22.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 6256

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

0

Një zjarr ka shpërthyer në objektin e vjetër afër Kishës Katolike në Prizren. Ndërkaq, familja katër anëtarshe që jetonte brenda saj, është larguar nga objekti.

Në vendngjarje ka arritur Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren dhe policia, me ç’rast është intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe një gjë e tillë është duke vijuar edhe tani.

Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, dhe sipas tyre fatmirësisht nuk ka pësuar askush nga familja e cila ka qenë në brendi të objektit./TVPZ/

Mbeturina të shumta në hyrje të repartit të Neurologjisë në spitalin e Prizrenit (Foto)

0

Pacientët nëpër spitale duhet patjetër të posedojn pastërti, sepse shëndeti është arsyeja përse ata gjinden aty.

Mënyra sesi tërhiqen infeksionet dhe çfarë mund të u shkaktojnë infeksionet pacientëve nëpër spitale është shumë e rëndësishme.
Përmes disa fotografive të dërguara nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, shihet një papastërti tejet e madhe saktësisht në hyrje të repartit te Neurologjise ne Spitalin e Prizrenit.

Mbeturinat janë të shumta dhe në mesin e tyre shihen shishe të birrës gjë që bënë të ditur se dikush ka pirë alkool në afërsi të spitalit./Indeksonline/

auto_indeks51458041427

Suharekë: Shkel një person në vendkalim për këmbësorë, arrestohet

0

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi dyshohet të ketë shkelur një person, i cili po kalonte në vendkalim për këmbësorë duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull (shqiptar), pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull (shqiptar), i cili ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

PK-ja ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec: Arrestohet se rrahu gruan

0

Në Rahovec është arrestuar arrestuar i dyshuari mashkull r pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila është shtetase e Shqipërisë.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.

Mustafa thërret opozitën të kthehet në Kuvend

0

Qeveria e Kosovës i ka bërë ftesë opozitës që të kthehet në Kuvend në mënyrë që të dialogojnë për të gjitha problemet, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka thënë Isa Mustafa në mbledhjne e sotme të Qeverisë ku ai gjithashtu ka kërkuar nga opozita që të heqë dorë nga dhuna dhe diskursi i dhunës si dhe sulmit ndaj objekteve qeveritare dhe Policisë.

Në këtë mbledhje është thënë se Qeveria është e vendosur që të vazhdojë zbatimin e programit të saj të në të gjitha fushat.

Rusia tërheq një pjesë të forcave nga Siria

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka udhëzuar forcat e armatosur të Rusisë që ta fillojnë tërheqjen nga Siria.

Putin i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë arritur qëllimet e tyre në Siri.

“Prandaj unë e urdhëroj ministrin e mbrojtjes, që nga nesër, ta filloj tërheqjen e pjesës kryesore të kontigjentit tonë ushtarak”, nga Siria, tha Putin.

Ai më tutje, ka shprehur shpresë se tërheqja e forcave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

Para më se pesë muajsh, presidenti Putin, ka urdhëruar lansimin e operacionit ushtarak në Siri, që e ka forcuar aleatin e tij, presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha se Assad është pajtuar me Putinin për tërheqje, e cila është shpallur në ditën e bisedimeve për paqe në Siri në Gjenevë të Zvicrës, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, ndërmjet palëve në luftë. /REL/

Hapni dosjet, pastroni institucionet!

0

Njohës të fushës së sigurisë dhe teorisë së shtetit të së drejtës janë të ndarë në mendime se a duhet që edhe shteti i Kosovës të përfundojë çështjen e lustracionit, apo zbardhjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të dikurshëm të UDB-së jugosllave që dominohej nga hegjemonia e Serbisë. Ndonëse kjo çështje është përfolur disa herë në media, në institucionet më të larta shtetërore, asnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim i prerë se kur pritet të hapet si çështje. Veç kësaj, mbetet mister se a do të hapet kjo çështje në bisedimet e radhës Kosovë-Serbi që mbahen në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Fadil Demaku, ka thënë për “Kosova Sot” se nëse vendi ynë ka për qëllim të ecë përpara, sidomos të ketë një siguri ashtu siç duhet ta ketë një shtet demokratik. Sipas tij, sa më parë shteti ynë duhet të dijë për ish-bashkëpunëtorët e armikut. Më tej ai shton se kjo është e domosdoshme edhe për arsyen se të njëjtit mund të jenë potencialë edhe sot, duke shërbyer dhe punuar për ta në destabilizimin e vazhdueshëm të vendit në mënyra të ndryshmet.

Kështu që, siç thotë Demaku, sa më shpejt që të realizohet kjo, aq më i madh do të jetë interesi për vendin tonë për ta ditur këtë strukturë të njerëzve.

“Nëse vonohemi, çdoherë do të kemi probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në aspektin e sigurisë, pasi dihet e kaluara, ata janë pushtuesit tanë dhe pretendimet e tyre janë të qarta, këtu s’ka asnjë dilemë”, thotë ai. /Kosova Sot/

Seanca mbahet pa opozitën

0

Kuvendi i Kosovës sot (e martë) në orën 10:00 do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës: shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, pasi konsiderohet vazhdim i seancës së kaluar. Adonis Tahiri, zyrtar për medie në Lëvizjen Vetëvendosje!, ka thënë se sot vazhdon seanca e kaluar dhe qëndrimi i opozitës mbetet i njëjtë.

“Prandaj, meqë të martën vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi ynë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë. Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën, më 19 mars 2016, në orën 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016. Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje! në seancat plenare të Kuvendit, ne do ta bëjmë vlerësimin nga seanca në seancë sepse nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si, p.sh., statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty për t’i bllokuar ato seanca”, ka thënë Tahiri për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se VV-ja kërkon që të lirohen të gjithë të burgosurit politikë në Kosovë.

“Kërkojmë edhe një herë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Kosovë. Janë 13 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë, përfshirë këtu Glauk Konjufcën, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqin. Po ashtu, janë edhe gjashtë deputetë të Vetëvendosje!-s dhe dy të AAK-së që vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak”, ka deklaruar Tahiri.

Kurse zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se, pavarësisht se deri më sot opozita e bashkuar ka pasur forma të ndryshme të kundërshtimit, pasi janë parti me profile të ndryshme, sipas tij, opozita mbetet e bashkuar për tema të caktuara. Ndërkaq sa iu përket zërave që opozita është zmbrapsur nga gazi lotsjellës, Nitaj ka thënë se këta zëra janë të paqëndrueshëm dhe, sipas tij, ishte pikërisht gazi lotsjellës që çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen e themelimit të komunave me shumicë serbe dhe bëri që të krijohet një komision ad-hoc për çështjen e demarkacionit.

“Kam përshtypjen se kjo pyetje dhe këta zëra janë tërësisht të paqëndrueshëm, pasi gazi lotsjellës i hedhur në Kuvendin e Kosovës, i cili nuk ka qenë ndoshta pjesa më e shndritshme e veprimit opozitar dhe asnjëherë nuk jemi krenuar me këtë formë të kundërshtimit, i ka dhënë rezultatet e veta. Rezultatet e përdorimit të këtij gazi lotsjellës janë dërgimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, të cilin e ka nënshkruar kryeministri i vendit, e për të cilën Gjykata Kushtetuese ka bërë të qartë se është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit”, ka thënë Nitaj, duke shtuar se si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend ka ndodhur edhe një nismë për krijimin e një komisioni ad-hoc për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Besoj se këto nuk janë rezultate të pakta. Po mos të ishte përdorur gazi lotsjellës në Kuvend, sot të dyja këto marrëveshje të dëmshme për Kosovën do të ishin konsideruar tema të mbyllura”, ka deklaruar Nitaj.

E lideri i AAK-së dje ka qenë shumë më i qartë se i përket pjesëmarrjes së deputetëve të partisë së tij në seancat e Kuvendit.

“Parlamenti është shfrytëzuar për ta mbuluar kapjen e shtetit dhe marrëveshjet, por edhe me zgjedhjen e Thaçit president, që është arkitekt i kësaj kapjes së shtetit. Prandaj, një parlament i tillë meriton të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. AAK-ja nuk është pjesë e këtij parlamenti”, ka deklaruar Haradinaj.

As grupi parlamentar i Nismës për Kosovën nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” shefja e grupit parlamentar e Nismës, Valdete Bajrami.

“Nisma për Kosovën nesër nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Tani për tani ky është qëndrimi i Nismës”, ka thënë Bajrami.

Për këtë qëndrim të opozitës ka folur njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se së pari ekziston një shumicë parlamentare që mund të marrë vendime dhe të miratojë ligje dhe, sipas tij, nuk është e jashtëzakonshme që opozita nuk merr pjesë në seancën parlamentare.

“Ka praktika se për muaj të tërë opozita nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit në shtete të ndryshme, por kjo nuk do të mund ta arsyetojë atë se çfarë ligjesh mund të miratohen nëse nuk është opozita në Kuvend dhe nëse nuk jep vërejtjet dhe sugjerimet e veta substanciale”, ka thënë Mushkolaj. “Në anën tjetër, sa iu përket qëndrimeve jo të njëjta të VV-së ose të opozitës së bashkuar, besoj se janë të veçanta për secilën. AAK-ja ka zgjedhur mos të marrë pjesë, VV-ja mbase mund të marrë pjesë, pavarësisht se si është deklaruar”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se strategjia e opozitës duhet të ndryshojë.

“E kam thënë edhe më herët, se strategjia e opozitës së bashkuar duhet të ndryshojë në kuptimin e qasjes që do ta ketë karshi punës në Kuvend”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, e mira e gjithë kësaj do të ishte që vendimet e opozitës të jenë të njëjta, e jo të larmishme.

“Do të ishte mirë për opozitën, që kur të marrën vendime, të jenë të njëjta për tërë bllokun opozitar, e jo të ketë laramani të vendimeve”, ka thënë Imer Mushkolaj.

Opozita ta respektojë rendin kushtetues të shtetit

0

Njohësi i çështjeve të sigurisë kombëtare, Ilir Kulla, ka thënë të hënën se dialogu do të ishte zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të gjejnë një komunikim të përbashkët për t’i zgjidhur problemet.

“Destabilizimi i mëtejshëm i jetës politike në Kosovë në muajt e fundit është dëshmi e një krize të qartë politike të vendit. Nga njëra anë kjo është mundësi e dëshmisë së maturisë së shtetformësisë, e cila shfaqet nëpërmjet aftësisë për t’i përballuar krizat në një shtet, nga ana tjetër është shfaqje tipike e jetës demokratike në shtet të ri. Natyrisht dialogu do të ishte zgjidhja më e mirë, por edhe protestat janë po aq demokratike sa edhe zgjidhjet politike, mirëpo e rëndësishme është të mos ketë dhunë”, ka deklaruar Kulla.

Ai ka thënë se njëherë përnjëherë zhvillimet e fundit nuk e dëmtojnë imazhin e shtetit por, sipas Kullës, institucionet qeverisëse duhet ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë opozita duhet ta respektojë rendin kushtetues të shtetit.

“Jo, nuk kanë pse ta dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës për sa kohë nuk kalon në anarki. Në Kosovë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe institucionet qeverisëse duhet ta zbatojnë, ndërsa opozita duhet ta respektojë rendin kushtetues të shtetit”, është shprehur Kulla.

Ai ka deklaruar se situata e sigurisë në shtetin e Kosovë është situatë e krizës politike dhe, natyrisht, nëse s’do të ketë zgjidhje politike, atëherë rrezikohet kolapsi i sigurisë.

“Situata e sigurisë në Kosovë është situatë e krizës politike, kështu që edhe zgjidhja është politike. Natyrisht, nëse s’do të ketë zgjidhje politike, atëherë rrezikohet kolapsi i sigurisë politike, por zgjidhja duhet të jetë politike. Kur them se zgjidhja duhet të jetë politike nënkupton që pikërisht pozita dhe opozita duhet të gjejnë një komunikim të përbashkët”, ka vlerësuar Kulla.

Më tutje, Kulla ka thënë se sot Kosovës i duhet një optimizëm social-politik dhe paniku nuk është i dobishëm. Sipas tij, në këto kushte zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një zgjidhje optimale.

“Jo, unë mendoj se angazhimi i organeve ligjzbatuese, policisë dhe prokurorisë, përkeqëson klimën politike. Unë mendoj se institucioni i deputetit dhe i opozitës është i shenjtë në demokraci. Gjithashtu, mendoj se sot Kosovës i vyen një optimizëm social-politik dhe paniku nuk është i dobishëm. Në këto kushte zgjedhjet e parakohshme mund të ishin edhe një zgjidhje optimale”, ka theksuar Kulla. /Epoka e Re/

Kosova e oligarkëve rrëshqet në anarki

0

Vazhdimi pa rrugëdalje i kësaj krize politike dhe institucionale në vend, që nga shtatori i vitit të kaluar, pa shenja të dialogu politik për gjetjen e zgjidhjes, sipas përfaqë- suesve të politikës në vend dhe analistëve, po e rrezikon seriozisht demokracinë e brishtë në Kosovë . Vlerësohet se vendi po rrëshqet në situatën ku sundon vetëm anarkia, antiligji dhe oligarkët, por jo edhe shteti i së drejtës për të cilin u luftua në Kosovë, për të pasur liri, demokraci dhe ligjshmëri- një shtet ligjor, por jo një shtet që është i kapur nga një grusht mafio-oligarkësh në të tri pushtetet e tejinkriminuara.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj konsideron se duke marrë parasysh se Kosova në asnjë mënyrë nuk arriti ta instalojë shtetin e sundimit të ligjit, atëherë nuk mund të flasim as për demokraci të mirëfilltë, as për shtet në të cilin vërtet funksionojnë institucionet e tij demokratike.

“Po ashtu, kemi një polarizim ekstrem të blloqeve politike pozitë-opozitë dhe një luftë të papajtueshme në mes tyre, deri në dëmtimin serioz të interesave vitale të shtetit tonë”, theksoi ai. /Kosova Sot/