Kallëzim penal kundër degradimit të Parkut në Bjeshkët e Kabashit

Pesë lagje të fshatit Korishë, kanë ngritur kallëzim penal kundër degradimit Parkut Nacional në Bjeshkët e Kabashit.

Në kallëzimin penal përfaqësuesit e këtyre lagjeve thonë se në fund të muajit shtator, persona të pandërgjegjshëm të identifikuar të këtij fshati, kanë filluar të ndërtojnë objekte në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit.

“Me veprimet e tyre përveç që po shkatërrojnë pyllin, po bëjnë ndotjen degradimin dhe shkatërrimin e pyllit duke e degraduar mjedisin në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kallëzimin penal të tyre.

Për këto objekte nuk ka leje paraprake nga Ministria apo Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërtimet kanë filluar në mënyrë të egër dhe pa asnjë kriter.

Nuk kanë leje për ndërtim, nuk kanë plan urbanistik, të gjitha këto në kundërshtim me nenin 43 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës.

Avokati Esat Gutaj, tha se me këtë veprim është kryer vepra penale “ndotja, degradimi apo shkatërrimi i pyjeve nga neni 357 si dhe neni 368, punimet e kundërligjshme në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit, Zonë kjo e mbrojtur me ligj të veçantë.

“Për ndërtimet të filluara në mënyrë ilegale është njoftuar Inspektorati i ndërtimit i Kuvendit Komunal të Prizrenit”.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe kompetentët për mbrojtjen e parkut nacional, por nuk janë ndërmarr masa”.

Prandaj, përfaqësuesit e pesë lagjeve të fshatit Korishë, duke e shprehur indinjatën e thellë për mosreagim të organeve kompetente, duke bërë kallzim penal mëtojnë ndalimin i kësaj dukurie negative edhe nga persona të tjerë, që pa leje të organeve përkatëse të mos ndërtojnë në Zonën e Mbrojtur dhe të mos e bëjnë shkatërrimin e pyjeve – mjedisit me ndërtime pa kritere dhe pa leje paraprake urbanistike që në këtë mënyrë të mbrohet mjedisi në Bjeshkën e Kabashit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit