Hapni dosjet, pastroni institucionet!

Njohës të fushës së sigurisë dhe teorisë së shtetit të së drejtës janë të ndarë në mendime se a duhet që edhe shteti i Kosovës të përfundojë çështjen e lustracionit, apo zbardhjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të dikurshëm të UDB-së jugosllave që dominohej nga hegjemonia e Serbisë. Ndonëse kjo çështje është përfolur disa herë në media, në institucionet më të larta shtetërore, asnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim i prerë se kur pritet të hapet si çështje. Veç kësaj, mbetet mister se a do të hapet kjo çështje në bisedimet e radhës Kosovë-Serbi që mbahen në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Fadil Demaku, ka thënë për “Kosova Sot” se nëse vendi ynë ka për qëllim të ecë përpara, sidomos të ketë një siguri ashtu siç duhet ta ketë një shtet demokratik. Sipas tij, sa më parë shteti ynë duhet të dijë për ish-bashkëpunëtorët e armikut. Më tej ai shton se kjo është e domosdoshme edhe për arsyen se të njëjtit mund të jenë potencialë edhe sot, duke shërbyer dhe punuar për ta në destabilizimin e vazhdueshëm të vendit në mënyra të ndryshmet.

Kështu që, siç thotë Demaku, sa më shpejt që të realizohet kjo, aq më i madh do të jetë interesi për vendin tonë për ta ditur këtë strukturë të njerëzve.

“Nëse vonohemi, çdoherë do të kemi probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në aspektin e sigurisë, pasi dihet e kaluara, ata janë pushtuesit tanë dhe pretendimet e tyre janë të qarta, këtu s’ka asnjë dilemë”, thotë ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit