9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Mungesa e alternativës bllokon Kosovën

Qytetari i Kosovës vazhdon të jetë në një rrugëkryq të madh sa i përket përcaktimit të votës së tij për ndryshime në një të afërme të afërt të ballafaqimit me proces të ri zgjedhor. Pasiguria qytetare është shumë e madhe, ngase kjo klasë politike në Kosovë, që po e manipulon besimin qytetar tash e 19 vjet, është tejet inerte, pa kreativitet, klasë grindavece, e cila nuk është akoma e përgatitur për të ofruar alternativë të ndryshimit pozitiv. Kjo klasë politike, si ajo në pozitë edhe ajo në opozitë, nuk japin shpresa për kurrfarë zgjidhjeje për qytetarët e pashpresë e të nëpërkëmbur, shkruan gazeta Kosova Sot.

E, këta të fundit, duke mos u pajtuar me këtë politikë, janë zhytur në heshtje të pakuptimte dhe ia kanë lënë inercionit fatin e tyre. Analistët politikë vlerësojnë se vetëm një pastrim i madh ligjor i kësaj skene politike mund të ndryshojë qasjen në interes të qytetarit dhe ngjalljen e besimit qytetar për ndryshime.

“Ndjenja e inferioritetit te qytetarët tanë është më prezente se kurrë, duke humbur shpresat për një ndryshim nga kjo klasë politike. Kjo humbje e shpresës është prezente për shkak të varfërisë që mbizotëron, e cila nuk e lejon masën e gjerë që të interesohet për ndryshim të gjendjes, meqë prioritet i tyre mbetet ngopja e barkut me ushqim”, thotë analisti Albrim Badallaj.

Politikanët t’i lënë përfitimet

Sipas Badallajt, te spektri politik mungon vullneti i mirë për të bërë ndryshime, meqë ajo që duhet në këtë pikë në Kosovë është që të ketë qëllime të mira për ndryshime, pasi “ekspertët” po tregohen që nuk po dinë të bëjnë ndryshime.

“Alternativën e vetme mund ta sjellin reformat ligjore dhe zgjedhore, të cilët do ta pastrojnë skenën politike, meqë vota e qytetarëve po del që s’është determinuese në këto procese. Mungesa e pjesë- marrjes së shumicës së popullit në proceset zgjedhore është treguese e qartë e shfaqjes së mosbesimit në tërë spektrin politik”, ka thënë më tutje ai.

“Nuk është se edhe në partitë aktuale si në pozitë, si në opozitë, nuk ka persona që kanë ide të mira për ndryshime, mirëpo egoja e lartë dhe dëshira për përfitime, po i lënë në rend të dytë qëllimet e mira për ndryshime të situatës”, tha analisti politik Albrim Badallaj.

Edhe sipas analistit politik Islam Krasniqi, pa reformim, ristrukturim dhe ripërtëritje të plotë të kësaj skene politike me njerëz të vizioneve të qarta dhe vullnetit për ndryshime, nuk do të ketë reagim pozitiv as nga elektorati.

“Klasa e mykur politike e ka lidhur jetëgjatësinë e pushtetit me jetëgjatësinë e vet, ku politikanët tanë më shumë po vdesin se sa po lëshojnë rend për të ardhur në shprehje, për të marrë besimin e vazhdimit të politikëbërjes dhe kalitjen e frymëve të reja në politikë nga brez i ri i njerëzve profesionistë”, theksoi ai. / Kosova Sot

Më Shumë

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit