14.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

Olly është shpallur fituesi i Festivalit Muzikor të Sanremos 2025. Kantautori 23-vjeçar nga Xhenova fitoi me këngën “Balorda nostalgia” (“Nostalgji e marrë”), që e ka shkruar dhe kompozuar së bashku me Pierfrancesco Pasini dhe JVLI,  të cilët janë kujdesur edhe për produksionin.

“Është një nga ato gjërat që duket joreale kur ndodh, por jam shumë i lumtur për fitoren. Është absurde, por ndodhi,” u shpreh artisti pasi u shpall fitues i Sanremos me 31 për qind të votave të publikut.

Në vend të dytë u rendit Lucio Corsi me këngën “Voglio essere un duro” (“Dua të jem i ashpër”), ndërsa vendin e tretë e zuri Brunori Sas me “L’albero delle noci” (“Pema e arrave”).

Festivali i 75-të i Këngës Italiane u zhvillua për 5 net në teatrin “Ariston”.

Fituesi Olly do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2025.

Sanremoja u ndoq nga publiku shqiptar në transmetimin e saj drejpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit./rtsh.al/

Më Shumë

Qentë endacakë “pushtojnë” hyrjen e Spitalit të Prizrenit

Një grumbull qenësh endacakë janë parë mbrëmjen e sotme në hyrje të Spitalit të Prizrenit. Kjo ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë...

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Lajmet e Fundit