“Miqtë e Amerikës” i japin mirënjohje Ragip Begajt

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, ka pritur drejtuesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili në emër të shoqatës që drejton ka ndarë një mirënjohje për kryetarin Begaj, “për kontributin e dhënë në veprimtarin e shoqatës”.

“Kjo mirënjohje, ndahet për ju kryetar Begaj, për kontributin tuaj në veprimtarinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Po ashtu shprehi mirënjohjen time, për organizimin e ngjarjes “Faleminderit Norvegji” dhe për shpalljen “Qytetar nderi i Malishevës”, për ish ambasadorin amerikan Christopher Hill”, tha Rexhepi, me rastin e dhënies së mirënjohjes.

Pas falënderimit për këtë mirënjohje, kryetari Begaj, i përgëzoi shoqatën “Miqtë e Amerikës”, për angazhimin dhe veprimtarinë e tyre.

“Nuk është e lehtë të krijosh miq në botë, e në veçanti të krijosh miqësi me shtete, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj ne të gjithë, duhet të angazhohemi në krijimin e miqësive të reja dhe ruajtjen e atyre miqësive”, tha Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit