25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ja strukturat e reja udhëheqëse të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor.

Vetëvendosje thotë se gjatë këtij procesi zgjedhor është vërtetuar se demokracia e brendshme që sjell rritje dhe zgjerim, ka forcuar strukturat e kësaj partie dhe ka bashkuar njerëzit.

“Përgjatë këtyre tre muajve sa zgjati procesi zgjedhor kemi vërtetuar se demokracia e brendshme që sjellë rritje e zgjerim, është mënyra më e mirë për të forcuar strukturat e bashkuar njerëzit. Janë zgjedhur strukturat në mbi 300 Pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës që do ta bartin fjalën e Lëvizjes në popull, e porositë e qytetarëve në Lëvizje. Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, 5 kryetare janë gra. Nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Kjo është forca lëvizëse e Vetëvendosjes në popull drejt ndryshimeve të pashmangshme që na presin. Ky proces zgjedhor ka rritur e forcuar kapacitetet organizative të Lëvizjes që janë kushti dhe mundësia për t’i realizuar qëllimet tona programore”, thuhet më tej aty.

Në njoftimin për media, thuhet se me këtë organizim të ri, Lëvizja është e gatshme që t’i zhvillojë edhe më e fuqishme betejat e saj.

“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë dhe strukturat e reja të organizatës sonë janë syçelë dhe të gatshme që të mos e lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme”.

Struktura udhëheqëse e Lëvizjes, e zgjedhur në këtë mbledhje:

Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu

Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku

Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj

Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi

Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali

Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Glauk Konjufca

Aida Dërguti

Elvis Hoxha

Dukagjin Gorani

Xhelal Sfeçla

Albulena Haxhiu

Donika Kadaj Bujupi

Ylli Hoxha

Zgjim Hyseni

Sami Kurteshi

Nazlie Bala

Belgzim Kamberi

Rexhep Selimi

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Lajmet e Fundit