Deklarata e pamatur e Zafir Berishës se “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, gëzon serbët!

Deklarata e deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, se Kosova “është krahinë e Shqipërisë” ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat serbe.

Me këtë deklaratë, duket se Berisha u është “përshtatë opinionit të gjerë serb dhe mediave atje”.

Kjo deklaratë është cituar nga të gjitha mediat e fuqishme në Serbi dhe ka zënë vend në ballina, transmeton lajmi.net.

“Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe askush nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar”, citon Tanjug, B92, Blic, etj, deklaratën e Berishës.

Nuk është hera e parë që ky deputet deklarohet ‘kuturu’ për çështje të caktuara, pa e ditur se çfarë dëmi mund të bëjë në fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Nuk ka kosovar, nuk ekziston ai komb. Është i shpikur. Kjo është më shumë sesa qesharake. Ne jemi shqiptar, të cilët jetojmë në krahinën e Shqipërisë, e cila quhet Kosovë. Dhe, sot apo nesër, vonë apo herët, do të jetë Shqipëri”, ka thënë Berisha, i cituar nga mediat serbe.

Dihet dhe më nuk është fshehtësi, se politika serbe në vazhdimësi ka projektuar ide që për Kosovën të bisedojë me Shqipërinë, duke mos e njohur fare ekzistimin e shtetit të Kosovë. Një negociim i drejtpërdrejt me Shqipërinë do të thoshte edhe ndarje e Kosovë.

Megjithatë, duket se ka të tillë, edhe deputet, që nuk e kanë idenë se sa dëm i shkaktojnë Kosovës me këso deklaratash.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit