10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kuvendi dështoi 78 për qind të ligjeve

Legjislatura e koalicionit të madh PDK- LDK, e cila është në vitin e dytë të mandatit, po vazhdon të cilësohet si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Kosova, që nga pas lufta, e veçmas pas shpalljes së pavarësisë.

Deficitit ligjvënës të këtij koalicioni, sipas vlerësimit të deputetëve, i ka kontribuar fillimisht vetë pamundësia e funksionimit në raporte të bashkëpunimit të mirë të koalicionit PDK- LDK, derisa edhe kriza politike e ndikuar nga opozita parlamentare, beteja për pushtet, e ka bërë të veten. Për këtë pasojë kjo legjislaturë është duke vazhduar ta paguajë faturën më të shtrenjtë të ngecjes në procesin ligjvënës, dhe në këtë gjendje krize, Kuvendi pritet që ta mbyllë edhe sezonin pranveror, me bilanc të ulët të punës në historikun e parlamentarizmit të ri të Kosovës, me vetëm 22 për qind të realizimit të agjendës legjislative, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj, fajin kryesor për këtë ngecje ia adreson fërkimit që ka ndodhur herë pas herë brenda koalicionit qeverisës dhe sjelljes së papërgjegjshme të shumicës së ministrive që drejton PDK-ja, për realizimin e planit të ligjeve. Ai thotë se ky mosfunksionim normal i koalicionit ka qenë i pritshëm dhe vetëm sa do të vazhdojë të thellohet akoma.

“Ka qenë krejt normale që ky koalicion të mos funksionojë si duhet dhe që disa ligje,të cilat i sponsoron LDK-ja dhe janë në interes të qytetarëve, t’i bllokojnë strukturat e SHIKut të PDK-së, sepse i cenojnë interesat e tyre”, u shpreh ai.

Kuvendi i gazit

Edhe eksperti i fushës se legjislacionit, Blerim Burjani thotë se ky legjislativ mbetet një ndër Kuvendet më joproduktive, problematik, konfliktuoz dhe më joserioz i mundshëm.

“Ky Kuvend ka hyrë në analet e historisë si më qesharaku, nga papërgjegjësia,anarkia dhe gazi lotsjellës. Deri më tash, asgjë e mirë s’mund të flitet për një organ të tillë. Ajo që mund të kujtohet si e veçantë deri më tash, mund të them se ky Kuvend do të kujtohet për reagimet e shpeshta të Kadri Veselit, kur pas çdo problemi e përsëriste orkestrimin e reagimit: pauzë…,pauzë…dhe fjala tij e shpeshtë… ju lutem s’bon ma kështu se marre”, ka cituar Burjani.

“Ky Kuvend është Kuvend i marres- turpit, më shumë i papunë se sa me punë. Madje, disa ligje, si ai i fundit për investime strategjike,ka qenë një nga dëmet më të mëdha të bëra ndaj shtetit me mosmiratimin e tij nga ky koalicion qeverisës, qesharak e jofunksional”, theksoi më tej ai.

“Po kalojnë plot dy vjet dhe deri më tash nuk kishte asnjë iniciativë serioze e domethënëse për shtetin. Realiteti i deritanishëm përkujton edhe faktin se kjo Qeveri mbetet e pambikëqyrur fare nga Parlamenti, derisa konsultimet janë zhvilluar për disa momente dhe tema kritike vetëm në nivel të liderëve”, shtoi Burjani. / Kosova Sot

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Lajmet e Fundit