Rusia tërheq një pjesë të forcave nga Siria

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka udhëzuar forcat e armatosur të Rusisë që ta fillojnë tërheqjen nga Siria.

Putin i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë arritur qëllimet e tyre në Siri.

“Prandaj unë e urdhëroj ministrin e mbrojtjes, që nga nesër, ta filloj tërheqjen e pjesës kryesore të kontigjentit tonë ushtarak”, nga Siria, tha Putin.

Ai më tutje, ka shprehur shpresë se tërheqja e forcave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

Para më se pesë muajsh, presidenti Putin, ka urdhëruar lansimin e operacionit ushtarak në Siri, që e ka forcuar aleatin e tij, presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha se Assad është pajtuar me Putinin për tërheqje, e cila është shpallur në ditën e bisedimeve për paqe në Siri në Gjenevë të Zvicrës, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, ndërmjet palëve në luftë. /REL/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit