9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 639

Mungesa e debateve dhe rezultati zhgënjyes i zgjedhjeve

0

Qazim Thaçi

Rezultati i zgjedhjeve nuk i ka kënaqur të gjitha partitë politike. Disa prej tyre kanë pritur më shumë nga këto zgjedhje. Po pse ndodhi kjo? Një nga faktorët kryesorë për këtë zhgënjim është mungesa e debateve televizive.

Debatet televizive janë të rëndësishme për qytetarët, pasi ato u ofrojnë mundësinë për të parë realitetin e secilit kandidat. Në këtë mënyrë, votuesit mund të bëjnë një zgjedhje më të informuar dhe më arsyeshme. Këtë herë, në Kosovë nuk kanë munguar debatet, por ato ishin debate të analistëve, të cilat, pavarësisht profesionalizmit të tyre, nuk janë të afta të ndryshojnë mendimin e votuesve.

Ka pasur nevojë për debate të drejtpërdrejta mes kandidatëve, sepse në tubimet elektorale vijnë kryesisht anëtarë të partive që i organizojnë ato. Nëse do të ishin organizuar debate televizive, qytetarët do të kishin mundësinë të shihnin aftësitë e kandidatëve dhe kjo do të ndihmonte në formimin e një mendimi më të informuar dhe të drejtë për të votuar.

Përkundër kësaj, rezultati i zgjedhjeve ka sjellë një lloj zhgënjimi, por nuk është aspak e befasishme që fuqitë vendosëse, si SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, do të kenë një ndikim të caktuar. Megjithatë, metodat e fushatës që nuk përfshijnë debate të drejtpërdrejta nuk japin rezultate të mira. Po të ishin organizuar debate të drejtpërdrejta, ato do të kishin ndihmuar në identifikimin e kandidatëve më të mirë dhe besoj se rezultatet do të kishin qenë më të drejta.

Kjo mund të duket si një paragjykim, por shumë sinjale dhe deklarata të liderëve të subjekteve politike sugjerojnë se kjo është një nga arsyet e këtij rezultati. Po ashtu, mungesa e debatit dhe e gazetave të shtypura ka ndikuar në mënyrën si qytetarët janë informuar. Në shtetet ku gazetat e shtypura janë ende të pranishme, ato kanë një ndikim të dukshëm në formimin e opinionit të qytetarëve.

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset dhe të tjerët që po luftojnë ende

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2 mijë e 533. Derisa ka kohë që rezultatet e këtij numërimi të bëhen publike, Nacionale ka mësuar se janë 17 persona brenda Partisë Demokratike të Kosovës që veçse e kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Burime të Nacionales kanë bërë me dije se sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, ulëset i kanë siguruar Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Petrit Hajdari, Ferat Shala, Abelard Tahiri, Mergim Lushtaku dhe Rrahman Rama.

Megjithatë, votat e nevojshme mund t’i marrin edhe Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Kujtim Gashi, Artan Behrami, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Isak Neziri apo Xhevahir Geci.

Ulëset, sipas Nacionales, i kanë siguruar edhe Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu – Shoshi.

Në garë, ende janë Eliza Hoxha, Kosovare Murseli, Valdete Idrizi, Arbnora Salihu dhe Kristina Gashi Bytyçi.

Mbi votat e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Nacionale raportoi edhe gjatë së premtes.

PDK mbi 180 mijë vota

Sipas rezultateve preliminare, tashmë dihet se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit duke marrë 22.05 për qind të votave apo 184 mijë e 499.

PDK pritet të ketë rreth 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sipas këtyre rezultateve.

Vetëvendosje që doli e para me rreth 40 për qind, si parti e parë i takon të formojë institucionet, si rregull ligjor e kushtetues. Megjithatë, Bedri Hamza e ka bërë të qartë se nëse partia e Albin Kurtit dështon ta ndërtojë qeverinë, PDK e merr përsipër këtë gjë.

 

Më poshtë, gjeni deklaratën e tij të plotë lidhur me këtë çështje, të dhënë në një intervistë gjatë së enjtes në “Pressing”:

“Për PDK-në është rezultat për t’u vlerësuar. VV është e para në vota…çka është karakteristike e këtyne zgjedhjeve partia në pushtet ka lyp referendum dhe 500 mijë vota, e ata s’ia kanë dhënë. Qytetarët kërkuan ndryshim, dhe numrin më të madh e kanë fituar partitë në opozitë.

Bazuar në ligje e kushtetutë i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet. Është tepër e rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike të mos ketë vakum institucionalë. Presim që institucionet të krijohen në afat optimal.

Nuk është se ne detyrimisht, domosdoshmërisht e me çdo kusht presim që të jemi qeveria, mirëpo e kam shpreh gatishmërinë, dhe jam konsitent, që për neve nëse partia e parë nuk arrin për çfarëdo arsye me i kriju institucionet, ne e marrim atë përgjegjësi.

Më e preferueshme edhe më e lehtë për ne është harmonizimi i programeve me partitë që kanë qenë në opozitë”.

 

 

 

Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”

0

Quhet Çamerie Mazreku dhe është nga qyteti i Malishevës.

Ajo ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”.

Kështu, ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet si ‘software engineer’ në kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX.

Vlen të theksohet se Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në “Columbia University” në Nju-Jork, me noten më të lartë në drejtimi “Shkenca Kompjuterike”. /Albinfo.ch

Lokalizohet zjarri në Brezovicë, zjarrfikësit në gatishmëri në rast se shembet objekti

0

Sot në Brezovicë, një hotel është djegur i tëri.

Kështu kanë bërë të ditur zjarrfikësit, ku thuhet po ashtu se zjarri është lokalizuar, mirëpo ekziston rreziku që të shembet objekti, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 10:30, policia na ka njoftuar për një zjarr në një restorant në Brezovicë. Pasi kemi marr lajmin, zjarrfikësit janë nisur me një cisternë dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur t’iu ndihmojnë zjarrfikësve që kanë qenë prezent këtu. Pastaj ka ardhur edhe ekipi tjetër, dhe për momentin zjarri është lokalizuar, dhe po presim pasi ka mundësi që të shembet objketi për shkak që është djegur tërësisht, për këtë arsye po rrimë në gjendje gatishmërie. Shkaku ende nuk është bërë e ditur”, thanë zjarrfikësit.

E rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Dukagjini përmbys Suharekën dhe merr tri pikë

0

Suhareka ka pësuar humbje në fushën e vet ndaj Dukagjinit me rezultat 1-2, në ndeshjen e xhiros së njëzetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ani pse vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Susurit në kohën shtesë të pjesës së parë, nuk ia kanë arritur ta mbrojnë avantazhin.

Në pjesën e dytë, Dukagjini ka reaguar dhe e ka siguruar fitoren falë dy golave të Mërlakut.

Pas kësaj ndeshje, Suhareka gjendet në vendin e pestë në tabelën e kryesuar nga Drita, ndërsa Dukagjini pozicionohet në vendin e shtatë.

Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet edhe përballja mes Prishtinës dhe Dritës.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

0

Hapja zyrtare e Muzeut të Nënë Terezës në Prizren do të realizohet të hënën më 17 shkurt 2025, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në agjendën e publikuar për këtë përvjetor, Komuna e Prizrenit ka njoftuar edhe për hapjen e këtij muzeu, që realizohet në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas organizatorëve, pas restaurimit dhe funksionalizimit, muzeu në fjalë është gati për vizita dhe aktivitete kulturore.

Foto: MKRS

Edona Rugova nga CHwB Kosova, javë më parë, pati sqaruar se Muzeu, si pjesë e peizazhit kulturor të Qendrës Historike të Prizrenit, i dedikohet jetës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës.

“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj”, ka deklaruar ajo.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.

Kjo ngase historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë. Projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Foto: MKRS

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, raporton Telegrafi.

Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.

Foto: MKRS

Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/

 

Koalicioni AAK-Nisma, në zgjedhjet e 9 shkurtit është tkurrur në Prizren për 1,450 vota

0

Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar rezultatin që koalicioni AAK-Nisma ka arritur më 9 shkurt.

Në analizën e tij, ai ka treguar komunat ku është tkurru ky koalicion.

Ai ka përmendur edhe komunat ku ky koalicion ka pasur rritje.

“AAK NISMA janë tkurrë gjithashtu nga niveli i vitit 2021. Vendet që më së shumti janë tkurrë janë: Gjakova -3,100 vota; Obiliqi -1,738 vota; Suhareka -1,722; Prishtina -1,591; Prizreni -1,450 dhe Peja -1,393. Një komunë ky AAK-Nisma ka bilanc pozitiv krahasuar me vitin 2021 është Skenderaj ku janë 344 vota më shumë. Në Malishevë koalicion ka rreth -80 vota më pak krahasuar me vitin 2021 (nga 8,180 në 8,100). Në total, pa votat e diasporës, krahasuar me vitin 2021, AAK-Nisma kanë -21,733 vota më pak. Nga 84,042 vota në vitin 2021 në 62,309. Rreth -26% humbje të votës, por kjo mund të përmirësohet sadopak eventualisht me votën e diasporës”, ka shkruar Muharremi.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973

 

Suhareka synon tri pikët ndaj Dukagjinit

0

Suhareka do të presë sot Dukagjinin në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, në një ndeshje të rëndësishme për xhiron e 20-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Takimi nis në orën 13:00, përcjell PrizrenPress.

Vendasit, që renditen në pozitën e pestë me 26 pikë, kërkojnë fitoren për t’u konsoliduar në pjesën e sipërme të tabelës dhe për të ruajtur hapin me ekipet e kreut. Nga ana tjetër, Dukagjini mban vendin e tetë me 21 pikë dhe synon rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e renditjes.

Ndeshja pritet të jetë e luftuar, me Suharekën që shfrytëzon faktorin fushë për të siguruar tri pikët./PrizrenPress.com/

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në Ditën e të Dashuruarve në Kosovë

0
Policia e Kosovës përgjatë Ditës së të Dashuruarve ka shqiptuar plot 2 mijë e 46 gjoba trafiku.
Po në këtë vazhdë kohore, sipas të dhënave të policisë, u regjistruan 26 aksidente me të lënduar, ndërsa 34 me dëme materiale.

Dhjetë persona u arrestuan, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në mbajtje.

Moti sot i vranët, priten reshje shiu

0
Moti gjatë ditës së shtunë parashihet të jetë i vranët e me reshje shiu.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat lëvizin nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

“Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1200m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3°C deri në 6°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1317998586110973