28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 6291

Zafiri në tendë (Foto)

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha po qëndron në tenda të vendosura në sheshin e Prishtinës. Ai thotë se rezistenca kundër regjimit, do të vazhdojë.

“Nuk do të ndalem deri në largimin e këtij regjimi”, ka thënë Berisha.

Ai fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës./PrizrenPress.com/
zafa 2

 

Thaçi tregon se kush vendos për zgjedhjen e presidentit

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Kryesia e subjektit të cilin ai e udhëheq do të vendos për zgjedhjen e presidentit, raporton “Zëri”.

“Ne rregullisht kemi mbajtur mbledhje. Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Thaçi, i cili shtoi si kjo mbledhje ishte mbledhje e rregullt.

“ Ne vazhdimisht kemi mbajtur mbledhje të partisë, kjo hyn në rendin e mbledhjeve të rregullta ku u bisedua për zhvillimet politike. Procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent edhe për neve edhe për ndërkombëtarët”, ka deklaruar Thaçi, transmeton “Zëri”.

Ai tha se beson që këtë javë do të mbahet mbledhja për president dhe se sipas tij, datën e cakton Kuvendi.

Thaçi po ashtu foli edhe për vendosjen e tendave në shesh nga opozita.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj, por besoj që kësaj here festa do të jetë më e madhe”, ka deklaruar Thaçi. Zëri/

Prokuroria nis hetimet për studentët që hodhën vezë kundër Edi Ramës

0

Nëpërmjet një njoftimi të martën Lëvizja Për Universitetin njoftoi që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal kundër dy aktivisteve të saj Anita Lushi dhe Bora Mema, të cilat me 2 nëntor hodhën disa vezë në drejtim të kryeministrit në formë proteste për politikat e qeverisë për arsimin e lartë.

“Sot Prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Policisë së Shtetit, ka nisur veprimet proceduese penale ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema, duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit,” tha Lëvizja për Universitetin nëprmjet një njoftimi në rrejtin social Facebook.

“Në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2, Prokuroria e Tiranës gjen kohën të ndjekë pas interesat e atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare,” shtoi ajo.

Pas protestës së 2 nëntorit, 8 aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë pas pak orësh.

Ky grupim studentor ka organizuar për një vit e gjysmë protesta kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj polemik që synon të ndajë fondet publike me universitetet private, i kundërshtuar edhe nga disa profesorë dhe specialistë të fushës së arsimit.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi që ndaj studentëve është regjistruar një procedim penal, por saktësoi së ato nuk akuzohen për tentativën për të goditur kryeministrin me vezë.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për kundërshtim dhe goditje të forcave të rendit, pas referimit të bërë nga policia e shtetit,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.

Lëvizja për Universitetin e cilësoi hetimin e Prokurorisë si një gjyq politik të frymëzuar nga kryeministri, duke paralajmëruar protesta të reja.

“Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi i pritshëm ndaj studenteve do të jetë politik. Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama,” tha Lëvizja për Universitetin.

“Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe. Ne nuk kemi frikë. Ne do të jemi frika e pushtetarëve të korruptuar deri në palcë. Studentë dhe qytetarë, bashkohuni për universitetin, për shoqërinë,” përfundoi ajo.

Pikat e Kuvendit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa në Prizren ka përcaktuar pikat e rendit të ditës së seancës së ardhshme të Kuvendit.

Kryesuesi Kujtim Gashi, tha se pikat e përcaktuara të cilat janë proceduar për seancën e radhës së Kuvendit janë: shqyrtimi i Propozim-rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet veprimtaritë komunale; shqyrtimi i Planit të Prokurimit, Raporti i Komisionit për Kompleksin “ Evropa”, bartja e mjeteve për shpenzime buxhetore dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për lejimin e shpalljes së Konkursit Publik për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, njoftoi kryesuesi Gashi.

Ndërkaq, shefja e Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Myber Mustafa, tha se “ne si anëtarë të këtij komiteti nga radhët e opozitës kemi dhënë sugjerimet tona për pikat e diskutuara në këtë takim, dhe do të vijojmë të japim kontributin tonë, që në seancën e radhës së Kuvendit të merren vendime të duhura në shërbim të interesave të denja ndaj qytetarëve”.

Seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit do të mbahet ditën e enjte me fillim nga ora 10:00./TVPZ/

Kurti do ta kalojë sonte natën në shesh

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sonte do të qëndrojë tek tendat e vendosura në shesh.
Kurti ka bërë të ditur se edhe nesër, ai do të tentojë të jetë pjesë e seancës e cilat të mbahet, si vazhdim i seancës së ditës së premte.

Gjithashtu Kurti ka bërë të ditur se edhe gjatë seancës së nesërme do të mundohen të pamundësojnë zhvillimin e seancës.

Megjithatë ka thënë se nesër pritet të merret vesh se cilët do të jenë hapat për të pamundësuar mbajtjen e kësaj seance.

“Ne kemi nevojë për një qeveri dhe qeverisje demokratike: Në emër të subjekteve opozitare, në emër të njerëzve të vullnetit të mirë…, kërkojmë që sa më parë të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet perspektiva qytetarit dhe gjendjes së qytetarit. Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Pesë lagje në Prizren, pa uji

0

Pesë lagje të Prizrenit kanë mbetur pa uji. Zëdhënësja e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, Verije Krasniqi-Ibrahimi thotë se shkaktar i mungesës së ujit në këto lagje është prishja e një gypi.

“Gjatë punimeve në rrugën “ Enver Haradinaj” në afërsi të Urës së Marashit, është shkaktuar defekt në gypin fi 300 mm, me ç’rast si rezultat i këtij defekti, është ndërprerë furnizimi me ujë në këto lagje : “Dardania”, “Bazhdarhane”, “Kurillë”, “Nënkala”, “Janina” ”, tregon ajo.

“Ekipet janë duke punuar dhe nëmomnetin e evitimit të defektit, do të rikthehet furnizimi me uji”./PrizrenPress.com/

Liderët e opozitës nuk tërhiqen deri në largimin e Qeverisë

0

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se prej sot në ora 14.00, partitë opozitare do të vazhdojnë protestën e vazhdueshme për siç ka thënë ai “kundër këtij regjimi, deri në largimin e kësaj qeverie”.
Ymeri: Kundër këtij regjimi, deri në largimin e kësaj qeverie

“Kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e cila do t’i shërbej protestës, posaçërisht për protestën e së shtunës”.

Ndërkaq kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se i fton të gjithë qytetarët që kundërshtimin ta shfaqim në shesh, për 24 orë.

Limaj: Ky regjim po vazhdon me shtypje

“Ftoj që të na bashkohen, në mënyrë paqësore. Kjo është rruga për kalimin në fazë tjetër”.

“Ky regjim jo që po reflekton, por po vazhdon me shtypje. Prandaj sot po kalojmë në fazën e kundërshtimi të përhershëm, deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues”, ka thënë Limaj.

E plotësuar: Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit.

Haradinaj: Etapë e re e kundërshtimit të kësaj qeverie

Ai tha se ky aktivitet i kundërshtimit është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura dhe do të jetë qëndrim i përhershëm në tenda deri në rrëzimin e Qeverisë.

Haradinaj tha se kanë marrë leje nga komuna për vendosjen e tendave.

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma do të mbajnë një konferencë për media lidhur me fillimin e protestave non-stop.

Telegrafi.com në bashkëpunimin me TV Dukagjinin do t’ua sjellë direkt transmetimin e konferencës.

Ndryshe, për të ndjekur konferencën kanë filluar të mblidhen edhe qytetarë në shesh, ndërsa është vërejtur edhe prani e shtuar e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Gjykata në Prizren dënon me 14 vjet burgim vrasësin e bashkëshortes

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin UNIK, dënimin me burgim efektiv të akuzuarit me inicialet Q.H. nga Ferizaji, në kohëzgjatje prej 14 vjetësh.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor për veprën penale vrasje nga neni 146 dhe veprës penale mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së”, njofton Gjykata Themelore e Prizrenit.

Gjykata thotë se i akuzuari (tanimë i dënuari), në shtëpinë e tij familjare i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës me inicialet A.H..

“Arma të cilën e posedonte pa leje të organit kompetent, shkrep një predhë në pjesën e djathtë të gjoksit të viktimës nga e cila plagë vjen deri te vdekja tani e të ndjerës me inicialet A.H. nga Ferizaji”, ka bërë me dije Gjykata Themelore e Prizrenit, e cila edhe e ka shpallur fajtor dhe dënuar të akuzuarin Q.H. nga Ferizaj.

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër të martën kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve gjatë një vizite që po zhvillon menaxhmenti i UPZ-së në Gjirokastër.

Rektori i UPZ-së Prof. Ramë Vataj dhe ai i UEQGJ, Prof. Dr. Gëzim Sala e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe theksuan se do të kujdesën që ajo të jetësohet sa më parë.

Të dyja institucionet do të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar kontaktet direkte dhe bashkëpunimin kërkimor midis anëtarëve të departamenteve dhe fakulteteve të tyre respektive.

Aty theksohet se Universitetet që nënshkruajnë këtë marrëveshje impenjohen së bashku për të forcuar dhe zgjeruar marrëdhëniet e tyre, që kanë të bëjnë më shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin në projektet kërkimore në fushat e tyre respektive. Për këtë arsye të dy universitetet impenjohen në kryerjen e çdo lloj aktiviteti që nevojitet për përmirësimin e marrëveshjes në fjalë dhe të objektivave të saj, si dhe zgjerimin e tyre.

Në këtë marrëveshje parashihet t ëketë shkëmbimin e vizitave të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, të cilat kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave, përgatitjen e projekteve kërkimore në kuadër të programeve të ndryshme dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat me interes të përbashkët. Qarkullim të botimeve, materialeve akademike dhe informacionit për fusha të caktuara studimore dhe kërkimore të përfshira në marrëveshje dhe që kanë interes të përbashkët.

Shkëmbim reciprok i pedagogëve, kërkuesve dhe teknikëve për zhvillimin e aktiviteteve didaktiko – shkencore të integruara.

shkëmbim studentësh pasuniversitarë dhe personelit kërkimor ndërmjet dy universiteteve me qëllim ndjekjen e seminareve, ekzekutim të ushtrimeve laboratorike dhe përgjithësisht në realizimin e kërkimeve me perspektivën e kryerjes së disertacioneve sipas planifikimit të dy universiteteve.

Të vihen në funksion bashkërisht kurse studimi, diplomimi, kurse për mësimdhënie, master, doktoratura të nivelit të parë ose të dytë me mundësinë e lëshimit të titujve të përbashkët.

Vizita të anëtarëve të personelit didaktik – shkencor me synim zhvillimin e kërkimeve në sektorët e ndryshëm të veprimtarisë së të dy institucioneve në forcimin e lidhjeve mes departamenteve.

“Miqtë e Amerikës” i japin mirënjohje Ragip Begajt

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, ka pritur drejtuesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili në emër të shoqatës që drejton ka ndarë një mirënjohje për kryetarin Begaj, “për kontributin e dhënë në veprimtarin e shoqatës”.

“Kjo mirënjohje, ndahet për ju kryetar Begaj, për kontributin tuaj në veprimtarinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Po ashtu shprehi mirënjohjen time, për organizimin e ngjarjes “Faleminderit Norvegji” dhe për shpalljen “Qytetar nderi i Malishevës”, për ish ambasadorin amerikan Christopher Hill”, tha Rexhepi, me rastin e dhënies së mirënjohjes.

Pas falënderimit për këtë mirënjohje, kryetari Begaj, i përgëzoi shoqatën “Miqtë e Amerikës”, për angazhimin dhe veprimtarinë e tyre.

“Nuk është e lehtë të krijosh miq në botë, e në veçanti të krijosh miqësi me shtete, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj ne të gjithë, duhet të angazhohemi në krijimin e miqësive të reja dhe ruajtjen e atyre miqësive”, tha Begaj. /PrizrenPress.com/