Gjilani fitore me përmbysje ndaj Ballkanit

Gjilani ka fituar me përmbysje kundër Ballkanit të dielën në kuadër të Javës së njëzetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e një me golin e Tolajt, por skuadra vendase fillimisht e ka barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e katërt me Jarovic e pastaj i njëjti futbollist e ka shënuar edhe golin e fitores në kohën shtesë.

Pas këtyre rezultateve, Ballkani është i dyti me tridhjetë e gjashtë pikë, ndërsa Gjilani gjendet në vendin e pestë me njëzet e shtatë pikë.

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit