25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Dua Lipa me koncert në Kosovë

Koncerti i Dua Lipës që do të mbahet më 9 gusht në Parkun e Gërmisë ka mbledhur bashkë organizatorët dhe mbështetësit e këtij koncerti, në mesditën e së mërkurës, për të dhënë detajet mbi këtë koncert.

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës ka thënë se ky koncert po organizohet nën ombrellën e Komunës së Prishtinës, dhe se koncerti i Dua Lipës është një hapje e koncerteve që do të organizohen nga Komuna e Prishtinës.

“Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa po kthehet të mbajë një koncert në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka thënë se ky koncert nuk është i rëndësishëm vetëm për Prishtinën po për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, Dukagjin Lipa nga Republica Marketing Communications Agency është shprehur të jetë i kënaqur për koncertin e Dua Lipës në vendlindjen e saj. “Dua po ndihet shumë e lumtur për këtë koncert në vendin e saj. Koncerti do të mbahet në Gërmi, Dua do të vijë me datën shtatë në mesditë. Ky është koncert i bamirësisë, kërkesa e Duas ka qenë që të gjitha fitimet e koncertit të shkojnë në fondacionin e saj të bamirësisë SunnyHill Fundation. Në fund të koncertit do të dalim me shifrën e plotë të mbledhura dhe do t’i dhurojmë për ndihmë për të rinjtë. Kjo është kërkesë e Duas, ajo nuk vjen këtu me pagesë por vjen prej dashurisë që ka për Prishtinën”, tha në këtë konferencë Dukagjin Lipa.

Kurse drejtori ekzekutiv i “Birra Peja” Ernest Jusufi ka thënë se si kompani kanë në agjendë përkrahjen e të rinjve që po tregojnë suksese ndërkombëtare. “Ne jemi sponsor gjeneral dhe të gjitha shitjet që do të bëhen aty do t’i shkojnë SunnyHill Fundation”, tha në fjalën e tij Ernest Jusufi, përfaqësues nga Birra Peja.

Shitja e biletave fillon më datë 25 në të gjitha sheshet e qyteteve. Biletat do të kushtojnë prej 10 deri 15 euro.
“Meqë është për çështje të bamirësisë ne kemi menduar të shkojmë me një çmim më të ultë që të jetë një çmim i kapshëm për qytetarët”, tha në vazhdim Dukagjin Lipa.

“Fondacioni është nën patronazhin e Duas dhe ky është fillimi i këtij fondacioni, sepse në vazhdimësi falë kontakteve të industrisë që Dua ka edhe ky fondacion do të vazhdojë rrugën e tij që të ketë fondacione edhe nga vendet e kompanitë tjera botërore. Shpresoj të kemi një fond të qëndrueshmërisë në vazhdimësi”, tha krejt në fund Dukagjin Lipa. / KultPlus.com

Më Shumë

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Lajmet e Fundit