20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6390

20 thënie të urta të Konfucit

0

Konfuci ishte një mendimtar dhe filozof kinez, mësimet dhe filozofia e të cilit kanë influencuar në jetën dhe mënyrën e të menduarit në Kinë, Kore, Japoni, Tavan dhe Vietnam.

Filozofia e tij theksonte moralin personal dhe qeveritar, saktësinë e marrëdhënieve sociale, drejtësinë dhe sinqeritetin. Në këtë listë janë disa nga citatet e tij, të cilat janë të zbatueshme edhe për ne sot pavarësisht se ai i shkroi në shekullin e katërt para Krishtit.

1- Çdo gjë ka bukurinë e vet, por të duhen sy për ta parë.
2- Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.
3- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon.
4- Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.
5- Çfarë një njeri superior kërkon, e kërkon tek vetja, kurse njerëzit e vegjël e kërkojnë tek të tjerët.
6- Nëse duan të jenë konstantë në lumturi e dituri duhet të ndryshojnë vazhdimisht.
7- Unë nuk jam dikush që lindi i ditur, unë jam dikush që kam dëshirë në kërkimin e dijes.
8- Të mësosh pa menduar është një punë e humbur, mendimi pa mësuar po ashtu është punë e humbur.
9- Nëse një njeri nuk mendon në kohë afatgjatë, shpejt do të gjejë dhembje.
10- Kompenso lëndimin me drejtësinë, dhe kompenso të mirën me të mirën.
11- Një njeri superior nuk mund të jetë i njohur në çështje të vogla, por atij mund ti besohen shqetësime të mëdha. Një njeriu të vogël nuk mund t’i besohen çështje të mëdha, por ai mund të njihet për punë të vogla.
12- Njeriu superior është modest në fjalët e tij, por jo në veprime.
13- Nuk është nevoja të flitet për gjërat që bëhen, dhe fajet e së kaluarës nuk është nevoja t’i përmendësh.
14- Virtyti nuk lihet për të qëndruar vetëm. Ai që e praktikon atë do të ketë miq.
15- Atë që nuk do të ta bëjnë ty, mos jua bëj të tjerëve.
16- Kur di diçka, dhe i qëndron asaj, dhe kur nuk di diçka dhe e pranon që nuk e di- kjo është dituri.
17- Me oriz për të ngrënë, ujë për të pirë dhe jastëk për t’u mbështetur- kam ende gëzim në këtë jetë. Nderimet dhe pasuritë e fituara me padrejtësi janë si një re që kalon shpejt
18- Të shkosh përtej gjërave është po aq keq sa t’i biesh shkurt.
19- Jeta është shumë e thjeshtë, por ne insistojmë ta komplikojmë atë.
20- Vullneti për të fituar, dëshira për të arritur, dhe vendosmëria për të arritur potencialin e plotë të vetes, janë çelësi për hapjen e derës së përsosmërisë së vetes. / TO

Mungesa e alternativës bllokon Kosovën

0

Qytetari i Kosovës vazhdon të jetë në një rrugëkryq të madh sa i përket përcaktimit të votës së tij për ndryshime në një të afërme të afërt të ballafaqimit me proces të ri zgjedhor. Pasiguria qytetare është shumë e madhe, ngase kjo klasë politike në Kosovë, që po e manipulon besimin qytetar tash e 19 vjet, është tejet inerte, pa kreativitet, klasë grindavece, e cila nuk është akoma e përgatitur për të ofruar alternativë të ndryshimit pozitiv. Kjo klasë politike, si ajo në pozitë edhe ajo në opozitë, nuk japin shpresa për kurrfarë zgjidhjeje për qytetarët e pashpresë e të nëpërkëmbur, shkruan gazeta Kosova Sot.

E, këta të fundit, duke mos u pajtuar me këtë politikë, janë zhytur në heshtje të pakuptimte dhe ia kanë lënë inercionit fatin e tyre. Analistët politikë vlerësojnë se vetëm një pastrim i madh ligjor i kësaj skene politike mund të ndryshojë qasjen në interes të qytetarit dhe ngjalljen e besimit qytetar për ndryshime.

“Ndjenja e inferioritetit te qytetarët tanë është më prezente se kurrë, duke humbur shpresat për një ndryshim nga kjo klasë politike. Kjo humbje e shpresës është prezente për shkak të varfërisë që mbizotëron, e cila nuk e lejon masën e gjerë që të interesohet për ndryshim të gjendjes, meqë prioritet i tyre mbetet ngopja e barkut me ushqim”, thotë analisti Albrim Badallaj.

Politikanët t’i lënë përfitimet

Sipas Badallajt, te spektri politik mungon vullneti i mirë për të bërë ndryshime, meqë ajo që duhet në këtë pikë në Kosovë është që të ketë qëllime të mira për ndryshime, pasi “ekspertët” po tregohen që nuk po dinë të bëjnë ndryshime.

“Alternativën e vetme mund ta sjellin reformat ligjore dhe zgjedhore, të cilët do ta pastrojnë skenën politike, meqë vota e qytetarëve po del që s’është determinuese në këto procese. Mungesa e pjesë- marrjes së shumicës së popullit në proceset zgjedhore është treguese e qartë e shfaqjes së mosbesimit në tërë spektrin politik”, ka thënë më tutje ai.

“Nuk është se edhe në partitë aktuale si në pozitë, si në opozitë, nuk ka persona që kanë ide të mira për ndryshime, mirëpo egoja e lartë dhe dëshira për përfitime, po i lënë në rend të dytë qëllimet e mira për ndryshime të situatës”, tha analisti politik Albrim Badallaj.

Edhe sipas analistit politik Islam Krasniqi, pa reformim, ristrukturim dhe ripërtëritje të plotë të kësaj skene politike me njerëz të vizioneve të qarta dhe vullnetit për ndryshime, nuk do të ketë reagim pozitiv as nga elektorati.

“Klasa e mykur politike e ka lidhur jetëgjatësinë e pushtetit me jetëgjatësinë e vet, ku politikanët tanë më shumë po vdesin se sa po lëshojnë rend për të ardhur në shprehje, për të marrë besimin e vazhdimit të politikëbërjes dhe kalitjen e frymëve të reja në politikë nga brez i ri i njerëzve profesionistë”, theksoi ai. / Kosova Sot

Vret vajzën dhe gruan, nuk pajtohej me divorcin

0

Një 57-vjeçar në Britani ka qëlluar për vdekje ndaj vajzës së tij 19 vjeçe dhe gruas së tij 50 vjeçe, pasi kjo e fundit i kishte thënë se martesës së tyre 26 vjeçare i kishte ardhur fundi.

Lance Hart pasi vrau vajzën e tij dhe gruan Claire kreu më pas vetëvrasje me armën e zjarrit të cilën e kishte marrë me vete. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë një vendparkimi në Lincolnshire të Britanisë.

Pas njoftimit për të shtëna policia lokale ka dhënë alarmin duke iu frikësuar fillimisht një sulmi terrorist.

Por pas mbërritjes në vendngjarje gjithçka për ta është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur.

Gjatë hetimit një i afërm i familjes Hart ka konfirmuar problemet në çift, por ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni pse ishin shaktuar ato.

Shtetet shqiptare po përballen me agjenda sfiduese

0

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti ka thënë se të dy shtetet shqiptare janë duke u përballur me agjenda sfiduese.

Ai ka thënë se Shqipëria ndodhet përballë sfidave të demokracisë dhe integrimit, kurse Kosova përballë shtetformimit, funksionalizimit të sovranitetit, integritetit, territorialitetit, normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bashkurti ka thënë se miratimi i reformës në drejtësi është procesi më i rëndësishëm përgjatë tranzicionit demokratik të Shqipërisë. Ai ka thënë se mbetet i mendimit se marrëveshja për asociacionin e komunave serbe dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhen miratuar në variantet aktuale.

Kuvendi dështoi 78 për qind të ligjeve

0

Legjislatura e koalicionit të madh PDK- LDK, e cila është në vitin e dytë të mandatit, po vazhdon të cilësohet si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Kosova, që nga pas lufta, e veçmas pas shpalljes së pavarësisë.

Deficitit ligjvënës të këtij koalicioni, sipas vlerësimit të deputetëve, i ka kontribuar fillimisht vetë pamundësia e funksionimit në raporte të bashkëpunimit të mirë të koalicionit PDK- LDK, derisa edhe kriza politike e ndikuar nga opozita parlamentare, beteja për pushtet, e ka bërë të veten. Për këtë pasojë kjo legjislaturë është duke vazhduar ta paguajë faturën më të shtrenjtë të ngecjes në procesin ligjvënës, dhe në këtë gjendje krize, Kuvendi pritet që ta mbyllë edhe sezonin pranveror, me bilanc të ulët të punës në historikun e parlamentarizmit të ri të Kosovës, me vetëm 22 për qind të realizimit të agjendës legjislative, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj, fajin kryesor për këtë ngecje ia adreson fërkimit që ka ndodhur herë pas herë brenda koalicionit qeverisës dhe sjelljes së papërgjegjshme të shumicës së ministrive që drejton PDK-ja, për realizimin e planit të ligjeve. Ai thotë se ky mosfunksionim normal i koalicionit ka qenë i pritshëm dhe vetëm sa do të vazhdojë të thellohet akoma.

“Ka qenë krejt normale që ky koalicion të mos funksionojë si duhet dhe që disa ligje,të cilat i sponsoron LDK-ja dhe janë në interes të qytetarëve, t’i bllokojnë strukturat e SHIKut të PDK-së, sepse i cenojnë interesat e tyre”, u shpreh ai.

Kuvendi i gazit

Edhe eksperti i fushës se legjislacionit, Blerim Burjani thotë se ky legjislativ mbetet një ndër Kuvendet më joproduktive, problematik, konfliktuoz dhe më joserioz i mundshëm.

“Ky Kuvend ka hyrë në analet e historisë si më qesharaku, nga papërgjegjësia,anarkia dhe gazi lotsjellës. Deri më tash, asgjë e mirë s’mund të flitet për një organ të tillë. Ajo që mund të kujtohet si e veçantë deri më tash, mund të them se ky Kuvend do të kujtohet për reagimet e shpeshta të Kadri Veselit, kur pas çdo problemi e përsëriste orkestrimin e reagimit: pauzë…,pauzë…dhe fjala tij e shpeshtë… ju lutem s’bon ma kështu se marre”, ka cituar Burjani.

“Ky Kuvend është Kuvend i marres- turpit, më shumë i papunë se sa me punë. Madje, disa ligje, si ai i fundit për investime strategjike,ka qenë një nga dëmet më të mëdha të bëra ndaj shtetit me mosmiratimin e tij nga ky koalicion qeverisës, qesharak e jofunksional”, theksoi më tej ai.

“Po kalojnë plot dy vjet dhe deri më tash nuk kishte asnjë iniciativë serioze e domethënëse për shtetin. Realiteti i deritanishëm përkujton edhe faktin se kjo Qeveri mbetet e pambikëqyrur fare nga Parlamenti, derisa konsultimet janë zhvilluar për disa momente dhe tema kritike vetëm në nivel të liderëve”, shtoi Burjani. / Kosova Sot

Pse qeveriset Prizreni me të burgosurit, të dënuarit e ‘banda nomadësh’?!

0

• Prizreni nuk është qytet ‘nomad’ ku duhet të qeveriset prej ‘nomadëve’. Prizreni duhet të qeveriset prej prizrenasve të dëshmuar për qytetari, kulturë, edukatë e për vlera tjera, që ua ka lakmi çdo qytet i Ballkanit e më gjerë • Prizreni nuk është ndonjë hapësirë ku në dy mijë vitet e fundit të mos ketë pasur një pikë qytetërim, siç ka ndodhur për fatin e keq me pjesët dërrmuese të shumë prej hapësirave të Kosovës e të cilat, që nga paslufta, po edhe sot e këtë ditë, qeverisin dhe menaxhojnë me Lirinë e Kosovës, medet! • Prizreni nuk mund të qeveriset prej atyre që nuk mund ta mbajnë higjienën e mendjes, të shpirtit, e aq më pak higjienën e mjekrave • Prizreni nuk mund të qeveriset as prej atyre që pinë ujë në Shatërvan e mendjen e kanë në Stamboll • Prizreni është filozofia e Bashkimit Kombëtar shqiptar qysh prej kohës së Perandorisë Osmane

Qyteti i Prizrenit nga lashtësia e deri më sot ka reflektuar qytetërim shqiptar europian. Ky qytet është i njohur edhe për natyrën e vet të qetë dhe për njerëzi me kulturë e qytetari. Në të vërtetë nuk ka as edhe një qytet tjetër në Kosovë ku toleranca, shumësia e vlerave dhe e komuniteteve të të gjitha llojeve të jetojnë në harmoni, pran njeri-tjetrit apo edhe më shumë sesa kaq.

Mirëpo, me ardhjen e drejtuesve të papërgjegjshëm të PDK-së në këtë qytet, shumëçka ka nis të prishet e të rrënohet. Duket se ardhja e shumë kuadrove prej kësaj partie ngjan me ardhjen e ‘nomadëve’ nëpër qytetërimet tjera. Madje edhe vetë thesari i trashëgimisë kulturore shembte dhe digjet brenda natës dhe për çudi askush nuk është fajtor. Vdesin fëmijët brenda rrënimeve të tilla, prapë askush nuk është fajtor.

Qeverisja lokale në Prizren ka fituar një imunitet të pakufizuar. Ata përveç se nuk i pret e nuk i takon asnjë përfaqësi diplomatike, duke se janë duke i rezistuar edhe Kryetarit të sapozgjedhur të PDK Kadri Veselit.

Po a e meriton qyteti i Prizrenit të qeveriset të këtillë, pavarësisht se edhe opozita është duke pritur për ta gllabëruar atë me ‘nomadë’ edhe më të egërsuar?!

Për Prizrenit duhet të kihet në konsideratë një qeverisje më qytetare, e cila nuk i zgjidh problemete vetëm me filozofinë e tenderimit dhe të filozofisë së klikave për të mbajtur gjallë interesin e grupit që determinon në krim, korrupsione e dukuri tjera negative.

Sa për vijëzimin e disa prej çështjeve prizrenase do të mund të thuhet:

E para, Prizreni nuk është Skenderaj që të qeveriset me Kryetar të dënuar në burg, i cili, më pas, të mund të shantazhojë kë të dëshiron në Kosovë?! Sado që në parim nuk mund të thuhet kështu, sepse nuk e do rregulli politik i banditizmit të Kosovës, i instaluat që nga paslufta e gjer më sot prej gjithë spektrit politik të vendit pa përjashtim dhe kundër të cilit është vështirë të provohet për t’u bërë ndonjë ndryshim jashtë interesave të këtij grupi me ‘qytetërim prej nomadeve’. Por, në anën tjetër, duhet të thuhet gjithashtu, sado e dhimbshme qoftë se Prizreni nuk është ndonjë hapësirë ku në dy mijë vitet e fundit të mos ketë pasur një pikë qytetërim, siç ka ndodhur për fatin e keq me pjesët dërrmuese të shumë prej hapësirave të Kosovës e të cilat, që nga paslufta, po edhe sot e këtë ditë, qeverisin dhe menaxhojnë me Lirinë e Kosovës, medet! Për të mos përmendur emra, vetëm mund të thuhet se kush qeveris me Podujevën, kush me Gjilanin, si qeveriset Kryeqytete (edhe me drejtorë revolverë), si Graçanica (nuk e njohin as shtetin e Kosovës), Malisheva e shkret, apo Kaçaniku ku është bërë rrezik të shkosh për të pirë kafe, e sa e sa. Po të kthehet kryet pak më lart mund të bëhet e njëjta pyetje edhe për Qendrën, e sidomos për të. E di populli i Kosovës kush është Kryeministri i Kosovës, kush janë ministrat, zëvendësministrat, deputetët e saj?! Pjesa dërrmuese janë po ai ‘grup nomadësh’ që kanë pak e hiq lidhje me qytetërimin e Kosovës.

E dyta, Prizreni nuk menaxhohet me drejtorë të dënuar, me zyrtarë të dënuar, nën hetime, me aktakuza e çka jo tjetër;

E treta, Prizreni nuk është hapësirë ku duhet të drejtohet prej një grupi të papërgjegjshëm, pavarësisht prej përkatësisë së tyre partiake e, aq më pak, prej partisë me të madhe në vend, siç është PDK. Jashtë kësaj logjike çdo veprim që ndërmerr PDK, për të ndërruar ministra apo për të inkuadruar ‘të rinjtë’ me huqe e zanate të vjetra, ‘nomadë të rinj’, nuk do të zgjidhet asnjë problem. Përkundrazi! Kosova nuk është Kina për të vendosur mijëra standarde e as nuk pretendon sistem komunist!

E katërta, Prizreni nuk është qytet ‘nomad’ ku duhet të qeveriset prej ‘nomadëve’. Prizreni duhet të qeveriset prej prizrenasve të dëshmuar për qytetari, kulturë, edukatë e për vlera tjera, që ua ka lakmi çdo qytet i Ballkanit e më gjerë. Qytetaria e qyteti i Prizrenit e mbledh gjithë botën rrëzë kalasë, poshtë kalldrëmeve, pranë Bistricës. Jo Politika. Ajo, vjen verës e në çdo kohë dhe përfiton nga qytetaria prizrenase. Kuptohet se pa meritë! Po ku pyesin ‘nomadët’?! Filozofia e tyre është shumësia e yryshit dhe pas tyre bota le të marri fund!

E pesta, Prizreni nuk mund të qeveriset prej atyre që nuk mund ta mbajnë higjienën e mendjes, të shpirtit, e aq më pak higjienën e mjekrave.

E gjashta, por Prizreni nuk mund të qeveriset as prej atyre që pinë ujë në Shatërvan e mendjen e kanë në Stamboll. Prizreni është filozofia e Bashkimit Kombëtar shqiptar qysh në kohën e Perandorisë Osmane. Në kuptimin politik ky është dallimi ndërmjet ‘nomadëve’ që tash e kanë pushtuar Prizrenin dhe qytetarisë së Prizrenit. E sot nuk takohen me drejtuesit e Prizrenit as diplomatët e akredituar në Republikën e Kosovës, sepse ata janë njerëz të dënuar prej ligjit në emër të popullit. Dhe PDK flenë natën pa brengë!

E shtata, cili personalitet në botën demokratike që i thotë vetes akademik, profesor, e që është i dënuar me burg nuk dorëhiqet dhe nuk i largon as të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit e tjerë?! Të paktën një dorëheqje morale për përgjegjësinë publike që ushtron?! Pavarësisht se krahasimi që do ta bëhet është krejt pa shije, i mjerë, por, ai, si i tillë, është i nxjerrë nga realiteti. Sikur të ishte fjala për një komandantë i cili pasi mbaroi lufta mori gjithçka në emër të saj: politikën, meritën, shkollën dhe kapitalin, edhe do të mund të thuhet si për të tjerët, një ‘nomadë i pa kultivuar’. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri edhe të nivelit akademik e edhe në moshë ku nuk ka shumë hapësirë për mëkate të mëtutjeshme. Sa vështirë është të paramendohet kultivimi i edukatës brenda familjeve të tilla?! Si është e mundur që Profesori në moshë, Ramadan Muaja, t’ua lë trashëgim fëmijëve, nipave dhe mbesave edhe këtë marre! Edhe ku, ‘në Prizren ma të bukurin vend’?!

E teta, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duhet të kuptojë se ora e tij politike nuk është duke treguar as edhe një ndryshim pozitiv në zemelekun që e rrokullis kohën. Mos e dëshpëroni veten dhe gjithë ata që kanë pasur një troh shpresë te ju. Është pritur që në selinë e PDK-së të ftohen konferencat e jashtëzakonshme për të shpalosur informacionin për reformat substanciale e për raste të ‘trasha’ si puna e Prizrenit, fjala vjen e jo konferenca të jashtëzakonshme për njerëzit e shtëpisë për t’i bërë ministra në mandatin e tyre të tretë ose për të krijuar ‘Institute’ brenda partisë me ‘analfabet’ a me njerëz që në jetën e tyre nuk kanë shkruar as edhe një faqe të vetme (Dorën në zemër, nga një faqe për subvencione OJQ-sh edhe do të kenë lexuar kohë pas kohe). /Koshi i Politikës/Gazeta Inforpress/

Prizren: Ndërtesa e Beledijes mbeti, kroi ndërroi “vendbanim”

0

Në mesin e dhjetë monumenteve të restauruara viteve të fundit është edhe ndërtesa e Kuvendit të vjetër – Beledija, Selamllëku i Shani Efendiut dhe Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut.

Lidhur me krojet e shumta të Prizrenit ka shumë histori. Njohësi i çështjeve të trashëgimisë, Bedri Çejku, tregon se si fëmijë ka pirë ujë dhe është freskuar te kroi i Beledijes. Ai thotë se kroi ishte i dobishëm dhe kishte ujët më të mirë.

Çejku thotë se një ndër krojet më me famë në qytet ishte edhe Kroi i Beledijes.

Edhe Berat Baftiu, shkrimtar që ka shtëpinë afër Belediut, tregon se shpesh ka marrë ujë tek ky kroi i Beledijes.

“Thuhej se është krua me ujë të mirë, sepse vjen nga “Bjeshkët e Pashës”. Emrin e ka marrë nga vetë objekti i Kuvendit Komunal të Prizrenit, që u ndërtua gjatë periudhës osmane, në shekullin XIX”, është shprehur ai.

Kroi është ndërtuar në oborrin e Beledijes, siç quhet në gjuhën turke Kuvendi, gjatë shek. XIX.

I ndërtuar nga gurët gëlqerorë

Kroi gjendej ndërmjet objektit të ‘Beledijes’ dhe Xhamisë së Mustafë Pashës.

“Në këtë vend kroi e kreu funksionin e vet primar nga koha e ndërtimit e deri në vitet 1960. Asokohe lagjja pësoi ndryshime të paparapara. Xhamia e Mustafa Pashës u rrënua më 1952. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua dhe asfaltua aksi rrugor nga “Tabakhana” e deri në ‘Marash’. Kroi ndodhej në aks të rrugës. Si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmorëve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqerorë të latuar”, është shprehur ai.

Atraksioni nuk funksionon prej vitesh Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme.

“Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo mungon. Kroi është me një sylinjare. Ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Korita e tij është nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni”, tregon Baftiu.

Por, fatkeqësisht ky atraksion prej vitesh nuk funksionon, ndërsa nga kjo ka mbetur vetëm kanali pa ujë.

“Dikur thuhej kush pinë tri herë ujë Prizreni mbetet përherë aty. Një gojëdhënë që thuhej se e kishte sjellë Jerovi, një mjeshtër muresh me gur, derisa dëshironte të udhëtonte për në Shkup, pa dashje kishte mbetur tri ditë në Prizren,atëbotë ushqimi ishte më i rrallë dhe ai ushqim të vetëm e shfrytëzonte ujin. Por, pas kësaj ai mbeti përgjithmonë në Prizren”, shprehet Prof. dr. Mejdi Elezi.

Në librin “Prizreni i lashtë” me autor Muhamed Shkukriu, thuhet se në Prizren në shekullin XIX kishte 196 kroje publike.

Mustafa Ibrahimi, 93- vjeçar, pohon se i ati Avduli i numëronte deri në deri 203 kroje publike të këtij qyteti. Ai thotë se krojet dikur në Prizren ishin në secilin kënd afër xhamive të qytetit dhe në afërsi të varrezave.

Të gjitha krojet e vjetra ishin të njohura me ujë të pijshëm apo siç ndryshe e quanin “ujë që të pikë në ballë”. /Kosova Sot

Sërish dramë në Francë: Një i armatosur rrethon një hotel

0

Policia franceze ka rrethuar një hotel në jug të vendit, kjo erdhi pas informacionit se brenda hotelit është një “njeri i armatosur”, raportojnë mediat vendase franceze.

Hotel ‘Bolen’ ishte evakuuar, dhe xhandarët i tha Reuters se njeriu i dyshuar ka një thikë dhe ndoshta një mjet shpërthyes.

Siç është raportuar nga RT, policia rrethoi hyrjen në hotelit, në vendin e ngjarjes po ashtu janë ambulancat dhe zjarrfikësit, transmeton lajmi.net.

Nuk janë dhënë më shumë detaje apo motive për ngjarjen në fjalë.

Përjashtimi i bukuroshes

0

Ish modelja e Playboy, Dani Mathers, është gjendur nën një rrebesh kritikash për postimin e fotos së një gruaje të zhveshur në dushet e palestrës së frekuentuar prej saj në Los Angeles.

Mathers, e shpallur “playmate” e vitit në 2015, e hodhi pamjen polemizuese në profilin e saj në Snapchat, shoqëruar me komentin:

“Nëse sytë e mi nuk e shohin dot këtë, as tuajt nuk do të munden”. Ndërsa në foto mund të shihet edhe ajo vete me dorën e vendosur tek goja sikur të jetë duke mbuluar të qeshurën. Pronarët e palestrës “L.A. Fitness” reaguan menjëherë duke pezulluar anëtarësimin e Mathersit.

Ata postuan një mesazh në Twitter, ku e cilësonin sjelljen e modeles krejtësisht të papranueshme dhe që i vë në rrezik anëtarët e tjerë të klubit. I dhamë fund anëtarësimit të saj, sqarohet në mesazh, nuk do ta përdorë dot me ketë klub.

Nuk është vendim i njëanshëm, është shenjë e thjeshtë qytetarie. Raportet në shtypin vendas tregojnë se vajza ka humbur gjithashtu vendin e saj të punës si drejtuese e një emisioni radiofonik.

Mathers lëshoi një apologji përmes Snapchat, por pas furtunës së reagimeve që shkaktoi tallja e saj me trupin e një femre tjetër, i ka fshirë të gjitha profilet e veta në mediat sociale.

Historia e Blues

0

Muzika blues i ka rrënjët e forta në historinë amerikane, në veçanti në historinë e afro-amerikanëve. Kjo rrymë lindi në plantacionet e Jugut të vendit në shekullin e 19-të. Shpikësit e saj ishin skllevër, ish-skllevër, si edhe pasardhës të skllevërve afro-amerikanë që tërë jetën e kaluan duke punuar nëpër fushat me pambuk dhe me duhan, e që për të ngushëlluar veten këndonin.

Përgjithësisht, është pranuar se blues-i ka evoluar pikërisht nga tingujt spiritualë afrikanë dhe nga këngët e punës.

Një shpjegim është se termi rrjedh nga shprehja angleze “to feel blu” ose të ndihesh melankolik. Repertori vokal i folklorit afrikan në kontakt me kulturën muzikore të të bardhëve u transformua në tinguj harmonikë, por gjithsesi e ruajti pasigurinë e përulur tipike të këngëve afrikano-qendrore.

Gjithashtu, një tjetër version është se fjala rrjedh nga mënyra e të shprehurit të anglezëve të shekullit të 18-të “blue devils” (djajtë blu) i përdorur për të treguar halucinacionet vizuale që mund të shoqërojnë një njeri, i cili ka hequr dorë nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Përgjatë kohës, kjo fjalë u shkurtua në thjesht blues dhe kjo shprehje nisi që të përshkruante gjendjet e ankthit, delirit, depresionit apo të dehurit.

Edhe në ditët e sotme në anglisht përdoret fjala “winter blues”, për të përshkruar luhatjet sezonale të humorit.

Sipas disa historianëve, marrëdhënia mes blusë dhe alkoolit mund të rrjedhë edhe nga “ligjet blu”, që ende ndalojnë të dielën shitjen e alkoolit në disa shtete të SHBA-së.

Edhe pse ende nuk njihet një shpikës i bluzit, shumë muzikantë kanë shfaqur pretendimet se ata janë krijuesit e rrymës muzikore.

Gjithsesi, e drejta e autorit ka lindur në 1912, kur kënga “Dallas Blues” e shkruar nga autori Hart Wand u shndërrua në kompozimin e parë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ekspertët janë të mendimit se ky përkufizim rrjedh nga më herët.

Gjithashtu, një tjetër version është se fjala rrjedh nga mënyra e të shprehurit të anglezëve të shekullit të 18-të “blue devils” (djajtë blu) i përdorur për të treguar halucinacionet vizuale që mund të shoqërojnë një njeri, i cili ka hequr dorë nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Përgjatë kohës, kjo fjalë u shkurtua në thjesht blues dhe kjo shprehje nisi që të përshkruante gjendjet e ankthit, delirit, depresionit apo të dehurit.

Edhe në ditët e sotme në anglisht përdoret fjala “winter blues”, për të përshkruar luhatjet sezonale të humorit.

Sipas disa historianëve, marrëdhënia mes blusë dhe alkoolit mund të rrjedhë edhe nga “ligjet blu”, që ende ndalojnë të dielën shitjen e alkoolit në disa shtete të SHBA-së.

Edhe pse ende nuk njihet një shpikës i bluzit, shumë muzikantë kanë shfaqur pretendimet se ata janë krijuesit e rrymës muzikore.

Gjithsesi, e drejta e autorit ka lindur në 1912, kur kënga “Dallas Blues” e shkruar nga autori Hart Wand u shndërrua në kompozimin e parë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ekspertët janë të mendimit se ky përkufizim rrjedh nga më herët.

Diferenca me jazz

Ndërthurja e bluzit me ritme të tjera muzikore prodhoi në vitet 1910 dhe 1915 jazz-in. Karakteristikat e kësaj rryme muzikore janë ritmi i mprehtë, gjuha muzikore e bazuar në tingujt e butë dhe intermexot e improvizuara të solistit, që shpreh në këtë mënyrë gjendjen e tij shpirtërore në ato momente.