Thaçi tregon se kush vendos për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Kryesia e subjektit të cilin ai e udhëheq do të vendos për zgjedhjen e presidentit, raporton “Zëri”.

“Ne rregullisht kemi mbajtur mbledhje. Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Thaçi, i cili shtoi si kjo mbledhje ishte mbledhje e rregullt.

“ Ne vazhdimisht kemi mbajtur mbledhje të partisë, kjo hyn në rendin e mbledhjeve të rregullta ku u bisedua për zhvillimet politike. Procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent edhe për neve edhe për ndërkombëtarët”, ka deklaruar Thaçi, transmeton “Zëri”.

Ai tha se beson që këtë javë do të mbahet mbledhja për president dhe se sipas tij, datën e cakton Kuvendi.

Thaçi po ashtu foli edhe për vendosjen e tendave në shesh nga opozita.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj, por besoj që kësaj here festa do të jetë më e madhe”, ka deklaruar Thaçi. Zëri/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit