17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6382

Sa miliona Euro na kushton Tuiteri i Rames?

0

Blendi Fevziu

Mjaftoi nje postim ne tuiter i Kryeministrit Rama qe administrata shteterore shqiptare te mesoje se diten e hene, ne date 25 Korrik do te jete nje dite pushimi.

Nuk eshte degjuar deri me sot, qe nje postim ne rrjetet sociale te kete vleren e nje vendimi zyrtar shteteror. Kryeministri nuk sqaronte as cili organ e merrte kete vendim, as me cfare numer shkrese dhe protokolli, por sqaronte se dita e pushimit, ishte njekohesisht nje dite feste per kalimin e reformes ne drejtesi!

Padyshim qe reforma ne drejtesi ishte nje moment i rendesishem per politiken shqiptare. Shpresohet qe te jete nje moment kthese ne shtetin e se drejtes dhe ne respektimin e ligjit. Por nese Kryeministri ishte kaq entuziast per kete, ai mund te ftonte ke te donte dhe te festonte ne Kryeministri, ne shesh, ne ndonje lokal apo po te donte dhe ne shtepi. Ai mund te festonte me partine e tij, me partine e Ilir Metes e po te donte edhe me Lulzim Bashen, meqe reforma kaloi me 140 vota, por Kreu i qeverise nuk mund te merrte nje vendim personal, qe implikon administraten dhe veshtireson jeten e te gjithe shqiptareve.

Thene ndryshe, te henen asnje shqiptar nuk mund te trokase ne dyert e administrates per te zgjidhur problemet e perditshme. Do jene mbyllur zyrat e gjendjes civile, do jene mbyllur zyrat qe japin pasaportat, do jene mbyllur hipotekat, do jene mbyllur zyrat e pensioneve dhe ato te pagesave te tjera. Do jene te gjithe ne plazh, duke festuar reformen ne drejtesi dhe duke i kushtuar shtetit, me thjeshte nje tuiter te Kryeministrit disa miliona euro.

Vec problemeve qe do ndeshin qytetaret, postimi i Kryeministrit do t’i sjelle vendit edhe nje kosto prej disa miliona eurosh. Nese i referohesh fondit te pagave dhe sigurimeve shoqerore per administraten shteterore qendrore ai eshte 5.8 miliard leke ne muaj. Duke e pjesetuar me 22 dite pune, i bie qe shteti paguan per administraten 2.6 milion euro ne dite.

Dhe kjo vetem qendrorja. Po t’i shtosh edhe gjysmen e kesaj qe paguhet per administraten lokale, i bie qe Qeveria te paguaje nga parate e taksapaguesve plot, 4 milion euro vetem paga, per nje pune te pakryer.

Ky eshte nje dem i paster ekonomik pasi me nje urdher administrativ dilet mbi detyrimet ligjore kontraktuale te marredhenies punemarres – punedhenes. Nje marredhenie qe percakton se per te perfituar page, duhet te ofrosh sherbimet e percaktuara ne kontrate. Keto sherbime tashme jane anulluar me tuiter dhe shqiptaret do paguajne disa milion euro sepse Kryeministri ka vendosur te festoje.

Nese Kontrolli i Larte i Shtetit do te kerkonte nje shkelje te paster dhe nje dem ekonomik te mirefillte mund ta niste ketu.

Dhe e fundit, shteti nuk eshte nje ciflig privat qe punon kur do pronari dhe pushon kur ai nuk ka me qejf. Ne shtet marredheniet e punes i percakton kushtetuta, kodi i punes dhe shume ligje te tjera dhe jo humori i kujtdoqofte.

Ndaj te henen do te jemi pushim, sepse keshtu na u tha ne tuiter dhe do te punojne vetem deputetet, pikerisht ata qe votuan reformen ne drejtesi dhe qe me sa duket, nuk varen dot nga tuiteri i Kryeministrit!

U martova me një shqiptare por ishte prostitutë

0

Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshinë një vajzë shqiptare.

Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para.

Por 39-vjeçari nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej!

Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre.

“Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi.

Ajo është 23 vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do t dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacione. Unë pranova dhe u martuam menjëherë.

Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë do0rë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua…por sërish ajo vazhdoi zanatin.

Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua.

Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli.

Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim.

Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”

Përgjigjja e psikologes

“Ti je një persona i kujdesshëm dhe me vlera dhe nuk mund të pranosh martesën me një punonjëse seksi.

Nëse e ke të vështirë të shkëputesh prej saj pasi e takon, atëherë mos e tako.

Duke bërë seks me të edhe nuk shkëputesh por njëkohësisht edhe rrezikon të marrësh ndonjë sëmundje seksualisht të trasmetueshme, duke marrë parasysh që vajza fle me shumë meshkuj.

Të këshilloj ta harrosh atë dhe të vijosh me procedura e divorcit. Gjithashtu fillo të dalësh dhe të njohësh miq dhe persona të rinj”. /Panorama/

Ja strukturat e reja udhëheqëse të Vetëvendosjes

0

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor.

Vetëvendosje thotë se gjatë këtij procesi zgjedhor është vërtetuar se demokracia e brendshme që sjell rritje dhe zgjerim, ka forcuar strukturat e kësaj partie dhe ka bashkuar njerëzit.

“Përgjatë këtyre tre muajve sa zgjati procesi zgjedhor kemi vërtetuar se demokracia e brendshme që sjellë rritje e zgjerim, është mënyra më e mirë për të forcuar strukturat e bashkuar njerëzit. Janë zgjedhur strukturat në mbi 300 Pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës që do ta bartin fjalën e Lëvizjes në popull, e porositë e qytetarëve në Lëvizje. Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, 5 kryetare janë gra. Nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Kjo është forca lëvizëse e Vetëvendosjes në popull drejt ndryshimeve të pashmangshme që na presin. Ky proces zgjedhor ka rritur e forcuar kapacitetet organizative të Lëvizjes që janë kushti dhe mundësia për t’i realizuar qëllimet tona programore”, thuhet më tej aty.

Në njoftimin për media, thuhet se me këtë organizim të ri, Lëvizja është e gatshme që t’i zhvillojë edhe më e fuqishme betejat e saj.

“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë dhe strukturat e reja të organizatës sonë janë syçelë dhe të gatshme që të mos e lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme”.

Struktura udhëheqëse e Lëvizjes, e zgjedhur në këtë mbledhje:

Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu

Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku

Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj

Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi

Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali

Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Glauk Konjufca

Aida Dërguti

Elvis Hoxha

Dukagjin Gorani

Xhelal Sfeçla

Albulena Haxhiu

Donika Kadaj Bujupi

Ylli Hoxha

Zgjim Hyseni

Sami Kurteshi

Nazlie Bala

Belgzim Kamberi

Rexhep Selimi

Rrëfimi i axhës se Dijamantit: E pritëm për pushime, po na vjen në arkivol

0

Baki Zabërgja, axha i Dijamantit që humbi jetën në Munih, po pret miq, të afërm e dashamirë të cilët po shkojnë për t’i shprehur ngushëllime për humbjen e nipit.

I fortë, por jo pak i mërzitur, Bakiu po i pret e i përcjell ata, duke iu treguar për dashin që ai kishte për Diamantin.

Ai mëzi po priste qe Diamanti të vinte edhe këtë verë tek ai, siç vinte çdo verë tjetër, por një dorë vrasëse ia ndali pushim.

“Tash vjen në arkivol”, tha ai.

I lidhur shumë për nipin e tij, Bakiu kishte telefonuar shumë herë vëllain e tij, për ta pyetur nëse ai e familja ishin mirë.

Fillimisht, as vet babai nuk kishte dyshuar për vrasjen e Diamantit, duke menduar se ai ishte në banesën e tij.

Bakiu tregon se s’kishte fjetur pa u siguruar për vendndodhjen e Dijamantit. E, kur atij i ishin shuar shpresat se ishte gjallë, kishte ndalur telefonat që mos ta merrte lajmin për vdekjen e tij. /Tribuna Channel/

Fatmire Shehu – Sallah, artistja e lëkurës që po e vazhdon traditën në Prizren

0

Mësuesja e përkushtuar ndaj profesionit, Fatmire Shehu – Sallah, ka trashëguar shumëçka nga i ati i saj, artisti i madh Tasim Shehu. “Prizreni është frymëzimi im i jetës dhe pa dyshim se këtu e gërshetoi dashurinë time artistike për punimet në lëkurë, por e jam tërësisht e përqendruar në detyrën e mësueses”, shprehet ajo. “Traditën e ndërthurur me modernen, mbi bazamentin e lashtësisë dhe folklorit, kështu për të krijuar vepra artistike nga ato më unikate në botë e kam si frymëzim familjar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Puna e saj e gjitha është me material lëkure, material ky, sipas saj, mjaft i vështirë për punë. Fatmire Shehu-Sallah tregon se babai i saj tashmë i ndjerë, piktori Tahsin Shehu ishte model i familjes dhe aty u kalitën. Gjithë punën e saj, ajo është munduar ta mbledhë bashkë në 30 ekspozita të ndryshme dhe për këtë është shpërblyer në vitin 2004, me vendin e dytë në prezentimin e punimeve më të suksesshme të lëkurës nga MTI. Në vitin 2005 ka marrë çmimin e parë nga MTI-ja si artiste e punimeve më suksesshme të lëkurës në panairin: “Gratë në biznes” në Prishtinë.

Fatmirja tregon se me punimet artistike të krijuara nga lëkura merret që nga viti 1990. Këtë punë ajo e bën me shumë pasion dhe dashuri, duke i kushtuar vëmendjen e mjaftueshme të kohës së saj të lirë.

“Unë dua të falënderoj familjen time, sepse edhe burri im më ndihmon shumë. Kurse tash më është bërë pjesë e punës sime edhe djali im Arshi. Këtë punë e kam trashëgim nga babai im, i cili ka qenë piktor. Krahas profesionit tim të mësuesisë kjo më ka kaluar tashmë si në një profesion të dytë”, shton më tej Fatmirja. Gjatë takimit tonë edhe Arshi mundohet të flasë për punimet e saj artistike të punuara mjeshtërisht me dorë nga materiali i lëkurës, që janë gjëra shumë praktike dhe funksionale. Gjërat që ajo punon më së shumti janë: Hyjnesha në fron, Vrapuesja e Prizrenit, Helmeta Ilire, Plisi, kryesisht gjëra të lashta të historisë, mirëpo të rikthyera mjaft bukur në epokën moderne përmes materialit të lëkurës.

“Jam e vetmja artiste që punoj këtë në lëkurë origjinale”, thekson ajo.

“Lëkura është material pak i shtrenjtë, të cilin e marr nga Shkupi e Turqia, mirëpo interesimi është shumë i madh, pasi që njerëzve u pëlqejnë shumë punimet nga lëkura, janë të veçanta dhe shumë artistike, gjithashtu janë shumë funksionale në përdorim”, thotë Fatmire ShehuSallah për “Kosova Sot”. “Arsyeja që më shtyn ta dua këtë punë është se e kam trashëgim, mirëpo edhe është punë që kërkon shumë përkushtim dhe precizitet.

Këtë zeje e dua sepse edhe më ndihmon në familjen time materialisht, por ajo që mbi të gjitha është e vlefshme dhe nuk ka çmim është fakti se këtë tashmë e dua si zeje”, thotë Fatmirja për gazetën. “Nga kjo punë e imja e punimit të lëkurës mund të jetohet. Por, unë meqë jam mësues pak a shumë ndaj tani në dysh. E dua këtë gjë, sepse e kam pasion të veçantë familjar dhe kjo më jep për të kuptojë se është vetë jeta ime”, thotë Fatmirja. Ajo thekson se jeta e saj është e mbushur me dashuri për nxënësit, punën me lëkurën dhe sigurisht me djalin e saj, por i duhet të angazhohet shumë.

“Këto punimet e mia tash i ka kërkuar një piktor dhe i ka ekspozuar në dyqanin e tij për shitje, besoj se aty do të kenë shitje, por unë çmimet i kam shumë ekonomike”, shprehet më tej mësuesja. Prizreni krenohet me këtë artiste. Piktori Ibrahim Skenderi mendon se Fatmirja është emri më emblematik i këtij qyteti të bukur./kosova sot/

20 heronjtë e njerëzimit

0

Historia e botës s’është gjë tjetër veçse biografia e heronjve. Kështu thotë historiani skocez Thomas Carlyle në vitet 1800.

Përmes historive të 20 heronjve më të mëdhenj të shekullit të ’20 do ta lexoni biografinë e botës. Gra dhe burra, që nuk janë “të fortët me muskuj”, “të përkëdhelurit e perëndive”, sipas përkufizimit të fjalës hero në mitologjinë greke, por njerëz të thjeshtë që bënë vepra të mëdha.
Liderë shpirtërorë, ikona të lëvizjeve masive. A nuk ishin të tillë Gandi e Mandela që udhëhoqën lëvizjet paqësore për të çliruar vendet e tyre nga kolonizimi? Po Martin Luter Kingu që solli barazinë e emigrantëve afrikanë në Amerikë?
Po Ruzvelti dhe Çërçilli që mposhtën fashizmin e fituan Luftën e Dytë Botërore?
Mustafa Qemal Ataturku që e bëri “Të sëmurën e Bosforit”, një Turqi moderne që sot edhe falë tij po bën hapin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesa më e madhe e heronjve, kanë fituar edhe çmimin Nobel.

Albert Ajnshtajn

Ai është fizikani më i madh i të gjitha kohërave. I njohur për teorinë e relativitetit, Ajnshtajn u vlerësua në vitin 1921 me çmimin Nobel për fizikën. Emri i tij përdoret në mbarë botën si sinonim i inteligjencës dhe gjenialitetit. Heroizmi i tij qëndron në faktin se i dha shkencës një hov të madh përpara, por kjo nuk e shpëtoi nga fakti se ai ishte çifut. Lufta e Dytë Botërore kishte filluar sakaq, dhe ndaj Ajnshtajnit dhe teorive të tij, me asistencën e SS-ve, po ndërmerreshin fushata denigruese. Ajnshtajn heq dorë nga nënshtetësia gjermane dhe jeton në Amerikë. Ai i dërgon një letër President Franklin Rusvelt, duke i sugjeruar studimin e lëndëve bërthamore për qëllime ushtarake, me frikën se qeveria naziste do të ishte e para që do i zhvillonte këto lloj armësh. Nga kjo, Ruzvelti filloi një investigim që u bë Projekti Manhatan (një projekt mes SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë për zhvillimin e armëve bërthamore). Ajnshtajni nuk punoi në projektin e bombës dhe më vonë ai deklaroi se ishte penduar që e kishte shkruar këtë letër. “Nëse do të ketë një Luftë të Tretë Botërore, atëherë e katërta do të bëhet me gurë dhe shkopinj”, thoshte Ajnshtajn. Ai vdiq në 18 prill të vitit 1955.

Xhon Kenedi

Xhon Kenedi është presidenti i 35 dhe më i riu në historinë e SHBA-së. Ai u zgjodh president i Amerikës në zgjedhjet e vitit 1960, në moshën 43-vjeçare. Megjithëse qenia e tij president ishte vetëm tre vjet, ai shumë shpejt u bë njeriu më popullor në botë. Ai është cilësuar si një nga njerëzit më të mëdhenj të shekullit XX. Gjatë qëndrimit të tij trevjeçar si president i SHBA-së Kenedi do përballej me shumë situate kritike për fatin e botës. Në vitin 1962 ai do përballej me krizën e raketave me Bashkimin Sovjetik. Një krizë që mund të përfundonte me një luftë nukleare që mund të përfshinte gjithë planetin, por që ia arriti ta zgjidhë. Kenedi mbahet mend edhe si presidenti që gjatë mandatit të tij iu dha fund dallimeve raciale në Amerikë. Në vitin 1963 ai qëllohet për vdekje në Dallas, SHBA

Franklin Delano Rusvelt

Presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një ndër heronjtë e shekullit të 20 për shkak të rolit të tij gjatë Depresionit të Madh dhe mundjes së fashizmit në Evropë, si dhe militarizimit të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. I zgjedhur në 4 mandate, Rusvelti shërbeu nga viti 1933 deri në vitin 1945, dhe ishte i vetmi president i SHBA-së, i cili ka shërbyer për më shumë se dy mandate. Figurë qendrore e shekullit që lamë pas, ai vazhdimisht është vlerësuar si një nga tre presidentët më të mëdhenj të SHBA-së në sondazhe. Gjatë Depresionit të Madh të viteve ’30, Rusveli krijoi Kursin e Ri, një strategji për të dhënë asistencë, rigjenerim dhe reformizëm sistemit ekonomik, i cili kishte degjeneruar në një krizë të egër. Dhe programi i tij pati rezultat. Kriza përfundoi. Pas vitit 1938, në kushtet kur kishte filluar Lufta e Dytë Botërore Ruzvelti e theu izolimin e Amerikës nga lufta, duke u dhënë ndihmë Aleatëve, konkretisht kryeministrit britanik Ëinston Churchill, derisa sulmi në Pearl Harbor e futi Amerikën në luftë. Më 12 prill të ’45-ës, ndërsa po pozonte për një portret, Ruzvelti vdes nga hemorragjia cerebrale.

Xhorxh Marshall

Ai është i vetmi ushtarak amerikan që ka fituar çmimin Nobel për paqe. Ai e fitoi çmimin në vitin 1953. Çmimi i është dhënë gjeneralit të shquar amerikan jo për rolin e tij të madh në fitoren e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por për planin e tij në ndihmë të vendeve të shkatërruara evropiane. Madje, për nder të tij ai u quajt “Plani Marshall”. Gjenerali amerikan Xhorxh Marshall është vlerësuar nga Uinston Çërçilli si një nga strategët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Madje në vitin 1943 revista amerikane “Time” e kishte shpallur Xhorxh Marshall Njeriu i Vitit. Pas përfundimit të luftës, ai u zgjodh për të negociuar midis Mao Ce Dunit dhe Çan Kaj Shisë për përfundimin e luftës civile që kishte nisur në Kinë. Më pas, në vitin 1947, ai zgjidhet nga presidenti Truman sekretar Shteti. Gjatë kësaj kohe në një fjalimi në Universitetin e Havardit ai hedh idenë e Planit Marshall. Xhorxh Marshall vdiq në vitin 1959, në moshën 79-vjeçare.

Mustafa Qemal Ataturk

I quajtur “Babai i turqve”, Mustafa Qemali nuk është vetëm heroi i Turqisë, por edhe një nga heronjtë e botës të shekullit të 20. Ataturku është themeluesi i Turqisë moderne dhe presidenti i parë në historinë e këtij shteti. I lindur në Greqi, Kemal Ataturku ishte djali i një zyrtari në nivele të ulëta të Perandorisë Otomane. Me një edukim ushtarak, Ataturku luftoi për modernizimin e Turqisë në një kohë kur perandoria cilësohej si “E sëmura e Bosforit” dhe pushteti ishte drejtuar nga “Tre Pashallarët”. Kështu, më 29 nëntor të vitit 1923, Ataturku u emërua President i Republikës së Turqisë, dhe Ankaraja u shpall kryeqytet. ”Në vazhdën e një triumfi ushtarak të arritur me bajoneta, armë dhe gjak, ne duhet ta shtrijmë fitoren në fusha të tilla si kultura, arsimi, shkenca dhe ekonomia”, tha Ataturku kur u zgjodh President. Ai vetë bëri detyrën e mësuesit për ca kohë. Ataturku vdiq në vitin 1938 nga ceroza në mëlçi.

Lady Diana

Një prej ikonave të shembullit të 20, jo për titullin e saj, por edhe për aktivitetin e saj të bamirësisë. Në vitin 1987 ajo ishte figura e parë publike e një profili aq të lartë që fotografohej duke prekur një person të infektuar nga SIDA. Ishte fundi i viteve ’80 kur ajo u bë e njohur për mbështetjen e saj në projektet e bamirësisë. Fillimisht kjo erdhi natyrshëm, për shkak të titullit të saj si princeshë. Ndërsa më pas ajo u angazhua plotësisht në këto aktivitete. Asaj i atribuohet influenca në fushatën kundër përdorimit të minave tokësore dhe shmangies së diskriminimit të viktimave të AIDS-it. Gjithashtu, mendohet se Diana bënte vizita klandestine në spitalet ku ishin të sëmurët me AIDS për t’u shfaqur atyre mbështetjen e saj. Sipas infermiereve, ajo shfaqej në spitalin “Mildmay Hospice” në Londër me udhëzime specifike që kjo të mos regjistrohej në media. Fotot e Dianës duke ecur në tokat e minuara me një helmetë u përhapën në gjithë botën. Ajo ka vizituar Bosnjen së bashku me Rrjetin e të Mbijetuarve të Minave. Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 36-vjeçare.

Dalai Lama i 14

Në moshën dyvjeçare ai identifikohet si mishërimi i Dalai Lamës së 13. Megjithëse sipas rregullave ai duhet të zyrtarizohej si monark në moshën 18 vjeç, për shkak të pushtimit të Tibetit nga Kina, Dalai Lama shpallet kryetar shteti i 6 milionë tibetianëve në moshën 15-vjeçare. Në vitin 1959, ai merr doktoraturën për filozofinë budiste, pasi jep një provim përfundimtar, ku 80 shkencëtarë budistë e marrin në pyetje, por ai kalon shkëlqyeshëm. Detyrohet të jetojë në ekzil për shkak të agresivitetit kinez. Aktiviteti i tij politik, dhe gjithmonë paqësor, vazhdon pa reshtur për t’u siguruar tibetianëve të drejtat e tyre. Ai madje, pranon edhe një pavarësi të kufizuar prej kinezëve, mjaft që populli i tij të jetojë pa konflikte. Gandi është idhulli i tij. Para se India të fitonte pavarësinë, Gandi ishte figura kryesore drejtuese, pastaj ai zgjodhi të mos merrte pjesë në qeveri. “Në të ardhmen, dëshira ime është të heq dorë nga politika dhe të predikoj joga dhe meditimin, si dhe të studioj Budën”, thotë Dalai Lama i 14.

Mahatma Gandi

Gandi ka hyrë në listën e heronjve, për çështjen e të drejtave të emigrantëve indianë në Afrikën e Jugut dhe çlirimin e Indisë si koloni britanike. I lindur në vitin 1869, Gandi ishte lideri më i madh politik dhe shpirtëror i Indisë. Ai ishte pionier i rezistencës ndaj tiranisë përmes mosbindjes me anë të paqes dhe shmangies së dhunës. Gandi u martua në moshën 13-vjeçare, megjithëse ishte fejuar dy herë më parë, por të fejuarat e tij kishin vdekur. Ai studioi ligje, dhe fillimisiht i zbatoi idetë e tij në komunitetin indian në Afrikën e Jugut. Pas kthimit në Indi, ai organizoi fermerët dhe punëtorët në protesta kunër taksave të rënda dhe diskriminimit. Si lider i Kongresit Kombëtar indian, ai udhëhoqi fushata për uljen e varfërisë, lirinë e grave, për paqen midis etnive dhe besimeve të ndryshme etj. Gandi është burgosur me vite të tëra në shumë raste si në Afrikën e Jugut ashtu edhe në Indi. Ai ishte frymëzuar nga Marin Luter Kingu. Në janar të 1948-s, Gandi vritet në Nju Delhi, ndërsa po shkonte në lutjen e darkës. Vrasësi i tij ishte një hindu ekstremist, i cili ishte kundër dëshirës së Gandit për dialog me myslimanët.

Uinston Çërçill

Nofka e tij, “Fitimtari”, ka të bëjë edhe me arsyen pse kryeministri i Britanisë së Madhe është futur në listën e heronjve. Mundja e fashizmit evropian në Luftën e Dytë Botërore i dedikohet edhe atij. Çërçill lindi në 30 nëntor të vitit 1874 në Angli, në një familje aristokrate. Ai u pranua në Akademinë Mbretërore në Sandhurst (atje ku është diplomuar edhe Princi Leka I), ku studioi për t’u bërë oficer. Në vitet 1896-’98 punon në kalorësi dhe si gazetar. Në vitin 1900 ai futet në politikë. Në vitin 1940 Çërçill emërohet kryeministër i qeverisë së koalicionit të luftës, dhe njëkohësisht ministër i Mbrojtjes. Pas mbarimit të luftës, Partia Konservatore humbet dhe Çërçill kryeson opozitën. Në vitin 1951 zgjidhet për herë të dytë kryeministër. Në ’53-shin fiton çmimin Nobel për letërsinë. Kongresi amerikan i jep për nder shtetësinë amerikane. Në vitin 1965 ai vdes nga një goditje në zemër.

Nënë Tereza

Nënë Tereza është një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe është shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003. Ajo ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më datën 26 gusht 1910. Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit. Në vitin 1979, mori çmimin Nobel për paqe. Ajo ishte nënë e kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmije ilegjitim e bonjake. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Vdiq në vitin 1997.

Nelson Mandela

Mandela ishte presidenti i parë i Afrikës së Jugut, i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai është një nga liderët më frymëzuesit e gjysmës së dytë të shekullit të 20 dhe vetëm falë tij aparteidi në Afrikën e Jugut mori fund. Para se të merrte presidencën, Mandela ishte një aktivist kundra racizmit dhe lider i Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai ishte burgosur me 27 vjet burg për sabotazh, pasi luftoi me armë për lëvizjen e rezistencës. Gjatë 27 viteve të tij të burgut, Mandela u bë figura më e njohur në luftën ndaj aparteidit. Ai u bë një ikonë e lirisë dhe krahasohej me Gandin. Mandela ka shpjeguar më vonë se i përdori armët si burimin e fundit, kur represioni dhe dhuna e bindi se protestat paqësore prej vitesh nuk kishin dhënë asnjë rezultat. Ai del nga burgu në vitin 1990, dhe pas fundit të aparteidit, ai është vlerësuar shumë, madje dhe nga kundërshtarët e tij. Mandela ka marrë mbi 100 çmime në 4 dekada, si dhe çmimin Nobel për paqe. Vdiq më 5 dhjetor 2013.

Mikhael Gorbaçov

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik është ndoshta njeriu më i famshëm i shekullit XX. Mikhael Gorbaçov ishte njeriu që në sajë të vullnetit të tij i dha fund njëherë e mirë luftës së ftohtë. Fitues i çmimit Nobel për paqen në vitin 1990, ai ishte edhe sekretar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991. Gjithashtu, Gorbaçov ishte edhe nismëtari për procesin reformues të Perestrojkës duke qenë edhe dëshmitar i fundit të supermacisë së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Në sajë të tij, ndryshimet politike në Rusi u bënë pa gjakderdhje.

Martin Luther King Jr.

Martin Luter King, ishte lideri i famshëm i të drejtave të afrikano-amerikanëve dhe një aktivist i politikës. Në vitin 1964, Luter King u bë një nga njerëzit më të rinj i vlerësuar me çmimin Nobel për paqen për punën e tij si pajtues duke promovuar paqen dhe trajtimin e barabartë për racat e ndryshme. Në vitin 1951, King mbrojti doktoraturën në Universitetin e Bostonit për teologji. Në moshën 24-vjeçare ai u bë pastor. Në vitin 1955 ai organizoi bojkotin e madh të autobusëve, pas arrestimit të një vajze afrikane, e cila nuk pranoi t’i lëshonte vendin në autobus një njeriu të bardhë. Bojkoti zgjati 382 ditë dhe situata u tensionua aq shumë saqë King-u u arrestua. Gjykata Supreme vendosi të nxirrte jashtë ligjit ndarjet raciale në transportin publik. Pas kësaj ngjarjeje ai do të bëhej një nga figurat kryesore të të drejtave civile. Luter King spikaste si një orator i mirë. Veprimtaria e tij do zgjerohej dhe do të bëhej shembull edhe për komunitete të tjera, por edhe do të bëhej shënjestër e njerëzve racistë. Më 4 prill 1986, Luter King u vra në Memfis, në ballkonin e dhomës së hotelit. Pesë ditë më vonë presidenti amerikan Lindon Xhonson shpalli ditë zie për humbjen e liderit të të drejtave të njeriut.

Vaclav Havel

Kreu i lëvizjes për demokraci dhe çlirimit të Çekosllovakisë nga regjimi komunist, është një nga heronjtë e shekullit të 20. I ardhur nga një familje intelektuale, e lidhur ngushtë me ngjarjet politike dhe kulturore të Çekosllovakisë në vitet ’20-’40, atij iu mohua arsimi i lartë nën regjimin komunist. Megjithatë ai arriti të studiojë dramë dhe njëkohësisht t’i kushtonte kohë letërsisë. Nga viti 1968, ai u bë një aktivist i njohur politik e për këtë u burgos disa herë. Gjatë kohës së qëndrimit në burg, ai shkroi pjesë brilante, të cilat janë vlerësuar me çmime. Mbështetës i pasionuar i rezistencës paqësore, një rol me të cilin u krahasua me Bill Klinton, Gandin e Mandelën, Havel u bë lideri i revolucionit të vitit 1989, i cili i dha fund regjimit komunist pa gjak në Çekosllovaki (tani Çeki. Si lider i forumit civil, Havel u zgjodh unanimisht President. Në vitin 1992 pas ndarjes së Çekisë dhe Sllovakisë ai jep dorëheqjen, por zgjidhet më pas President i Çekisë. Haveli e lë zyrën e Presidentit në vitin 2003, pasi përfundoi edhe mandatin e dytë si kreu i Çekisë. Havel është një figurë e spikatur kundër luftës ndaj terrorizmit.

Juri Gagarin

Astronauti i famshëm rus është quajtur ndryshe edhe “Kristofor Kolombi i hapësirës”. Ai do mbahet mend në historinë botërore si njeriu i parë që ka fluturuar në hapësirë. I apasionuar mbas fluturimit, Juri ishte regjistruar në vitin 1957 në shkollën aeronautike sovjetike në Orenburg, ku falë rezultateve të larta ai përzgjidhet midis shumë pilotëve të tjerë për të kryer fluturimin e parë në hapësirë me anë të një anije kozmike. Më 12 prill 1961,0 në orën 9 të mëngjesit, Juri Gagarin niset për të kryer të parin fluturim në hapësirë në bordin e anijes kozmike “Vostok 1”. Ai kreu një udhëtim prej 108 minutash në atmosferën e tokës, duke hyrë në histori. Në orën 10.20, Juri Gggarin zbret me anë të një kapsule në tokë, duke realizuar kështu të parin udhëtim të njeriut në hapësirë. Por 7 vjet pas misionit të tij të parë hapësinor, më 27 mars 1968, “Kristofor Kolombi i hapësirës” vdes në një aksident të mistershëm me një avion MiG – 15.

Neil Armstrong

Por nëse Juri Garin hyri në historinë e njerëzimit si njeriu i parë që fluturoi në hapësirë, astronauti amerikan Neil Armstrong ka hyrë në histori si njeriu i parë që shkeli me këmbë në Hënë. “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”, këto ishin fjalët e para të thëna prej tij në momentin kur ishte duke hedhur hapin e parë në Hënë. Neil Armstrong është padyshim një nga njerëzit më të rëndësishëm të Tokës. I zgjedhur nga NASA si astronaut në sajë të cilësive të tij, piloti i Forcave Ajrore amerikane, Neil Armstrong mori pjesë në shumë misione në hapësirë. Në vitin 1969 ai drejtoi misionin “Apollo 11” drejt uljes në sipërfaqen e Hënës, duke u futur në histori. Madje një krater i vogël në sipërfaqen e Hënës mban emrin e astronautit të famshëm.

Rosa Parks

Afro-amerikania është ikona e lëvizjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në SHBA. Ishte viti 1955, kur Rosa Parks hyri në histori duke mos pranuar t’i lëshonte vendin në autobus një të bardhi, duke mos iu bindur ligjeve të asaj periudhe në SHBA, megjithëse e dinte se do dënohej me burg. Por gjesti i saj ndaj atij ligji absurd dhe diskriminues për afro-amerikanët bëri që në SHBA të nisnin lëvizjet në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Si shenjë solidariteti me veprimin e Rosa Parks, miliona amerikanë bojkotuan autobusët për 381 ditë, derisa gjykata supreme e SHBA-së e shpalli Rosa Parks të pafajshme dhe ligjin jo të drejtë. Rosa Parks vdiq më 24 tetor 2005 në moshën 92-vjeçare.

Peter Benenson

Ata që e dinë rolin e organizatës ndërkombëtare “Amnesty International”, mund ta kuptojnë pse Peter Benenson është një hero. I lindur në vitin 1921, Benenson, ishte diplomuar në Oxford për histori e më pas për juridik. Aktivist i të drejtave të njeriut, ai themelon “Amnesty International” në vitin 1963. Me një shkrim në “The Observer”, disa ditë para themelimit, ai shkruan: “Hapeni gazetën dhe çdo ditë do të gjeni një lajm diku në botë për një njeri të burgosur, torturuar apo ekzekutuar për shkak se mendimet e tij apo feja është e papranueshme për qeverinë e tij…Ja pse kemi filluar një apel për amnisti”. Bashkë me një grup juristësh, shkrimtarësh dhe botuesish, ai ngriti një nga organizatat më prestigjioze në botë. Apeli në gazetë tërhoqi mijëra mbështetës në mbarë botën. Në vitin 1964, “Amnesty”-s i jepet statusi si këshilltare e Kombeve të Bashkuara. Në ’77-n fiton çmimin Nobel për paqen. Benenson vdes nga pneumonia në vitin 2005.

Daw Aung San Suu Kyi

Budiste e devotshme, Kyi është një aktiviste e lëvizjes paqësore, pro-demokracisë dhe lidere e Ligës Kombëtare për Demokraci në Burmë (tani Myanmar, shtet në Azinë Juglindore). E quajtur në popull “Zonja”, është vlerësuar më shumë çmime, si ai i Lirisë së Mendimit në vitin 1990 dhe Nobel për paqe në vitin 1991, për përpjekjet e saj paqësore nën diktaturën ushtarake represive. Kontributi i saj për çlirimin e Burmës nga regjimi ushtarak, e fut atë edhe në listën e heronjve të shekullit 20. Ajo u përfshi në politikë e ndikuar nga filozofia e Gandit për paqen. Pas themelimit të Ligës Kombëtare për Demokraci, “Zonja” u vendos nën arrest shtëpiak në vitin 1989. Asaj iu ofrua liria, me kusht nëse largohej nga vendi, por Kyi nuk pranoi. “Nuk është pushteti ai që të bën të korruptosh, por frika. Frika se mos humbet pushtetin korrupton ata që e zotërojnë atë, dhe frika e fshikullimit të pushtetit korrupton ata që janë të varur nga ai”, ka thënë ajo në një nga fjalimet më të famshme. Në rubrikën “Krerët e rinj të shtetit”, në vitin 2006, ajo u votua në vendin e parë si “Heronjtë e kohërave tona”.

Lech Walesa

Lech Walesa është një politikan polak dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Ai bashkëthemeloi sindikatën e parë të pavarur në bllokun sovjetik, fitoi çmimin Nobel të paqes në vitin 1983 dhe u bë president i Polonisë. Walesa lindi më 29 shtator në vitin 1943 në Popoëo, Poloni. Ai ishte anëtar i një komiteti ilegal në vitin 1970. Pas një greve që u mbyll me vrasjen e 80 punëtorëve nga policia, Ëalesa u arrestua dhe u dënua për “sjelljen e tij antisociale” me një vit burg. Në vitin 1976 humb vendin e punës, për shkak se po mblidhte firma për një peticion për ngritjen e një busti për punëtorët e vrarë. Në vitin 1978 së bashku me miq të tij themelojnë në ilegalitet Sindikatën e Pomeranias (kështu quhet një vend mes Gjermanisë dhe Polonisë). Arrestohet disa herë, por lirohet përsëri. Megjithëse fiton Nobelin për paqe, ai nuk mund ta tërhiqte çmimin vetë, pasi qeveria mund të mos e lejonte të kthehej. Ëalesa i dhuroi paratë e çmimit sindikatës “Solidariteti”, zyrat e përkohshme të cilës ishin në Bruksel. Në vitin 1990, me shembjen e komunizmit, ai zgjidhet president. / TO

Polemikat dhe reportazhet bashkë në një libër

0

“Shtjellime historike për troje e vise shqiptare” është libri më i ri i hedhur në treg nga botimet “Saras” me autor Bajram Peçin.

Një libër i cili në këto kohë vere, vjen si një ftesë jo vetëm për të kuptuar atë çfarë ka ndodhur me politikën historinë apo kulturën në këto 26 vjet, por dhe tu njohur me reportazhe që autori i ka hedhur në letër, pasi ka prekur vende të ndryshme pjesë të trashëgimisë sonë, si një ftesë për t’i vizituar. Ky botim ndahet në katër pjesë leximesh, që kanë lidhje me tema të historisë së kombit shqiptar. Përzgjedhja e tyre u përket kryesisht fushave, që për të kaluarën e vendit tonë mbeten ende çështje të cilat do tërheqin edhe në të ardhmen vëmendjen. Tri pjesët e tjera i bashkon një fill me të parën: historia. Ato përbëjnë lexime që u përkasin polemizimeve e replikave mbi çështje historiko-kulturore, reportazhe mbi vende e ngjarje historike dhe përshkrimeve historike mbi kulturën e filatelisë e numizmatikës. Në këtë botim nuk ka ese publike që t’i përkasin aktualitetit politik. Ato u lanë të qëndrojnë jashtë tematikës historiko-kulturore të zgjedhur për vëllimin.

”Sipërmarrja nuk u frymëzua nga qëllime artistiko-letrare dhe s’pati ndonjë këmbëngulje nga ana ime për t’i vendosur emërtesa themeleve të krijimtarisë, por thjesht ishte një bashkëpunim me ato rubrika të shtypit të përditshëm që u kushtojnë vëmendje dhe u hapin faqet këtyre lloj temave, ku ka spikatur pa mëdyshje, gazeta e përditshme “Shqip”, të cilës i ndjehem i detyruar pafundësisht”, thotë Peçi.

Sipas tij, “pas një udhëtimi të gjatë, në një çast të caktuar sheh dhe beson se të tregosh, të ndërtosh histori e të shkruash, është jo vetëm e dobishme, por dhe argëtuese”.

”E shkuara ime në rrafshin e letrave luhatej mes shkëputjeve dhe e tillë vazhdoi, derisa rrugët e jetës më futën në marrëdhënie të qëndrueshme si me të përditshmen informative, ashtu dhe me shtëpinë botuese “Saras”, gjë e cila më dha mundësi të shoh veten në sprova dhe rrethana të tjera më nxitëse. Pas një ngurrimi, që për disa tema rridhte nga të qenët jo pjesë e specialistëve të fushës, nuk e përballa dot joshjen për të guxuar të hyj “pa leje” në zotërimet e historianëve”, thotë ai.

Në këto dy dekadat e fundit Peçi ka qenë aktiv në shtyp me opinione, komente, apo replika sidomos mbi çështje historike, apo të trashëgimisë kulturore.

”Të qenët koleksionist numizmat, filatelist e falerist, njohja e këtyre fushave, pozicioni si kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve, që i bashkon ato, më kanë ndihmuar së shumti në kërkimin për zgjerimin e dijeve në tema të caktuara. Një pjesë prej tyre i kam përfshirë në këtë vëllim. Kur kam shkruar, jeta më është dukur më pak e vështirë, jam bërë më i vetëdijshëm për ndihmesën që ofroj”, thotë ai.

Historia e vendit nga lashtësia e këtej ka qenë burimi i frymëzimit të tij në sipërmarrjen e qëmtimeve eseiste dhe studimeve për këta artikuj.

“Është e njohur që temat historike dhe ato kulturore janë lexuar dhe vazhdohet të lexohen me ëndje, ndaj jam përpjekur t’ua jap lexuesit sa më thjeshtë e kuptueshëm, pavarësisht labirinteve të pleksura ku të fusin dhe kurthet që të ngrenë në botimet e tyre historianë jo dashamirës ndaj nesh. Prej kohës kur tabusë së lëvrimit të tyre iu hoqën kufizimet dhe iu thye gardhimi i pronësisë të vënë nga ish-botuesit, zyrat akademike e ato universitare, u panë të formohen në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit karaktere individuale studimi, lindi ndjenja e vërtetë për t’u futur tej atij kufiri që na ishte caktuar të kullotnim”, thotë ai.

Pavarësisht kohës kur janë shkruar përmbajtja e eseve publike e studimore të historisë mesjetare janë të afërta edhe sot, tingëllojnë aktuale e marrin vlera, ngase nacionalizmi në Ballkan, posaçërisht te fqinjët tanë, ka marrë nxitje ekstreme të djathtë e shpeshherë, me paraqitje të rrezikshme për dëmtimin e paqes. Brendia e publicistikës me karakter historik është e motivuar nga e kaluara e kombit, herë frymëzuese dhe herë e nëpërkëmbur nga më i forti.

“Vëllimi “Shtjellime historike për troje e fise të lashta shqiptare” ka një karakter publicistik, në kuptimin më të mirë të fjalës. Vendosja e lëndës është renditur sa më thjeshtë, në mënyrë që secili lexues të zgjedhë atë që i intereson, me shpresën se do tingëllojnë aktuale për shijet e tyre; në bibliografinë përkatëse që mbyll esenë dhe indeksin e emrave e të vendeve të vendosura në fund të vëllimit, lexuesi do gjejë të cituara referencat e tyre dhe shpjegimet përkatëse”, thotë Peçi. / Shqip

Stefi Prifti me baladë për bashkëshorten

0

“Gëzimi dhe dhimbja janë të pandashme”, kjo është shprehja që e mban të fortë këngëtarin Stefi Prifti pas humbjes së bashkëshortes dhe e bën atë t’i përkushtohet më shumë dy vajzave të tij, por edhe dashurisë tjetër të madhe, muzikës.

Në një intervistë për Paloma, Stefi, që rrallë herë preferon të intervistohet, ka folur per projektin e ri veror “Bang Bang”, në bashkëpunim me Endrin dhe Laureshën, për pjesëmarrjen e tij në Crazy Calvin sezonin e ardhshëm, si dhe dy këngët që do të vijnë në shtator, një baladë rroku në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe një këngë me kuptim tepër të veçantë për të.

“Në shtator del një baladë rroku, në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën. Më pas një këngë e kompozuar nga unë, me tekst të shkruar nga bashkëshortja ime Marina, muajin e fundit të jetës. Një këngë shpirtërore që do ta interpretoj me vajzën time të madhe, Marian”, thotë ai, duke shpresuar që njerëzit të gjejnë diçka nga vetja dhe humbjet e njerëzve të dashur.

Aksident i rëndë në Prizren (Foto+16)

0

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Suharekë – Prizren.

Sipas gazetares se portalit Infokusi, tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të renda.

Policia ka ardhur me vonesë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe ambulanca që tashmë ka bartur për në emergjencë të lënduarit. Dy veturat e përfshira në aksident janë Mercedes Benz dhe Golf. Në Mercedes kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda.

Sipas gazetares, udhëtarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë të lënduarve. Derisa ka ardhur në vendin e ngjarjes polica dhe ndihma e shpejtë disa qytetarë e kanë bartur njërin nga të lënduarit i cili kishte gjakderdhje të madhe.

Aksident i rende ne Prizren1 Aksident i rende ne Prizren

Suharekë: Ofendon dhe pengon policët, arrestohet

0

Në Suharekë është arrestuar një person pasi që i njëjti pasi i janë shqiptuar dy tiketa për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policor, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/