12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6374

Veseli, drejtorët e Mujës, i sistemon në Qeverinë e Isa Mustafës

0

Drejtorët e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, pas shkarkimit, nuk do të mbesin në pa punë. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, do të kujdeset që ata të sistemohen në poste të ndryshme në Qeverinë e Isa Mustafës.

RTV “Besa’ në Prizren nga burimet e sigurta brenda PDK-së, raporton se drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, tashmë është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Hasani ka pasur ofertë për këtë postë që dy muaj”, tregon burimi i RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Pjesë e Qeverisë së Isa Mustafës, pas shkarkimit, do të jetë edhe Nijazi Kryeziu, drejtor i Urbanizimit në Prizren.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se pass shkarkimit nuk do të “privilegjohen” vetëm drejtorët të cilët janë dënuar apo kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në fillim të muajt e ardhshëm do të shkarkohen gjashtë drejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës në Prizren. Shkarkimi i tyre, do të bëhet nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në gusht do të shkarkohen të gjithë drejtorët e PDK-së, që janë pjesë e Qeverisë së Mujës”, tregon burimi i portalit.

Qeveria e Mujës do të plotësohet me emra të rinj./PrizrenPress.com/

Enver Hoxha i Fevziut trajtohet në History Today

0

Shkruan: Albatros Rexhaj

Këto ditë, revista e ilustruar britanike History Today e cila që nga viti 1951 botohet çdo muaj, gjithnjë me synimin që një audience sa më të gjerë t’i prezantojë një interpretim serioz dhe autoritativ të historisë, në edicionin e vet online, ka paralajmëruar botimin e një shënimi për librin e Blendi Fevziut, të botuar së fundmi në anglisht me titullin “Enver Hoxha: The Iron Fist of Albania”.

Shënimi, për botimin në anglisht të librit të Fevziut, (Albania’s Executioner Unmasked), që do të botohet në volumin 66 të History Today (do të dalë në shitje më 8 gusht 2016)  është shkruar nga Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan të Romës (AUR), themeluar në vitin 1969. Duhet theksuar se ky universitet nuk është amerikan veç në emër, por është pjesë e pandashme e traditës amerikane të arsimit të lartë; ndër të tjera, duke u konsideruar si pjesë e District of Columbia (territori që s’i takon asnjë shteti federal amerikan, pasi aty është i vendosur kryeqyteti), ndërkaq selinë akademike e ka në Romë. AUR konsiderohet si vazhdimësi e natyrshme e përpjekjeve civile për të krijuar dhe rritur lidhjet midis Amerikës dhe Europës në angazhimin e përbashkët kundër fashizmit dhe të gjitha diktaturave tjera. Me fjalë të tjera, fjala është për një shënim/vlerësim serioz, nga një autoritet serioz, botuar në një revistë serioze, për më tepër, një revistë serioze ekskluzive për çështje të historisë, të njohur dhe të pranuar botërisht si e veçantë në mesin e botimeve të kësaj fushe.

Dhe jo pa qëllim e vë theksin në të gjitha këto pika, sepse, sipas mendësisë tonë arkaike, super-theksimi i epitetit “serioz” sikur ia rrit vlerën një gjëje, edhe pse, personalisht, mendoj se kjo është një marrëzi e jona e llojit të vet. Në rastin konkret, as History Todaydhe as Universiteti Amerikan në Romë as që lodhen shumë për atë nëse unë, apo dikush tjetër nga bota jonë shqiptare, i trajtojmë ata si “mjaftueshëm serioz” apo jo! Në frymën e traditës më të mirë akademike / intelektuale britanike dhe amerikane, ata merren veç me fakte. Dhe trajtimi i veçantë te libri i Fevziut për Enver Hoxhën përbën një fakt.

Si njëri prej atyre që, në vjeshtën e vitit 2014, u pata përshfirë në një debat (tipik) shqiptar rreth librave të Fevziut për Enver Hoxhën dhe Ahmet Zogun, përkundër faktit se, në ndërkohë, ka pasur mbi njëzet shkrime në gazeta e mediume botërore (përfshirë BBC, the Guardian etj) për librat e Fevziut, si dhe shënime personale në “Twitter” nga autoritete si Simon Montefiere, ish-gazetar dhe një nga autorët më të vlerësuar të asaj që quhetPopular History, nuk kam dashur që të komentoj rreth asnjërës prej tyre. Ato që të gjitha ishin shkrime/mendime/komente të botuara kryesisht në gazeta e forume, d.m.th janë brenda proveniencës profesionale të vetë Fevziut.

Ndërkaq, shënimi te History Today është një gjë krejtësisht tjetër.

Pos që është një revistë shumë serioze brenda fushës akademike të historisë, History Today paraqet edhe një nga shtyllat e traditës më të mirë intelektuale britanike. Themeluar nga Brendan Bracken, ministër i parë britanik i informacionit i pasluftës së Dytë Botërore, që, ndër të tjera, gjatë karrierës së vet ka shërbyer edhe nën Uinston Churchill-in, History Today ka nxjerrë edhe volumet prestigjioze History Review të dedikuara ekskluzivisht për audiencë akademike. Me një fjalë, History Today paraqet majat e asaj që mund ta cilësojmë si mendim serioz e shkencor në fushën bashkëkohore të historisë. Fakti që një revistë e tillë, që është institucion në vete, vendos të vlerësojë një vepër hulumtuese të njërit nga ne (Fevziu megjithatë është një nga ne), nuk është aspak diçka e vogël. Përkundrazi!

Dhe gjithë kjo më bëri të reflektoj për marrëzinë, thuajse komike, që rëndom i përfshin të gjitha debatet tona.

Në frymën e traditës (më të keqe) intelektuale shqiptare, debati i vitit 2014 rreth librave të Fevziut, shumë pak u përqendrua te vlera/rëndësia e mundshme e këtyre botimeve, por, çuditërisht, u fokusua rreth asaj nëse Fevziu, si gazetar, ka të drejtë të merret me këto tema dhe debati përfundoi te konstatimi (bizarr) se Fevziu paska lënë në hije punën e akademikëve të historisë. Për mua, në një formë, ky debat pati shpërfaqur prirjen e tonë të brendshme që shoqërinë tonë të vazhdojmë ta rregullojmë sipas normave tipike për diktatura apo regjime autoritare. Një gjë që vërtet është për keqardhje dhe dëshmon se, përkundër deklarimeve tona dhe veshjeve e paraqitjeve chic, ne vazhdojmë të jemi orientalë e monistë të fshehtë dhe se atë që e deklarojmë si mendim intelektual tonin, e kemi të cytur nga shtytje të ulta provinciale që buthojnë nga smira e xhelozia gati edhe primitive. Natyrisht, ky kualifikim nuk i përfshin të gjithë ata që u patën bërë pjesë e këtij debati, sepse p.sh reflektimet e Mustafa Nanos, Ardian Vehbiut e disa të tjerëve rreth kësaj teme, përmbanin ngacmime të dobishme intelektuale, të domosdoshme për çdo reflektim e analizë.

Gjatë debatit për librat e Fevziut, në shkrimet e mia, pata mbrojtur tezën se librat historikë të Fevziut duhen parë brenda zhanrit të vet unik, ajo që cilësohet si Popular History që është një lloj nënzhanri i asaj që bota e cilëson si Creative NonFiction. Asokohe, por edhe sot, tendencën për të parë Fevziun në petkun e dikujt që po ua marrka punën akademikëve të historisë apo po i lënka ata nën hije, më është dukur absurd, por edhe komik. Për më tepër, e kam përjetuar si dëshmi të hidhur se, si shoqëri, ne akoma lundrojmë në ujëra të trazuara, jashtë rrjedhave normale bashkëkohore që sot janë standart në botën normale.

Por Richard Hodges nuk ndikohet nga marrëzitë tona, sepse ai e ka fatin jetësor që të mos jetë pjesë e tyre. Në shënimin e vet, Richard Hodges asnjëherë nuk i referohet Fevziut si një historian, përkundrazi e cilëson ashtu siç është ai vërtet, një gazetar i politikës, por, gjithsesi, punën e tij te libri për Enver Hoxhën, Richard Hodges e vlerëson si “një përpjekje guximtare për ta analizuar këtë përbindësh (Enver Hoxhën)”. Richard Hodges po ashtu e pranon si të drejtë dhe korrekte metodologjinë krijuese të Fevziut; Hodges thekson se Fevziu është bazuar në memoare bashkëkohësish të Hoxhës, dokumente nga arkivi i shtetit shqiptar dhe në intervista me të mbijetuar nga kampet e internimit. Me fjalë të tjera, Richard Hodges nuk e lartëson Fevziun në piedestalin e historianit, siç u pat bërë temë një trajtimi të kotë te ne, por e vlerëson atë brenda proveniencës së tij si gazetar guximtar hulumtues, ndërkaq librin e Fevziut e vlerëson dhe e dallon si një pikë të domosdoshme reference për çdo studiues (akademik) serioz që në të ardhmen mund t’i qaset studimit të Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së tij.

Konsideroj se ky shënim te History Today përbën një lajm të mirë për të gjithë ne, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo Fevziu dhe libri i tij. Është një lajm i mirë për komunitetin intelektual në Shqipëri si dhe një hap më shumë drejt integrimit tonë kulturor e intelektual në habitatin tonë të natyrshëm, atë europian. Po ashtu do të duhej të përbënte një rast të mirë reflektimi për të gjitha marrëzitë e debateve tona, një rast i mirë që debateve të ngjashme, në të ardhmen, t’i qasemi më me shumë racionalitet dhe dashamirësi intelektuale për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, ne, që e cilësojmë veten intelektualë, deshëm apo nuk deshëm, krijojmë standartin (të mirë apo të keq) që, në heshtje, ndjekin të tjerët.

(Autori është shkrimtar. Ky shënim është krejtësisht personal)

Vargjet e zhgënjimit

0

(Sali Bytyçi, Në Moçalin e Shurrakëve, “Pjetër Bogdani”, Bruksel, 2016)

Nga Kosovare Krasniqi

Për poezinë e Sali Bytyçit kam shkruar edhe më parë, po edhe vëllimi i katërt me radhë i tij “Në Moçalin e Shurrakëve” nuk është i panjohur për mua, pasi poezitë e tij i kam lexuar edhe para se të botoheshin në një libër të veçantë.

Si lexues, anojmë nga poezia që na qetëson shpirtin, poezia që na bënë të ndihemi mirë, por në këtë rast nuk e kemi një privilegj të tillë çfarë e kishim me vëllimin paraprak “Dita që bart kot mbi shpinë” të poetit Sali Bytyçi. Në këtë vëllim të ri, duke nxjerrë në dritë përditshmërinë e jetës në Kosovë përmes vargjeve, poeti godet pamëshirë të keqen,revoltohet e këlthet kundër saj.

Përse i tërë ky mllef në vargjet e poetit? Sepse ëndrra e tij për një Kosovë të lirë dhe me perspektivë nuk u realizua. Imazhi i shtetit të Kosovës prishet në vazhdimësi nga banuesit e saj, po gjithsesi më shumë nga ata që e udhëheqin, që janë në krye të tij. Mosfunksionimi i asgjëje në Kosovë, dhe kur them këtë e kam fjalën për mosfunksionimin e shtetit, e shtyn poetin që mospajtimet e tij t’i hedhë në letër në formë të vargjeve.

Duke pasur parasysh jetën dhe vuajtjet e tij nga pushtuesi serb (qysh i ri i burgosur për shkak të kundërshtimit të sistemit ideologjik, po edhe përmes poezisë, edhe burgosjen tjetër gjatë kohës së luftës dhe pas saj) Sali Bytyçi u takon poetëve të cilët janë të lidhur ngushtë me tokën e vet, Kosovën, andaj s’kishte se si të qëndrojë duarkryq para këtij realiteti të shëmtuar. Këtu duhet të them se të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj kohe në të cilën po jetojmë, por pakkush ka guximin ta thotë të vërtetën ndër sy ashtu si shprehet në poezitë e Sali Bytyçit.

Vargjet për “Moçalin”

Përderisa gjatë viteve të para të pavarësisë së Kosovës mendonim se tashmë jeta do të niste për së mbari dhe bota po fillonte të na buzëqeshte (kujtojmë njohjet e shtetit të Kosovës), më vonë ndodh e kundërta. Në vend që të përfitonim nga ky fat i shumëpritur, siç është liria e Kosovës, në Kosovë u krijua një atmosferë e zymtë dhe e paperspektivë, me ç’rast vendi shndërrohet në moçal të paskrupullshmërisë së politikës. Një atmosferë e tillë ka frymëzuar vargjet e vëllimit me poezi “Në Moçalin e Shurrakëve”, në të cilin veçohen ironizimi dhe stigmatizimi që poeti u bën të këqijave njerëzore, po edhe bartësve të këtyre të këqijave. Dhe kur themi “të këqijat njerëzore” kemi parasysh mosdistancimin ndaj të këqijave, si gënjeshtra, pangopësia, korrupsioni, mashtrimet e të tjera. Ndërsa ne, me heshtjen tonë, kthehemi në njerëz që i “nderojnë” këto të këqija që veçse po na ngufasin.

Subjekti lirik poezisë së tij flet lirshëm në emër të së drejtës, duke u përballur me t[ keqen që na ka pllakosur si njerëz, por edhe si shoqëri:

Kur na shpëtuat nga i huaji

Caqet e goditjes i kishit të qarta

Tani

Si do të na shpëtoni nga Vetja

Kur Ne dhe e Keqja

Jonë  

Një

U bëmë[1]

Pesha e rëndë që e zotëron gjendjen në Kosovë ndihet në çdo varg të tij. Kosova në poezitë e tij bëhet “vend i gënjeshtrës”, “i korrupsionit”. Tek poezitë e këtij vëllimi, Sali Bytyçi nuk del si një poet që jep vetëm fjalë të mëdha, por ai përmes vargjeve të tij kërkon me ngulm nga shoqëria jonë, të luftohen të këqijat që na kanë përcjellë prej vitesh.

Për dallim nga vëllimet tjera me poezi, ky vëllim jep nota të theksuara revolte, një përplasje në mes asaj çfarë është Kosova dhe çfarë është pritur të ishte. Ky realitet çfarë po zotëron në Kosovë poetin e shqetëson. Kosova kthehet në një vend ku shitet çdo gjë:

Këtu shitet çdo gjë

Gurët e malit rëra e lumenjve

Diplomat e falsifikuara tenderët

Patriotizmi banal mish i gjallë

Më të pasurit

Ata që tregtojnë urrejtje[2]

Diku kam lexuar Viktor Hygo të thotë se “Liria fillon nga ironia”. Madje pikërisht edhe vargjet e Bytyçit karakterizohen nga satira, ndërsa ironia dhe sarkazmi bëhen ndër figurat kryesore në vargjet e këtij vëllimi.

Goditjen kryesore të kritikës së tij ai ia drejton politikës kosovare, mirëpo nuk i harron edhe njerëzit snobë, njerëzit e fjalëve boshe, të reklamave, demagogët, mashtruesit etj., po edhe si “personazhe”, me emra, si Sharovi Plak, Bubi, Litellqeni, Antinarcisi etj.,

Subjekti lirik i poezisë së tij demaskon edhe njerëzit të cilët me ndryshimin e rrethanave shpërfytyrohen duke u kthyer në të kundërtën e personalitetit të tyre:

Do dele të dëgjueshme deri dje

Kenkan kthye në llavë ujqish

Purgator që s’i shihet fundi

Për t’u parë fundi duhet dritë

           Dritë askund [3]

Pra, Kosova bëhet vendi i një të keqeje që nuk i shihet fundi, dhe poezia bëhet fusha kryesore ku ai shfaqë shqetësimin e tij.

Ëndrra dhe shpresa të shohë një Kosovë ashtu siç e kemi dashur të gjithë, poetit nga dita në ditë i shuhet. Prandaj, vëllimin e tij e përmbyllë me një poezi, në të cilën subjekti lirik këshillon të iket sa më larg “vendit të gënjeshtrës”, me të cilën poeti e metaforizon Kosovën:

Ik

Sa më larg

Ik

Kokën mos e kthe pas[4]

Ndërtimi i vargjeve

Fryma bashkëkohore dhe realiste që përcjell poeti tek lexuesi në gjashtë ciklet e vëllimit na jep të drejtë që poetin Sali Bytyçi me të drejtë ta quajmë poet realist të kohës.

Poeti në vëllimin e tij përdor llojet nga më të ndryshmet të vargjeve. Ajo që të bën përshtypje është fakti se në tërë vëllimin ka poezi të shkurtra, por ka edhe nga ato poezi që janë fare të shkurtra, me dy-tre vargje. Arsyeja pse poeti e krijon një poezi të tillë të shkurtër është reagimi i drejtpërdrejtë ndaj fenomeneve negative që shfaqen në shoqërinë tonë.

Në disa poezi ndodh edhe përsëritja e fjalëve, por në pozicione të ndryshme, si:

Shkruan

 e

 fshin

 ideologji

ideologji fshin e shkruan [5]

Përsëritjet poezisë i japin një ritëm të veçantë.

Ndër figurat tjera me të cilat ndërtohen poezitë, e veçantë është edhe figura e paradoksit, që bëhet pjesë e shumë poezive të këtij vëllimi:

Bilbili pall

Gomari cicëron

           Breshka del në maratonë [6]

Me një fjalë poeti Bytyçi arrin që strukturën e vargut të tij ta krijojë me vargje sa më të shkurtra si dhe ta pajisë me figurshmëri të pasur stilistike.

Përfundim

Është bërë dukuri nga kritikët që poetët shqiptarë të krahasohen me poetë botërorë. Të them të drejtën, kjo mënyrë krahasimi nuk më pëlqen.

Pse?

Sepse unë mendoj që çdo poet në krijimtarinë e tij është vetvetja, ka stilin e tij të të shkruarit. Edhe poeti Sali Bytyçi tashmë ka krijuar fuqishëm përvojën e vet poetike dhe stilin e tij poetik.

Në vëllimin e tij “Në Moçalin e Shurrakëve” poeti Bytyçi arrin të depërtojë dhe të godasë thellë degjenerimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë kosovare, po edhe llumin ku është zhytur politika kosovare.

Poezitë e këtij vëllimi janë dëshmi reale e kësaj kohe nëpër të cilën kalojmë dhe poeti jo rastësisht ka zgjedhur një titull paksa të vrazhdë për librin e tij. Ndoshta është i tepruar pak, megjithëse ka një të vërtetë të hidhur aty.

Studiuesit kanë vërejtur se fenomeneve negative shoqërore poeti u qaset kryesisht përmes ironisë dhe sarkazmit. Sipas studiuesit Bedri Zyberaj, përmes poezisë së poetit Sali Bytyçi “ironizohen të metat, dobësitë dhe sidomos veset e njeriut bashkëkohor të hapësirës sonë”. Ndërsa studiuesi Jeton Kelmendi vëren: “Përderisa duket se koha është e atyre që poeti i konsideron të padenjë, Sali Bytyçi i kundërvihet kohës, por jo asaj normale, por kohës së atyre që pandërgjegjshëm deformojnë zhvillimet normale”.

Pra, për ta përmbyllur shkrimin tim, poeti Sali Bytyçi në këtë vëllim të ri poetik në qendër të vëmendjes vë të keqen njerëzore, të cilën përmes ironisë dhe sarkazmit e godet pamëshirë. Po kjo e keqe tani është e kthyer në art, në vargje të bukura, të cilat lexuesi nuk i harron lehtë.

[1] Sali Bytyçi, Në Moçalin e Shurrakëve, “Pjetër Bogdani”, Bruksel, 2016 , f.11.

[2] Po aty, f. 14.

[3] Po aty, f.88.

[4] Po aty, f. 100

[5] Po aty, f. 21.

[6] Po aty, f. 71.

Sërish shembje dheu në Korishë të Prizrenit, banorët largohen nga shtëpitë (Video)

0

Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri, mbrëmë kanë shkaktuar panik në lagjen e Rexhajve në Korishë të Prizrenit, me ç’rast familjet janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të shembjes së dheut.

Kryefamiljari Labinot Rexhaj tregon për momentet e frikshme që kishte kaluar ai së bashku me familjen e tij, kur si pasojë e të reshurave të shiut një pjesë e dheut që po shembet vazhdimisht kishte depërtuar edhe në shtëpinë e tij. Sipas tij, përkundër disa tentativave të organeve komunale, nuk është punuar shumë në pastrimin e dheut që po shembet në këtë pjesë të Korishes.

Rexhaj thotë se si pasojë e vërshimeve nga uji dhe shembjes së dheut që kanë depërtuar edhe nëpër dhoma të shtëpisë, janë dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektro-shtëpiake dhe gjësende të ndryshme.

Destan Rexhaj, banor tjetër i kësaj lagje, thotë se nga rreziku i shembjes së dheut dhjetëra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ai apelon tek organet kompetente komunale dhe të tjera, që të merren masa urgjente në sanimin e gjendjes, pasi që si pasojë e shembjes së dheut mund të ndodh ndonjë tragjedi për këta banorë, sepse në çdo kohë jemi të rrezikuar.

Kohëve të fundit për lagjen e Rexhajve në Korishë është shkruar e folur shumë rreth një kontesti pronësor ndërmjet dy familjeve, gjë që ka shkaktuar pengesa në intervenimin e organeve kompetente për të larguar dheun që po shembet çdo ditë e më tepër, apo në vendosjen e mureve mbrojtëse. /TV Prizreni

SHIU I MBRËMSHËM SOLLI SËRISH RRËSHQITJE TË DHEUT NË KORISHË, BANORËT NË PANIK LARGOHEN NGA SHTËPITË E TYREShiu i rrëmbyeshem dhe breshëri, mbrëmë kanë shkaktuar panik në lagjen e Rexhajve në Korishë, me ç’rast familjet janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të shembjes së dheut. Labinot Rexhaj kryefamiljar , tregon për momentet e frikshme që kishte kaluar ai së bashku me familjen e tij , kur si pasojë e të reshurave të shiut një pjesë e dheut që po shembet vazhdimisht kishte depërtuar edhe në shtëpinë e tij. Sipas tij , përkundër disa tentativave të organeve komunale, nuk është punuar shumë në pastrimin e dheut që po shembet në këtë pjesë të Korishes. Zotëri Rexhaj, thotë se si pasojë e vërshimeve nga uji dhe shembjes së dheut që kanë depërtuar edhe nëpër dhoma të shtëpisë , janë dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroshtëpiake dhe gjësende të ndryshme. Destan Rexhaj, banor tjetër i kësaj lagje, thotë se nga rreziku i shembjes së dheut dhjetëra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre . Ai apelon tek organet kompetente komunale dhe të tjera, që të merren masa urgjente në sanimin e gjendjes, pasi që si pasojë e shembjes së dheut mund të ndodh ndonjë tragjedi për këta banorë, sepse në çdo kohë jemi të rrezikuar, theksoi ai. Kohëve të fundit për lagjen e Rexhajve në Korishë është shkruar e folur shumë rreth një kontesti pronësor ndërmjet dy familjeve, gjë që ka shkaktuar pengesa në intervenimin e organeve kompetente për të larguar dheun që po shembet çdo ditë e më tepër, apo në vendosjen e mureve mbrojtëse…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 29. Juli 2016

“Jam e diplomuar, por bëj filma porno”

0

Ajo njihet për fansat si Carly Rae Summers.

