22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6389

Dua Lipa me koncert në Kosovë

0

Koncerti i Dua Lipës që do të mbahet më 9 gusht në Parkun e Gërmisë ka mbledhur bashkë organizatorët dhe mbështetësit e këtij koncerti, në mesditën e së mërkurës, për të dhënë detajet mbi këtë koncert.

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës ka thënë se ky koncert po organizohet nën ombrellën e Komunës së Prishtinës, dhe se koncerti i Dua Lipës është një hapje e koncerteve që do të organizohen nga Komuna e Prishtinës.

“Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa po kthehet të mbajë një koncert në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka thënë se ky koncert nuk është i rëndësishëm vetëm për Prishtinën po për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, Dukagjin Lipa nga Republica Marketing Communications Agency është shprehur të jetë i kënaqur për koncertin e Dua Lipës në vendlindjen e saj. “Dua po ndihet shumë e lumtur për këtë koncert në vendin e saj. Koncerti do të mbahet në Gërmi, Dua do të vijë me datën shtatë në mesditë. Ky është koncert i bamirësisë, kërkesa e Duas ka qenë që të gjitha fitimet e koncertit të shkojnë në fondacionin e saj të bamirësisë SunnyHill Fundation. Në fund të koncertit do të dalim me shifrën e plotë të mbledhura dhe do t’i dhurojmë për ndihmë për të rinjtë. Kjo është kërkesë e Duas, ajo nuk vjen këtu me pagesë por vjen prej dashurisë që ka për Prishtinën”, tha në këtë konferencë Dukagjin Lipa.

Kurse drejtori ekzekutiv i “Birra Peja” Ernest Jusufi ka thënë se si kompani kanë në agjendë përkrahjen e të rinjve që po tregojnë suksese ndërkombëtare. “Ne jemi sponsor gjeneral dhe të gjitha shitjet që do të bëhen aty do t’i shkojnë SunnyHill Fundation”, tha në fjalën e tij Ernest Jusufi, përfaqësues nga Birra Peja.

Shitja e biletave fillon më datë 25 në të gjitha sheshet e qyteteve. Biletat do të kushtojnë prej 10 deri 15 euro.
“Meqë është për çështje të bamirësisë ne kemi menduar të shkojmë me një çmim më të ultë që të jetë një çmim i kapshëm për qytetarët”, tha në vazhdim Dukagjin Lipa.

“Fondacioni është nën patronazhin e Duas dhe ky është fillimi i këtij fondacioni, sepse në vazhdimësi falë kontakteve të industrisë që Dua ka edhe ky fondacion do të vazhdojë rrugën e tij që të ketë fondacione edhe nga vendet e kompanitë tjera botërore. Shpresoj të kemi një fond të qëndrueshmërisë në vazhdimësi”, tha krejt në fund Dukagjin Lipa. / KultPlus.com

I dehuri sulmon tre persona në Rahovoc

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ratkovc të Rahovecit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit në një lokali i kishte sulmuar fizikisht tri viktima meshkuj shqiptarë, shkruan PrizrenPress.

Policia bën të ditur se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor QMF Rahovec.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kalon ilegalisht kufirin, arrestohet në Vërmicë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht Shqipëri-Kosovë, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte ndalesë hyrje në Kosovë për katër vjet.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Përplasen dy vetura në Vlashnje të Prizrenit, 4 të lënduar

0

Në fshati Vlashnje të Prizrenit, dje në orën 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia në raportin e sotshëm të saj raporton për përplasjen në mes të dy veturave civile, njëra “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që drejtohej po ashtu nga një i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, dhe veturës “Pasat” me targa lokale, që drejtohet nga viktima mashkull, shtetas i Kosovës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe dy pasagjerë, një mashkull shtetas i Kosovës, dhe një femër shtetase e Shqipërisë.

Policia bën të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për të arrestuar e as për nivelin e dëmit material.

Prizren, dy të arrestuar

0

Policia në Prizren gjatë ditës se djeshme ka arrestuar dy persona, njërin në rrugën “William Woker” e tjetrin në fshatin Planej, shkruan PrizrenPress.

Arrestimet janë bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit. /PizrenPress.com/

Dikush vjedh e vret – nuk dënohet, e dikush dënohet për 5 euro!

0

Nga Faik Krasniqi

Është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh të drejtën në botën tonë, ashtu siç është e vështirë të gjesh të vërtetën. Kjo, sepse njerëzit kurrë nuk kanë gjithmonë të drejtë, pra e drejta absolute tek ne nuk ekziston! Ne mund të flasim për të drejtën e të padrejtën në jetën tonë të përditshme. E drejtë quhet aksioni, vendimi apo çfarëdo qoftë i bërë brenda logjikës dhe në dobi të shoqërisë njerëzore dhe e kundërta quhet padrejtësi. Por, edhe këtu ka një por, sepse për dikë ‘e drejta’ është e drejtë dhe po kjo ‘e drejtë’ për dikë tjetër është e padrejtë.

Kur, diçka quhet e drejtë dhe kur e padrejtë? Për aq kohë sa veprimi, fjalët, reagimi i dikujt nuk prekin dhe nuk rrezikojnë interesat e mia quhet e drejtë, në të kundërtën e padrejtë. Për të gjithë ne kjo është….ndonëse dhe gabojmë! Dhe normalisht duhet të jetë kjo…… E drejtë kur veprimet tona nuk cenojnë një tjetër dhe janë të arsyetuara, e kundërta e saj është e padrejta! Drejtësia tek ne është një fjalë abstrakte që është shpikur nga të padrejtët, nga hienat dhe horrat e politikës.

Drejtësia tek ne është iluzion – ajo nuk ekziston, në kuptimin e thellë të fjalës. Sa më qeshet kur thuhet ligji është i njëjtë për të gjithë, lëre më pastaj se sa i drejtë është ligji, kur të gjithë ne e dimë se këtu ligji nuk është i njëjtë për të gjithë. P.sh. dikujt i lejohet të mashtrojë, të vjedhë, të korruptohet, të kërcënojë, ndërsa tjetërkujt jo. Dikush për mospagesë të një fature dënohet me disa muaj burg, e dikush tjetër vret, vjedh e abuzon me miliona dhe nuk preket nga ligji!

BE-ja synon ndarje të butë me Britaninë

0

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i tha kryeministres britanike, Theresa May, se duhet të punohet kah një “shkurorëzim i mëndafshtë”, pasi në referendum Britania ka vendosur që të largohet nga BE-ja.

Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Tusk mbrëmë ka shkruar se i ka thënë zonjës May se “na duhet një dalje e qetë, diçka sikur shkurorëzim i mëndafshtë”.

May dhe Tusk dje kishin biseduar me telefon.

Theresa May, e cila në postin e kryeministres së Britanisë, u emërua pas largimit të David Cameronit, pas referendumit të 23 qershorit, këtë javë do t’i vizitoj për të parën herë në këtë post, kryeqytetet e vendeve më të mëdha në BE.

Sot ajo pritet të arrijë në Berlin, ndërsa nesër në Paris.

Trump nominohet për president të Amerikës

0

Republikanët me votim e kanë nominuar biznesmenin e pasur, Donald Trump, për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Votimi i mbrëmshëm i delegatëve të Konventës Kombëtare të Partisë Republikane në Klivlend të Ohajos, ishte akti madhor i një beteje të jashtëzakonshme zgjedhore, në të cilën Donald Trump dhe personaliteti i tij pompoz, u shkaktoi disfatë të 16 kandidatëve të tjerë, shumica prej tyre me përvojë të gjatë zgjedhore.

Trump tha se votimi partiak kishte sjellur të arritura historike.

“Së bashku ne kemi arritur rezultate historike, me votimin më të gjërë në historinë e Partisë Republikane. Kjo është lëvizje, por ne duhet të vazhdojmë deri në fund”, tha Trump duke folur mbrëmë vonë në Konventën e Partisë Republikane.

Pritet që ai ta pranoj nominimin në fjalimin në fund të punimeve të konventës nesër në mbrëmje.

Thirrjet e tij për ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndërtimi i murit për ta penguar hyrjen e migrantëve meksikanë dhe komentet për femrat, janë kritikuar si përçarëse dhe ofenduese, edhe nga anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, siç është ish-presidenti, George W. Bush.

Rivale e Trump në zgjedhjet kombëtare presidenciale më 8 nëntor, do të jetë ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila javën e ardhshme në konventën e Partisë Demokratike pritet që ta fitoj nominimin.

Ndahet nga i fejuari Lady Gaga

0

Lady Gaga është ndarë nga i fejuari i saj Taylor Kinney pas 5 vjetësh lidhje.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij muaji, raporton TMZ.

Javën e kaluar, Gaga është fotografuar pa unazën e fejesës teksa pushonte në Malibu, në të njëjtën ditë që Taylor festonte ditëlindjen e tij.

Në fillim të këtij viti Gaga mbërriti në festën e 30-vjetorit të saj me një unazë të madhe diamanti në duar duke shtuar zërin se çifti ishte fejuar në fshehtësi të plotë.

Përplasjet shtyjnë reformën zgjedhore

0

Reforma zgjedhore nuk do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës, përpara se të zgjidhen problemet apo çështjet, për të cilat ka kundërshtime të skajshme ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike të Kosovës, në pushtet dhe opozitë.

Kuvendi i Kosovës, pas përplasjeve të forta dhe punës në kushte të rënduara gjatë disa muajve, ende nuk i është kthyer plotësisht normalitetit, me kërcënimet e opozitës se do të pengojë çfarëdo përpjekje për të votuar çështjet si demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një numër çështjesh tjera ligjore kanë mbetur pa u diskutuar në mungesë të opozitës në sallë, dhe reforma zgjedhore, që u punua në vitet e kaluara, nuk shihet se mund të vihet në rend dite së shpejti.

Basri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston pajtimi i kësaj partie për reformë zgjedhore dhe se tashmë, janë identifikuar pikat, të cilat, sipas tij, kërkojnë reformim.

