Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndet vendimin e Partisë Demokratike.
Duke e cilësuar konsensusin si një arritje historike, Meta i shpreh mirënjohjen Komisionerit të BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”, vlerësoi Meta.
Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka caktuar ditën për takim me bashkatdhetarët e kësaj komune që jetojnë dhe punojnë në diasporë, të cilët janë për pushime në Kosovë.
Takimi do të mbahet me 25 korrik, në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Ky takim organizohet në kuadër të muajit të diasporës nën moton “Ti je pjesë e atdheut”. Takimi nga ana e kryetarit organizohet enkas për bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Në njoftimin e Komunës thuhet se në këtë takim, bashkatdhetarët kanë mundësinë që të njoftohen për projektet e Komunës së Rahovecit të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe dhe projektet të tjera të cilët janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2016. Bashkatdhetarët mundë të bëjnë edhe pyetje kryetarit varësisht nga interesimi që kanë. /PrizrenPress.com/
Sot rreth orës 13:00, ka ndodhur një rast i rëndë me ç’rast është shkelur nga një veturë një fëmijë i moshës rreth 7 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Uilliam Uoker” në afërsi të Njësisë së Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.
Sipas disa qytetarëve të cilët qëlluan në vendngjarje dhe nuk deshën të prononcohen para kamerës, ngasësi i veturës pasi kishte goditur fëmijën, është ndalur dhe menjëherë e ka dërguar në spital viktimën, i cili sipas dëshmitarëve ndodhej në gjendje të rëndë, transmeton TV Prizreni.
Televizioni pas marrjes së informacionit, ka kontaktuar përgjegjësit e repartit të Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, të cilët bën të ditur se pas tretmanit mjekësor fëmija është liruar për në shtëpi, pasi që ai kishte pësuar lëndime sipërfaqësore në kokë.
Qytetarët apelojnë tek organet kompetente që të angazhohen maksimalisht në lirimin e hapësirave nëpër trotuare, sepse një gjë e tillë po rezulton edhe me ngjarje të ngjashme, pasi që ata po pengohen të lëvizin lirë nëpër trotuare nga parkimi vend e pa vend i veturave.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njoftojnë gazetarët dhe publikun që draftrregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet tutje.
UNICEF-i nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga drafti i rregullores, të cilën tash e quan vetëm si “mbështetje në diskutimet për zhvillimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara dhe do të siguronin mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me mediat” dhe sygjeron mediat që të mos e marrin atë dokument si draft zyrtar.
Qeveria, po ashtu, ka mohuar në lajmet e mbrëmshme në KTV të ketë pasur rol në hartimin e kësaj rregulloreje dhe ka premtuar të përfshijë gazetarët në nisma ligjore që prekin interesat e tyre.
KMShK zotohet se do të vazhdojë të trajtojë me kujdes të veçantë ankesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në media online dhe të shtypura. AGK falënderon mediat dhe gazetarët për mbështetjen e ofruar në adresimin e kësaj çështjeje dhe njëkohësisht fton KPM-në që të vazhdojë të zbatojë rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në mediat audiovizuele.
UNICEF-i, në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në transmetime audivizuele, media të shtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore.
Mazhoranca dhe opozita i kanë mbyllur me sukses negociatat e stërzgjatura sa i përket reformës në drejtësi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për medie dhe ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje për reformën në drejtësi.
Bëhet fjalë për një marrëveshje të bazuar mbi propozimin hibrid, me dy çështje të dakordësuara me komisionarin për Zgjerimin, Johanes Hahn. Basha ka thënë se PD-ja e fitoi betejën e saj, duke shtuar se tashmë janë gati për t’i bashkuar votat për kalimin e reformës.
“Jam për ta ndarë lajmin e mirë. Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi fakte sipas ligjit. Konkludimi i këtyre çështjeve është dhe konkludimi me sukses i betejës së PD-së për draftin. PD-ja është e gatshme që nesër që t’i bashkojë votat për miratimin e reformës”, ka thënë Basha.
Policia Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:10 minuta, një qytetar nga Pirana ka informuar policinë për plaçkitjen e veturë së tij Golf 4 me targa gjermane nga një i dyshuar i pa njohur, shkruan PrizrenPress.
Me sa merret vesh, i dyshuari e ka kontaktuar në telefon viktimën kinse është i interesuar për ta blerë automjetin dhe gjatë bisedës, pasi është ulur në veturë ka tentuar t’ia marrë me forcë dokumentet por nuk kishte arritur dhe më shpejtësi ka ikur me automjet.
Sipas hetuesve të cilët po merren me rastin thuhet se i dyshuari është rreth 25 vjeç dhe i gjatë rreth 180cm. /PrizrenPress.com/
Producentët janë treguar të kujdesshëm që të mos dalë asnjë hollësi nga xhirimet e serisë së dytë të Fifty Shades duke bërë një përjashtim vetëm në ditën e fundit të tyre.
Dakota Johnson dhe Jamie Dornan ndanë një puthje pasionante në “Qytetin e Dashurisë”, Paris.
26-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë sërish protagonistë në filmin e titulluar “Fifty Shades Darker”. Dakota luan rolin e Anastasia Steele, ndërsa Jamie atë të miliarderit të suksesshëm, Christian Grey.
Filmi do të ketë premierën më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Rusi dhe premton të jetë po aq “i nxehtë” sa paraardhësi i tij.
Kur kanë mbetur pak javë para se në Prizren të fillojë edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër e Dokumentar, DokuFest, organizatorët kanë filluar të shpalosin surprizat e këtij viti.
Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se programi muzikor i këtij festivali, DokuNights, do të mbyllet me koncertin e këngëtares Yasmine Hamdan, më 13 gusht në Lumëbardhë.
E zjarrtë dhe avangarde, artistja libaneze doli në skenë me grupin e saj “Soap Kills”, i cili konsiderohet të jetë një nga bendet më të mira alternative elektronike në gjithë Lindjen e Mesme.
Zgjedhja për të kombinuar ndikimet muzikore arabe me melodi joshëse ka hasur në audiencë botërore, ku shumica e njohin nga performanca e saj në filmin e Jim Jarmusch-it “Only Lovers Left Alive”.
Hitet si “Hal”, “Nediya”, “Samar”, “La Mosh Ana” dhe “Beirut” e forcuan pozitën e saj në skenën e muzikës. Se fundi, ajo qëndron dhe vepron në Paris, pasi që është në kërkim të sfidave të reja.
Pas tri albumeve me Soap Kills dhe një me duon muzikore elektronike “Y.A.S.”, ajo vazhdoi të performojë nën emrin e saj dhe lansoi albumin “Ya Nass”.
Rikujtojmë se sivjet DokuFest mbahet mes datave 5-13 gusht. /PrizrenPress.com/