11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 638

Gjilani fitore me përmbysje ndaj Ballkanit

0

Gjilani ka fituar me përmbysje kundër Ballkanit të dielën në kuadër të Javës së njëzetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e një me golin e Tolajt, por skuadra vendase fillimisht e ka barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e katërt me Jarovic e pastaj i njëjti futbollist e ka shënuar edhe golin e fitores në kohën shtesë.

Pas këtyre rezultateve, Ballkani është i dyti me tridhjetë e gjashtë pikë, ndërsa Gjilani gjendet në vendin e pestë me njëzet e shtatë pikë.

Liria e nis me barazim sezonin pranveror

0

FC Liria e Prizrenit ka filluar sezonin pranveror në Ligën e Parë me një barazim 0:0 ndaj FC Besa Peja, në një ndeshje të fortë dhe të luftuar në stadiumin e Pejës.

Përkundër mungesave të rëndësishme si Fiton Hajdari, Mateo Qarri, Roni Gashi dhe Drilon Hodaj, ekipi prizrenas arriti të sigurojë një pikë të vlefshme si mysafir.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, rrjetat mbetën të paprekura deri në fishkëllimën e fundit./PrizrenPress.com/

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

0

Olly është shpallur fituesi i Festivalit Muzikor të Sanremos 2025. Kantautori 23-vjeçar nga Xhenova fitoi me këngën “Balorda nostalgia” (“Nostalgji e marrë”), që e ka shkruar dhe kompozuar së bashku me Pierfrancesco Pasini dhe JVLI,  të cilët janë kujdesur edhe për produksionin.

“Është një nga ato gjërat që duket joreale kur ndodh, por jam shumë i lumtur për fitoren. Është absurde, por ndodhi,” u shpreh artisti pasi u shpall fitues i Sanremos me 31 për qind të votave të publikut.

Në vend të dytë u rendit Lucio Corsi me këngën “Voglio essere un duro” (“Dua të jem i ashpër”), ndërsa vendin e tretë e zuri Brunori Sas me “L’albero delle noci” (“Pema e arrave”).

Festivali i 75-të i Këngës Italiane u zhvillua për 5 net në teatrin “Ariston”.

Fituesi Olly do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2025.

Sanremoja u ndoq nga publiku shqiptar në transmetimin e saj drejpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit./rtsh.al/

Numërohen 53.96% e votave, KQZ jep informacionin më të fundit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në përfundim të ditës së shtunë janë numëruar 53.96% e vendvotimeve, ose 1,367 nga gjithsej 2,533 vendvotime.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025) janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, përcjell PrizrenPress.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 11 Qendra Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, më 16 shkurt, në orën 16:00, numërimi pritet të nisë edhe në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, përfundon njoftimi i KQZ-së./PrizrnPress.com/

Vidhet një furgon në Atmaxhë të Prizrenit

0

Një  furgon  është vjedhur në  Atmaxhë të Prizrenit.Sipas policisë, në furgon pronari kishte edhe pajisje të punës.

Raporti I policisë

“VJEDHJE E AUTOMJETIT- Atmaxhë, Prizren/14.02.2025-23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur automjeti i ti Furgon ngjyrë e bardhë me targa vendore. Sipas ankuesit në automjet kishte pajisje të ndryshme pune. Rasti në hetime.”

Policia shqiptoi 1590 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1590 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 29 me dëme materiale.

 

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Mjekët thonë se një person u soll pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

0
Policia ka nisur hetimet rreth një rast në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20.

Sipas raportit 24 orësh, një person ishte sjellur pa shenja jete nga familjarët e tij në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

Organet e rendit, theksojnë se të paktën kështu kishin deklaruar mjekët e këtij institucioni, duke mos dhënë më shumë informacione.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në pesë gradë Celsius

0
Në njoftimin e IHMK-së, shkruan se temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3 e deri 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

0

Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja e teprojnë

Kur ti dhe ai nisët të dilni fillimisht donit të rrinit gjithë kohës me njëri-tjetrin apo jo? Të darkonit bashkë, një xhiro nëpër qytet me duar të kapura dhe pastaj netët e zjarrta në shtrat…

E kemi fjalën për periudhën kur ti mendoje se kishe në krah njeriun më të dashur në botë, atë perfektin me të cilin ngjisje kaq shumë! Kur ai, ende s’e kishte shfaqur xhelozinë dhe as skenat e panevojshme.

Që në takimin e radhës ta keni një ide se cili fshihet pas asaj fytyre naive, po ju prezantojmë me shenjat më xheloze të horoskopit.

1. Gaforrja

Një gaforre në shumicën e kohës nuk është e sigurt për dashurinë e partnerit. Gaforret janë po aq xhelozë sa miqtë e tyre Peshqit dhe Akrepi. Ata thjesht dinë ta fshehin mirë diçka të tillë. Nga një lidhje ata kërkojnë siguri, përkëdhelje dhe diçka që përkrah mirë guaskën e tyre.

2. Luani

Thuhet se në dashuri Luanët janë besnikë dhe kanë nevojë të paparë të dinë të njëjtën gjë për partnerin e tyre. Vëmendja dhe përkushtimi është shumë i rëndësishëm për ta. Është e thjeshtë të bësh xheloz dikë të shenjës së Luanit, të cilët mund të bëhen edhe të pamëshirshëm nëse shohin që partneri i tyre është i përqendruar diku tjetër ku s’është ai.

3. Virgjëresha

Ato nuk janë vetëm kritike të të tjerëve, por edhe të vetes. Kjo analizë konstante që bëjnë i çon detyrimisht drejt xhelozisë dhe mendimeve të tepruara. Është e thjeshtë për to të bëhen paranojakë apo të imagjinojnë skenare tradhtie.

4. Akrepi

Nëse një akrepi i është fiksuar se po e tradhëtoni, është e pamundur t’ju falë. Si hetues të mirë që janë, Akrepët janë të fiksuar pas gjërave që mendojnë se u përkasin vetëm atyre. Për ta ndihmuar partnerin e kësaj shenje, tregojini që jeni të devotshëm dhe shfaqini siguri.

5. Peshqit

Peshqit janë shenja më emocionale kështu që ata mund të bëhen xhelozë fare lehtë në një lidhje. Aq më tepër nëse mendojnë se marrëdhënia e tyre po kërcënohet. Komunikoni dhe kaloni kohë cilësore që ata të qetësohen. /Telegrafi/

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1628130304512276

KQZ: Nga ora 16:00 filloi numërimi i votave edhe në Mamushë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se aty janë pesë qendra të votimit.

“Sot, në orën 16:00, në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mamushës ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

“Në këtë komunë, numri i vendvotimeve të rregullta në të cilat është zhvilluar procesi i votimit është 5 vendvotime”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të shtunën në ora 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Burime të Nacionales kanë bërë me dije se sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, ulëset i kanë siguruar Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Petrit Hajdari, Ferat Shala, Abelard Tahiri, Mergim Lushtaku dhe Rrahman Rama.

Megjithatë, votat e nevojshme mund t’i marrin edhe Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Kujtim Gashi, Artan Behrami, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Isak Neziri apo Xhevahir Geci.

Ulëset, sipas Nacionales, i kanë siguruar edhe Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu – Shoshi.

Në garë, ende janë Eliza Hoxha, Kosovare Murseli, Valdete Idrizi, Arbnora Salihu dhe Kristina Gashi Bytyçi.

Mbi votat e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Nacionale raportoi edhe gjatë së premtes.

PDK mbi 180 mijë vota

Sipas rezultateve preliminare, tashmë dihet se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit duke marrë 22.05 për qind të votave apo 184 mijë e 499.

PDK pritet të ketë rreth 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sipas këtyre rezultateve.

Vetëvendosje që doli e para me rreth 40 për qind, si parti e parë i takon të formojë institucionet, si rregull ligjor e kushtetues. Megjithatë, Bedri Hamza e ka bërë të qartë se nëse partia e Albin Kurtit dështon ta ndërtojë qeverinë, PDK e merr përsipër këtë gjë.

 

Më poshtë, gjeni deklaratën e tij të plotë lidhur me këtë çështje, të dhënë në një intervistë gjatë së enjtes në “Pressing”:

“Për PDK-në është rezultat për t’u vlerësuar. VV është e para në vota…çka është karakteristike e këtyne zgjedhjeve partia në pushtet ka lyp referendum dhe 500 mijë vota, e ata s’ia kanë dhënë. Qytetarët kërkuan ndryshim, dhe numrin më të madh e kanë fituar partitë në opozitë.

Bazuar në ligje e kushtetutë i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet. Është tepër e rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike të mos ketë vakum institucionalë. Presim që institucionet të krijohen në afat optimal.

Nuk është se ne detyrimisht, domosdoshmërisht e me çdo kusht presim që të jemi qeveria, mirëpo e kam shpreh gatishmërinë, dhe jam konsitent, që për neve nëse partia e parë nuk arrin për çfarëdo arsye me i kriju institucionet, ne e marrim atë përgjegjësi.

Më e preferueshme edhe më e lehtë për ne është harmonizimi i programeve me partitë që kanë qenë në opozitë”.