“Ndoshta sistemi zgjedhor do të duhej të bëhej pak më ndryshe se sa që është deri më tash, sepse votimi i shumë kandidatëve, e dini sa telashet i ka sjellë. Ne i kemi trajtuar dhe i kemi fiksuar pikat – që unë nuk do t’i them tash, nuk do t’i bëj publike – të cilat do të duhej t’i bënim”.

“Por, megjithatë, që të shtrohej kjo çështje në Kuvend, sigurisht se do të duhej njëherë që t’i kalojmë disa probleme aktuale që i kemi. Do të duhej të ishin prezente të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në kuvend dhe të shtrohet kjo çështje”, thotë Musmurati.

Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë për Radon Evropa e lirë, se në qoftë se partitë politike përcaktohen që të shkojnë drejt reformës zgjedhore,atëherë duhet pasur parasysh problemet me të cilat janë ballafaquar në zgjedhjet e deritashme.

Sipas saj, problemet nuk kanë buruar nga sistemi zgjedhor e as nga ligji për zgjedhjet.

“Problemi ka qenë tek njerëzit që kanë qenë të gatshëm të kryejnë vepra penale, pra, për të vjedhur vota. I njëjti ligj është aplikuar edhe në vitin 2010, kur ka pasur vjedhje industriale të votave, por edhe në vitin 2014, kur ka pasur një rregullsi goxha të kënaqshme sa i përket procesit zgjedhor”.

“Pra, problemi nuk ka qenë te ligji. Problemet janë të tjera. Për shembull, pastrimi i listave zgjedhore, që nuk varet nga ligji, por varet nga gatishmëria e Ministrisë së Punëve të brendshme dhe deri diku edhe KQZ-së”, thotë Osmani.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo opozitare, thotë se nisma për reformën zgjedhore ka pasur edhe në mandatin e kaluar parlamentar, por që nismat e tilla kishin ngecur.

“Kosova ka shumë nevojë që të ketë një reformë zgjedhore dhe një demokratizim më të madh të shoqërisë. Ne konsiderojmë që, duke u bazuar në përvojën e deritashme, Kosova ka nevojë të ndahet në zona, për shkak të përfaqësimit të kuadrove dhe për shkak të llogaridhënies së deputetëve në zonat, të cilave u takojnë. Prandaj, do të ishte mirë që lista e hapur të jetë në zona dhe përgjegjësia do të ishte shumë më e madhe, por edhe përfaqësimi”, tha Isufi

Por, kur mund të pritet që reforma zgjedhore të shtrohet si çështje në Kuvendin e Kosovës?

Musmurati thotë se, nuk mund të përcaktohet një afat eventual se kur kjo çështje mund të diskutohet, por sipas tij, e nevojshme është që reforma zgjedhore të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme, lokale dhe qendrore.

“Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje komunale dhe më vonë edhe zgjedhje qendrore. Nëse do të kishte mundësi që kjo reformë të bëhet para zgjedhjeve, do të ishte sukses shumë i madh edhe i Kuvendit, por edhe i subjekteve politike dhe i Kosovës. ne si subjekt (PDK) do t’i japim shtysë që kjo të bëhet para zgjedhjeve”.

Osmani thotë se mbi 90 për qind të sfidave të cilat janë identifikuar në proceset zgjedhore, vite me radhë, tashmë janë adresuar nga ish Komisioni për reformë zgjedhore. Por, në rast se kërkohet ndryshimi i zonave zgjedhore, kjo, siç thotë ajo, do t’i detyrojë partitë politike që të ulen dhe fillojnë një proces, për të cilin, në legjislaturën e kaluar nuk ka pasur pajtim.

Po ashtu, sipas saj, në rast se do të propozohej mbyllja e listave, kjo do të ishte një hap prapa. Në të kundërtën sipas saj, reforma zgjedhore do të mund të bëhej brenda mandatit të legjislaturës së tanishme.

“Kjo varet nga partitë politike parlamentare dhe nga ajo se sa dëshirojnë këto parti që kjo reformë të jetë e thellë. Në qoftë se përcaktimi i partive është që të shkohet me reformën që tashmë ka përfunduar si draft-ligj, në mandatin e kaluar, atëherë do të jetë shumë thjeshtë, sepse vetëm draft-ligji i përgatitur nga ish Komisioni për reformë zgjedhore, që kishte më shumë se dy vjet mandat, mund të vendoset në votim në këtë legjislaturë dhe ajo natyrisht që nuk merr kohë”.

Por, Isufi shpreh mendimin se reforma zgjedhore nuk do të mund të bëhet shumë shpejt, për shkak të problemeve aktuale që kanë përplasur partitë politike në pushtete dhe opozitë.

“Problemet, siç janë: krimi organizuar, korrupsioni, mandej edhe temat e rënda nacionale, siç janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe Demarkacioni, kanë bërë që Kuvendi të mos mund të merret me reformën, e aq më pak partitë politike”.

Sido që të jetë , përfaqësuesit e partive politike, pajtohen në një pikë, që për ngritjen e shkallës së demokratizimit të zgjedhjeve në Kosovë, reforma zgjedhore është e domosdoshme. / REL