enver Bahtiut, Ura e Soziut ka disa legjenda, por edhe një të vërtetë, se ajo kishte synim të lidhte kompleksin e Soziut me Tabakhanën, për shkak të lumit që tërbohej shpesh
Soziu zotëronte gjuhën arabe, persishte e turqishte, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vetë simbolika e urave në qytetin historik të Prizrenit ka shumë rëndësi, sepse bashkonte dy brigje. Ura e vjetër e Kërkbunarëve, Ura e re e Kërkbunarëve, Ura e manastirit të Kryeengjujve, Ura e hidrocentralit ‘Prizrenasja”, tani dy urat, e para e KFOR-it e dyta e TMK-së, ajo e Jabllanicës, Ura e mullirit të Dehirëve, Ura e Mirashit, Ura e Lidhjes, Ura e Therandës, që dikur ishte Ura e Arastës, Ura e Vjetër e Gurit, ajo e Lanetit, Ura e rinisë dhe Beledies ruajnë histori interesante. Por, ura e Sozi Çelebisë është ndër më të vjetrat e këtij qyteti. Historiani Enver Bahtiu shprehet për “Kosova Sot” lidhur me Urën e Soziut, që e ngriti Soziu i shkolluar në Turqi, një njeri intelektual i madh i kohës.”Sozi është pseudonim i Mevlana Muhamed efendi ibn Abdullah-ut. Ai është figurë e shquar e gjysmës së dytë të shekullit XV dhe gjysmës së parë të shekullit XVI. Ka lindur në Prizren më 1455 e ka jetuar deri më 1524/25. Është varrosur në Prizren, në oborrin e xhamisë në lagjen “Tabakhana”. Kjo xhami edhe tash quhet “Xhamia e Soziut”. Në varrin e tij shkruan në gjuhën arabe “Ai është i amshueshëm”, është shprehur Baftiu.

Mysliman i devotshëm

Dihet se një kohë ka qenë kadi. Më 1513 Soziun e gjejmë në Prizren, ku legalizon “Vakifnamesi”-n e tij. “Vakifnamesi”, sipas Hasan Kaleshit, është dokumenti më i vjetër, shkruar nga Prizreni, gjatë periudhës turke. Të dhënat për prejardhjen kombëtare të Soziut tregojnë se disa nga këto dokumente e nxjerrin atë me prejardhje shqiptare, duke u nisur nga fjala shqipe e përngjitur “syzi”, për analogji, “kryezi” etj. Pseudonimi “Sozi” mund të ketë dalë nga fjala turke “söz”, që ka disa kuptime: fjalë, shprehje, dëshmim, zotim, angazhim, premtim etj. Enver Batiu pohon se “Syziu”, siç e quan ai, zotëronte gjuhën arabe, persishte e turqishte. “Ka shkruar shumë vargje, të cilat nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, pos ndonjërit: Livadhet janë kopshtet e pemëve të qiellit, këto buzëqeshje janë çezme të diellit. Vepra më e njohur e tij merret libri “Mihaloglu Ali Bej Garavatname” (Epi për pushtimet e Mihaloglu Ali Beut), shkruar rreth 500 vjet më parë në vargje”. Ai pastaj tregon për herë të parë se Soziu ka vdekur në gurin e Sozisë, duke iu lutur Zotit, sepse ishte mysliman i devotshëm edhe sot nderohet Tyrbja e Soziut në Nashec, atje ku është një gur përbirues dhe ku atje besohet për pjellshmëri, kurse atje kishte edhe një burim të ftohtë të ujit të mirë.

Biblioteka e parë në Ballkan

Sozi Çelebiu, bashkë me xhaminë ndërtoi edhe mejtepin, bibliotekën (në historinë e bibliotekave të Kosovës njihet si biblioteka e parë e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit). Nga kjo bibliotekë tani ka edhe disa dokumente, që nga BI-ja në Prizren, por ka edhe pjesë të kësaj biblioteke që i janë dhuruar Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit nga libërdashës dhe dijetarë të këtij qyteti. Është e njohur vepra poetike e tij e shkruar, “Gazavetnameja”. Përmendet se renovimin dhe ngritjen e minares së Soziut e ka bërë Ymer Beu.”Një pasha i lartë deshi që t’ia kthejë borxhin këtij poeti të madh, që kishte bërë shumë për Prizrenin, ashtu siç në gjuhën e kohës e quanin poeti i madh nga Zerreni, Nehari, që nënkuptohej Prizreni dhe për Soziun, pasi që ai kishte ngritur një bibliotekë, të parën në Ballkan. Si shenjë nderimi, atij iu ngrit ura si dhuratë, pasi që ajo lidhte lagjen e traditës tabakhane me lagjen Sozi,ku ishte biblioteka, ishte xhamia e ku kishte edhe traditë të civilizimit”, shprehet Baftiu. Kjo urë mbetet me disa histori, të cilat edhe barten brez pas brezi. Ura e Soziut thuhet se lidhte dy brigjet e lumit dhe ishte pjesë e civilizimit. Aty përpunimi i lëkurës. Thuhej se Soziu e ngriti këtë urë në shenjë të dashurisë ndaj gruas së tij, por Baftiu shprehet se ai e ngriti këtë urë për të lënë gjurmë të kulturës dhe traditës shqiptare.

(Kosova Sot)

Zafir Berisha akuzon rëndë portalet: Jeni bërë paçavure !

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha akuzon portalet se kanë nxjerrë nga kontesti deklarimin e tij në Klan Kosova për “Kombin kosovarë”.

“Disa portale qenkan shqetësuar shumë se mediat serbe janë marrë sot me një të vërtetë që e kam thënë për ,,kombin kosovarë,, në Tv.Klan Kosova”,shkruan ai në Facebook.

“Këto paçavure informative më shumë emocione i paskan citu mediatë serbe lidhurë me deklaratë time edhe aty ku fjalët e mija i kanë nxjerrë nga kontesti, duke harruar se ata vetë dje e kanë botuar deklaratën time origjinale. Kjo tregon se çfarë media kemi ne, nga padija e manipulon veten dhe lexuesit ose thënë ndryshe edhe gënjeshtrës së vetë i besojnë. Pavarësisht si komenton politika Beogradit dhe mbetjet e saj në Kosovë, unë qëndroj fuqishëm në atë që e kam thënë ,,sot apo nesër, herët apo vonë, Kosova, do të jetë pjesë e Shqipërisë Natyrale”.

“Nuk e di këta plehra që udhëhqin portalet degjeneruese në Kosovë ku e kanë pa atë gëzim të serbët, apo nuk dinë me dallu gëzimin dhe zhgënjimin e tyre, apo edhe për me marrë ndonjë ,,like,, s’ka lidhje që ja fusin kotë”

“Qenët le të lehin, karvani ecën përpara,, popullore…”/PrizrenPress.com/

Festim Avdyli zgjedhet kryetar i të rinjve të LDK-së në Prizren

0

Festim Avdylit është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren.

Në garë për këtë post, kanë qenë dy kandidatë, Festim Avdylit dhe Kimete Shatri.

Nga 101 delegatë të pranishëm kanë qenë vetëm 83, prej të cilëve 76 votuan për Festim Avdylit./PrizrenPress.com/

Deklarata e pamatur e Zafir Berishës se “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, gëzon serbët!

0

Deklarata e deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, se Kosova “është krahinë e Shqipërisë” ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat serbe.

Me këtë deklaratë, duket se Berisha u është “përshtatë opinionit të gjerë serb dhe mediave atje”.

Kjo deklaratë është cituar nga të gjitha mediat e fuqishme në Serbi dhe ka zënë vend në ballina, transmeton lajmi.net.

“Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe askush nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar”, citon Tanjug, B92, Blic, etj, deklaratën e Berishës.

Nuk është hera e parë që ky deputet deklarohet ‘kuturu’ për çështje të caktuara, pa e ditur se çfarë dëmi mund të bëjë në fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Nuk ka kosovar, nuk ekziston ai komb. Është i shpikur. Kjo është më shumë sesa qesharake. Ne jemi shqiptar, të cilët jetojmë në krahinën e Shqipërisë, e cila quhet Kosovë. Dhe, sot apo nesër, vonë apo herët, do të jetë Shqipëri”, ka thënë Berisha, i cituar nga mediat serbe.

Dihet dhe më nuk është fshehtësi, se politika serbe në vazhdimësi ka projektuar ide që për Kosovën të bisedojë me Shqipërinë, duke mos e njohur fare ekzistimin e shtetit të Kosovë. Një negociim i drejtpërdrejt me Shqipërinë do të thoshte edhe ndarje e Kosovë.

Megjithatë, duket se ka të tillë, edhe deputet, që nuk e kanë idenë se sa dëm i shkaktojnë Kosovës me këso deklaratash.

Rama të martën në Prizren

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane.

Thaçi në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë, duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. Para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, tha ai.

Tha[i po ashtu ka lavdëruar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.