10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6400

Haskuka i VV-së: Debati në RTK si Korenë e Veriut

0

Debati televiziv i organizuar në transmetuesin publik të Kosovës, ku pjesë e panelit ishin ftuar zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe juristi Xhevdet Shala e gjeografi Tomor Çela, ka nxitur reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Haskuka, përveç që theksoi se të ftuarit në emisionin televiziv “ishin që të gjithë pro Demarkacionit”, nuk nguroi ta krahasoi atë me një regjim diktatorial.

“RTK-ja paska thirrë 4 debatues, të gjithë PRO Demarkacionit. Çfarë pluralizmi? Kjo ndodh veç në Korenë e Veriut. Përndryshe nuk dëgjova asnjë argument valid pos fjalëve të thata” (sic.), deklaroi Haskuka.

Alarm për sulme në Turqi

0

Është raportuar për sume në Turqi. Avionë ushtarakë janë parë sonte në mbrëmje në Ankara.

Sipas raporteve në Twitter, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, ku avionët ushtarakë kanë qenë gjithashtu në fluturim. transmeton Opinion.al

Pas sulmeve terroriste në Nicë, sulmohet xhamia në SHBA

0

Pas sulmeve terroriste në Nicë të Francës, është sulmuar një xhami në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike bëri thirrje autoriteteve amerikane për të hetuar vandalizmin si një krim të mundshëm urrejtjes.

Xhamisë në Long Island në Shtetet e Bashkuara i janë thyer dritaret dhe në të janë shkruar grafite anti-islame. Ky sulm është bërë vetëm disa orë pas sulmit në Nices i cili la të vrarë 84 persona.

Grafitet në xhaminë në South Kingston, e cila është në afërsi të kampusit kryesor universitar në Long Island, janë shkruar me shkronja të mëdha të kuqe në murin e parë të ndërtesës. Një zëdhënës i xhamisë ka thënë se kjo është përdhosje e parë të xhamisë që kur u hap në vitin 2001, raporton syri.net.

“Kurrë më parë nuk ishte bërë një gjë e tillë, anëtarët e komunitetit tonë nga mesnata pastruar ndërtesën”, tha ai.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike bëri thirrje autoriteteve amerikane për të hetuar vandalizmin si një krim të mundshëm urrejtjes, dhe të rrisin praninë e policisë në frontin e institucioneve muslimane në të gjithë vendin.

Këshilli gjithashtu e dënoi sulmin terrorist në Nice që vrau më shumë se 84 persona, duke thënë se myslimanët që besojnë në sheriatit duhet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

Artan Abrashi: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, nuk do të jetë kandidat për kryetar të këtij qyteti. Ai thotë se Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme do të dalë me kandidat të pranueshëm për qytetarët.

“Edhe pse është herët për këtë çështje, por për shkak pyetjeve të shumta që kam marrë se a do të jem kandidatë për kryetar të Prizrenit, unë sot deklaroj, jo”, tha Abrashi për TVPZ.

Sipas tij, VV-ja është shpresa e vetme për qytetarët dhe qytetin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

DokuFest udhëton për në Beograd

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, do të prezantohet edhe në kryeqytetin serb.

Mbrëmje e së enjtes në Beograd ky festival do të shfaqë gjashtë filma, përfshirë këtu “Monsoon II” nga Mike Olbinski, “Our Bride” nga Yll Çitaku, “200000 Phantoms” nga Jean-Gabriel Periot, “Hacked Circuit” nga Deborah Stratman, “Planet Z” nga Momoko Seto dhe “Sharaf” nga Hana Heilbron dhe David Aronowitsch.

Bëhet e ditur se mbrëmja do të përfundojë me muzikë nga DJ Brka.

Rikujtojmë së në fillim të gushtit do të mbahet në Prizren edicioni i 15-të i këtij festivali të suksesshëm që ka futur Kosovën në hartën kulturore të botës.

Takimi ynë i parë me Hemingwayn

0

Shkrimtari i njohur kujtohet përmes një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

Ishte viti 1961 kur Ernest Hemingway erdhi për herë të parë në gjuhën shqipe nën përkthimin e Vedat Kokonës. Pikërisht në vitin kur u nda nga jeta.

Ish-studenti i Drejtësisë në Paris, do të kthehej në Tiranë me ndjesinë e një zbulimi të jashtëzakonshëm që ia kishte dhënë leximi në frëngjisht i Hemingway-t. Në Parisin ku Hemingway kaloi disa vite të jetës së tij, Vedat Kokona do të kalonte orë të tëra mbi romanet që do të hapnin një tjetër botë brenda tij. Ndoshta atëherë nisi të përkthente në mendje, me dashurinë e tij për gjuhën faqet e para të “Lamtumirë armë”, të cilin do ta botonte “Naim Frashëri” ku Kokona do të punonte si redaktor e përkthyes pas vitit 1949.

Në Shqipërinë komuniste romani “Lamtumirë armë” do të sillte joshjen ndaj një kulture e bote, që do rrinte fshehur në mendjen e çdo lexuesi. Ernest Hemingway do të kthehej në një nga shkrimtarët më të dashur, për lexuesin shqiptar, dhe pse numri i veprave të tij në gjuhën shqipe për shumë vite ishte i limituar.

Biblioteka Kombëtare në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, ka nxjerrë nga arkivi gjithë historinë e librave që e lidhin këtë shkrimtar me gjuhën shqipe, për t’i vendosur në një ekspozitë. “Ernest Hemingway: 1899-1961”, quhet ekspozita e cila na sjell një panoramë të raportit që ky autor ka pasur me shqipëruesit e tij në gjuhën tonë.

Shkrimtari amerikan, Ernest Hemingway, ka ardhur në gjuhën shqipe përmes përkthimeve të Vedat Kokonës, Ismail Kadaresë apo Alqi Kristos. I botuar për herë në parë në shqip në vitin 1961 romani “Lamtumirë armë” do të çelte rrugën e përkthimeve dhe botimeve të tjera, aq shumë të lexuara nga publiku shqiptar.

Për publikun kjo ekspozitë prezanton nga botimet më të hershme në shqip, të cilat ruhen në fondin e arkivit, deri te ribotimet më të fundit, si “Plaku dhe deti” (1963), “Të kesh a të mos kesh” (1963), “Për kë bien kambanat (1973), “E sotmja është e premte: tregime” (1996), “Dhe dielli lind” dhe “Fiesta” (1998), “Tregimet e Nick Adamsit” (1999), “Kopshti i Edenit” (2000), “Lumi i madh me dy zemra” (2007) si dhe novelat “Lumturia e shkurtër e Frensis me komberit” dhe “Dëborat e Kilimanxharos” (2009).

Në fondin e Bibliotekës Kombëtare krahas botimeve në gjuhën shqipe ruhen me shumë kujdes edhe botime në gjuhët të huaja si në anglisht, frëngjisht apo rusisht.

Ernest Hemingway (21 korrik 1899 – 2 korrik 1961), i konsideruar si një nga përfaqësuesit e brezit të humbur, vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Ai është lauruar me çmime prestigjioze letrare, si çmimi “Nobel” në vitin 1953 me “Plaku dhe deti”, ndërsa në vitin 1954 i akordohet çmimin “Pulitzer”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët, në hollin e Bibliotekës Kombëtare, çdo ditë nga ora 8:00 – 20.00 dhe gjatë fundjavës nga ora 08:00 – 14.00. /Gazeta Shqip/

Aftësitë për të ardhmen e Kosovës

0

Shkruan: Andrew Russell

Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve

Afërsisht 2 nga 3 të rinj kosovarë në tregun e punës nuk kanë një punë

Sektori i arsimit (përfshirë institucionet profesionale) nuk është duke i përgatitur të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për llojet e punëve që janë duke u kërkuar gjithnjë e më shumë nga punëdhënësit në sektorin privat dhe publik

15 korriku shënon Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve, ditë kjo kur bota e njeh vlerën e të ndihmuarit të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të kontribuar për të një ardhme më të mirë për të gjithë. Përderisa të rinjtë aktualisht kanë mundësi më të mira se kurrë më parë për arsim dhe zhvillim të aftësive, rreth 75 milionë adoleshentë në tërë botën janë jashtë shkollës, janë të privuar nga arsimi cilësor, dhe nuk janë në gjendje të fitojnë aftësi për të cilat kanë nevojë për një jetë të begatë.

Me popullatën më të re në Evropë, këto sfida janë të zakonshme në Kosovë. Me një normë të përgjithshme të papunësisë prej 35% dhe shkallë të papunësisë së të rinjve në nivel marramendës prej 61%, të rinjtë kosovarë nuk e kanë të lehtë. Me fjalë të tjera, afërsisht 2 nga 3 të rinj kosovarë në tregun e punës nuk kanë një punë. Çfarë është më keq, rritja e tanishme ekonomike është në gjendje për të prodhuar punë për vetëm rreth 29% të 11,500 personave që hyjnë në tregun e punës çdo vit. Prandaj s’do mend që papunësia vazhdon të jetë një nga sfidat më të vështira me të cilën përballen njerëzit në Kosovë.

Zhvillimi i aftësive redukton varfërinë

Përderisa problemi mund të shihet si mungesë e mundësive për punë, kjo fsheh një problem më të thellë: një mospërputhje mes aftësive për të cilat ka nevojë Kosova dhe aftësive të ofruara. Nga njëra anë, sektori i arsimit (përfshirë institucionet profesionale) nuk është duke i përgatitur të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për llojet e punëve që janë duke u kërkuar gjithnjë e më shumë nga punëdhënësit në sektorin privat dhe publik. Nga ana tjetër, punëdhënësit e kanë të vështirë të gjejnë kandidatë të mirë-kualifikuar për vendet e lira të punës që i kanë në dispozicion. Kjo mospërputhje e aftësive pengon si individët ashtu edhe punëdhënësit për të arritur potencialin e tyre të plotë.  Ban Ki-Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përmblodhi këtë bukur kur tha: “Me aftësi të duhura, këta të rinj janë pikërisht forca për të cilën kemi nevojë për të drejtuar gjithë progresin e agjendës globale dhe për të ndërtuar shoqëri më përfshirëse dhe më të gjalla. Zhvillimi i aftësive redukton varfërinë dhe më mirë i pajis të rinjtë të gjejnë punë të mirë. Kjo nis një proces të fuqizimit dhe vetë-respektit që sjell përfitime për të gjithë. Dhe kjo forcon kapacitetet e të rinjve për të ndihmuar në adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet shoqëria, na lëviz më pranë për t’i dhënë fund varfërisë, urisë, padrejtësisë dhe degradimit të mjedisit.”

Kosova nuk është e vetme në luftën e saj për vende  të denja pune

Ne e dimë nga vitet e përvojës që një punë ofron më shumë se vetëm të ardhura. Kjo përkthehet në mundësi për qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe arsim, të ushqyerit e përmirësuar, strehim më adekuat, dhe më shumë. Në rastin e Kosovës, rritja e punësimit mund të ndihmojë në zvogëlimin e tundimit për të migruar, qoftë me mjete legale apo ilegale. Kosova ka nevojë për të gjithë të rinjtë e saj, dhe puna e denjë është çelësi për të i bindur ata të qëndrojnë dhe ndërtojnë një të ardhme më të begatë këtu, jo jashtë vendit.

Në UNDP, çdo ditë jemi dëshmitarë të potencialit të madh të të rinjve në Kosovë. Ne punojmë me partnerë nga sektori publik dhe privat, si dhe me komunitetin ndërkombëtar, për t’i rritur  investimet për aftësimin dhe zgjuarsinë e të rinjve. Projektet tona punojnë me të rinjtë për të zhvilluar aftësi, gjetur mundësi punësimi, dhe lehtësuar kalimin nga arsimi në punësim. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës për të tejkaluar mospërputhjen e aftësive, dhe për të ofruar shërbime moderne, efikase, dhe të mirë-përshtatura të këshillimit për punësim për punëkërkuesit.