Por në jetën reale quhet Jade dhe është një 23-vjeçare e diplomuar për modë.

Megjithatë ajo është aktore filmash porno dhe e pranon se ndonjëherë seksi me meshkujt me penis të madh është i dhimbshëm dhe e lëndon.

Ajo thotë se është feministe dhe se që kur ka nisur këtë karrierë, besimi i saj tek imazhi i trupit është rritur.

Megjithatë ajo fiton më pak se 10 sterlina në orë dhe ndonjëherë xhirimet zgjasin deri në 14 orë dhe i duhet të fluturojë në Evropë për filmat.

Mamaja i sheh filmat dhe i jep këshilla.

“Pornoja më ka ndryshuar jetën. Dikur tentoja të bëja miq, por nuk mundesha. Qaja çdo ditë dhe isha në një depresion të rëndë”.

“Pastaj i hyra kësaj rruge dhe tani njerëzit më thonë se jam e bukur”.

Britanikja ka studiuar për modë në Mançester.

Ajo thotë se ka ambicie për t’u bërë aktore e madhe pornoje, edhe pse e pranon se është e vështirë.

I dashuri e ka lënë për shkak të këtij zanati dhe ajo e pranon se nuk i mban dot të dyja, pornon dhe një të dashur.

Punonjësi i hotelit trulloset nga të pasmet e saj seksi… (Foto)

0

Fotoja e punonjësit të këtij hoteli flet vetë.

Ai u trullos nga të pasmet e aktores Kelly Rohrbach.

26-vjeçarja po xhiron për filmin ‘Bayëatch’, ku i duhet të luajë personazhin e krijuar nga Pamela Anderson.

Kelly Rohrbach

Erërat e fuqishme rrëzojnë një plep të madh në Marash të Prizrenit (Video)

0

Në orët e mbrëmjes se djeshme në Prizren ka rënë shi dhe breshër. Shiu është përcjell me erëra të fuqishme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të komunës.

Këto erëra kanë rrëzuar një plep të madh në Parkun e Marashit, duke rënë në tarracën e restaurant “Mulliri”, me ç’rast në masë të madhe është dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e inventarit.

Pronari i objektit, Shyqyri Çela thotë se plepi është rrëzuar për një kohë të shkurtër pas një intensiteti të lartë të, duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute.

Ai thotë se nga rrëzimi i plepit janë dëmtuar tavolina, karrige , muri, si dhe një pjesë e tarracës, ndërsa janë këputur edhe shumë tela të energjisë elektrike.

Pronari i këtij lokali apelon tek organet kompetente komunale që në afat sa më të shkurtër, në zonën e Marashit të angazhohen në krasitjen e drunjtëve, të cilët gjatë erërave të ngjashme po paraqesin rrezik për qytetarët të cilët në numër të madh lëvizin në këtë vend të veçantë të Prizrenit.

Gjatë kohës sa ne ndodheshim në vendngjarje, për të verifikuar gjendjen dhe dëmet nga rrëzimi i këtij plepi kishin dalur edhe zyrtarë të sektorit të mjedisit të drejtorisë komunale të shërbimeve publike. /TV Prizreni

ERA E FUQISHME RRËZON NJË PLEP TË MADH NË MARASHSi pasojë e erës së fuqishme që ka përcjellë shiun dhe breshërin pak para mbrëmjes së fundit në Prizren, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të komunës. Se sa ka qenë e fuqishme kjo erë dëshmon më së miri rrëzimi i një plepi të madh në Parkun e Marashit, duke rënë në tarracen e restaurant “ Mulliri” me ç’rast në masë të madhe është dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e inventarit. Pronari i objektit , Shyqyri Çela, thotë se plepi është rrëzuar për një kohë të shkurtër pas një intensiteti të lartë të erës, duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Pronari Çela , thotë se nga rrëzimi i plepit janë dëmtuar tavolina, karrige , muri si dhe një pjesë e tarracës, ndërsa janë këputur edhe shumë tela të energjisë elektrike. Pronari i këtij lokali apelon tek organet kompetente komunale që në afat sa më të shkurtër , në zonën e Marashit të angazhohen në krasitjen e drunjëve , të cilët gjatë erërave të ngjashme po paraqesin rrezik për qytetarët të cilët në numër të madh levizin në këtë vend të veçantë të Prizrenit. Gjatë kohës sa ne ndodheshim në vendngjarje, për të verifikuar gjendjen dhe dëmet nga rrëzimi i këtij plepi, kishin dalur edhe zyrtarë të sektorit të mjedisit të drejtorisë komunale të shërbimeve publike….

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 29. Juli 2016

Zambaku i Prizrenit fton kompozitorët

0

Organizatori i edicionit të 28 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit” i fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë në edicionin e 28 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, për të dëshmuar bukurinë e këngës së vjetër qytetare, për të dëshmuar se kënga e bukur qytetare mundet dhe duhet t’i mbijetojë kohës.

Konkursi mbetet i hapur deri më 7 gusht.

Përveç për këngët fituese organizatori do të përkujdeset edhe për honoraret e të gjithë kompozitorëve dhe orkestruesve të këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 28 si dhe për të gjithë ata që do të japin kontributin për organizmin dhe mbarëvajtjen e festivalit, rikujton organizatori i këtij festivali në thirrjen që ua drejton kompozitorëve shqiptarë.

Festivali i Këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i cili u themelua në vitin 1986 nëpër vite ishte i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptarë, në qytetin Prizrenit, dhe i tillë vazhdon të mbetet.

Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, për vendin e dytë shpërblimi do të jetë 300 euro dhe për të tretin 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe në shumën prej 300 euro. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Shtiu gjatë dasmës, vetë e dorëzon kallashnikovin

0

Rreth orës 12:05, Policia e Suharekës është informuar se në fshatin Savrovë ka të shtëna me armë zjarri. Pas daljes në terren është bërë e ditur se krismat ishin dëgjuar nga një shtëpi, ku po bëhej dasmë, shkruan PrizrenPress.

Pasi është kontaktuar i zoti i shtëpisë dhe është njoftuar për prezencën e policisë, ai pa hezitim e ka dorëzuar një kallashnikov me 5 fishekë, një gëzhojë dhe një pistoletë të kalibrit 9mm me 64 fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarit të lëshohet urdhri për ndalim policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët e rajonit që të tregojnë përmbajtje në përdorimin e armëve të zjarrit në çfarëdo rrethane, në të kundërtën të gjithë shkelësit e ligjit do të vihen para drejtësisë. /PrizrenPress.com/

Rrahje masive në një hotel të Dragashit, përdoren edhe thika

0

Policia Rajonale e Prizrenit njofton se rreth orës 05:00 në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash ka ndodhur një përleshje në mes të katër personave, të gjithë të dyshuar ngase në një mënyrë ose tjetër kanë qenë të përfshirë në rrahje ku është përdor një thikë, shkruan PrizrenPress.

Dy të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e shëndetit në Dragash e më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për shkak të natyrës së lëndimeve, ndërsa dy të tjerë, pas përfundimit të rrahjes kthehen në dhomën e hotelit në të cilën ishin vendosur tre ditë më parë për pushime.

Pasi kishte arritur policia në hotel, këta të dyshuar tentojnë të ikin duke kërcyer nga tarraca e hotelit mirëpo kapën dhe arrestohen.

Dyshohet se motivi i krejt ngjarjes mund të jetë një lidhje e njërit nga të dyshuarit me një vajzë. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/