8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Liderët e opozitës nuk tërhiqen deri në largimin e Qeverisë

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se prej sot në ora 14.00, partitë opozitare do të vazhdojnë protestën e vazhdueshme për siç ka thënë ai “kundër këtij regjimi, deri në largimin e kësaj qeverie”.
Ymeri: Kundër këtij regjimi, deri në largimin e kësaj qeverie

“Kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e cila do t’i shërbej protestës, posaçërisht për protestën e së shtunës”.

Ndërkaq kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se i fton të gjithë qytetarët që kundërshtimin ta shfaqim në shesh, për 24 orë.

Limaj: Ky regjim po vazhdon me shtypje

“Ftoj që të na bashkohen, në mënyrë paqësore. Kjo është rruga për kalimin në fazë tjetër”.

“Ky regjim jo që po reflekton, por po vazhdon me shtypje. Prandaj sot po kalojmë në fazën e kundërshtimi të përhershëm, deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues”, ka thënë Limaj.

E plotësuar: Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit.

Haradinaj: Etapë e re e kundërshtimit të kësaj qeverie

Ai tha se ky aktivitet i kundërshtimit është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura dhe do të jetë qëndrim i përhershëm në tenda deri në rrëzimin e Qeverisë.

Haradinaj tha se kanë marrë leje nga komuna për vendosjen e tendave.

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma do të mbajnë një konferencë për media lidhur me fillimin e protestave non-stop.

Telegrafi.com në bashkëpunimin me TV Dukagjinin do t’ua sjellë direkt transmetimin e konferencës.

Ndryshe, për të ndjekur konferencën kanë filluar të mblidhen edhe qytetarë në shesh, ndërsa është vërejtur edhe prani e shtuar e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Shënohet përvjetori i Masakrës së Dragaqinës në Suharekë

Sot shënohet përvjetori i masakrës së Dragaqinës, një ngjarje tragjike që ndodhi gjatë Luftës në Kosovë. Forcat serbe ekzekutuan 11 burra të fshatit Dragaqinë të...

Lajmet e Fundit