Që nga viti 2005, UNDP-ja dhe partnerët e saj kanë ndihmuar më shumë se 12,000 kosovarë që të gjejnë punë dhe të fitojnë aftësi të reja nëpërmjet programeve të tregut aktiv të punës, të tilla si trajnimi në vendin e punës dhe subvencionimi i përkohshëm i pagave. Vitin e kaluar, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverinë e Finlandës, ne zbatuam për herë të parë Programin e ri të Vetë-Punësimit që ndihmon të rinjtë për të nisur vet bizneset e tyre në sektorë të ndryshëm, si përpunimi i drurit, përgatitja e ëmbëlsirave, dizajnimi i rrobave, zhvillimi i aplikacioneve te telefonave të mençur për personat me shikim të dëmtuar, ose përpunim i metalit. Këtë vit kemi zgjeruar programin, që ka rezultuar me një numër të përgjithshëm prej 82 bizneseve të reja. Ne gjithashtu promovojmë aktiviteteve bujqësore në mesin e të rinjve, duke siguruar aftësi të reja dhe grante për të përmirësuar fermat, pasi ne e dimë se bujqësia mund të jetë një mjet i mirë i të ardhurave për kosovarët të cilët janë të gatshëm të punojnë tokën.

Dua ta mbyll duke theksuar se Kosova nuk është e vetme në luftën e saj për vende  të denja pune. Në të vërtetë, shumë kosovarë të rinj kanë marrë pjesë drejtpërsëdrejti në përcaktimin e agjendës së re globale për zhvillim: Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (mësoni më shumë këtu: www.globalgoals.org). Objektivi i Zhvillimit te Qëndrueshëm #8 (Punë e Denjë dhe Rritja Ekonomike) nuk mund të jetë më e rëndësishme për pothuajse një të tretën e 15-deri-24 vjeçarëve të Kosovës të cilët nuk janë në shkollë, trajnim ose të punësuar. Në Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve të këtij viti, i bëjmë thirrje  çdo të reje dhe të riu  kosovar që të mos heqin dorë, që të vazhdojnë të kërkojnë çdo mundësi për të përmirësuar aftësitë dhe për të marrë një rol më pro-aktiv në ndërtimin e një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme ekonomike për të gjithë kosovarët, duke filluar nga vetja e tyre.

Autori është përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së

Artan Abrashi zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Prizren

0

Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Abrashi aktualisht është asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje !.

Ai është po ashtu delegat në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes, ndërsa ka shërbyer si nënkryetar i Qendrës në Prizren./PrizrenPress.com/

Prizren: Një vit burg për falsifikim të dokumentit zyrtar

0

Një burrë nga Prizreni është dënuar me një vit heqje lirie, për shkak të falsifikimit të dokumentit zyrtar.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media, shkruan PrizrenPress.

“Më 15.07.2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.238/15. ndaj të akuzuarit me inicialet R.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 parag.1.të KP-së.
I akuzuari me inicialet R.K. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej (1) një viti”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Prizren: Aksidentoi dy persona për vdekje, dënohet me katër vjet burg

0

Një burrë nga Prizreni është dënuar me katër vjet heqje lirie, pasi më 06.09.2015 i dehur kishte shkaktuar aksident trafiku me ç’rast dy veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë ishin lënduar.

“Më 15.07.2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.240/15. ndaj të akuzuarit me inicialet R.S. nga Prizreni, për shkak të veprës penale ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur nga neni 379 parag.4.të KP-së”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media, shkruan PrizrenPress.

“Të akuzuarit me inicialet R.S. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej (4) katër vitesh. Si dhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej dy vitesh”.

“Me datën 06.09.2015 rreth orës 03.15 minuta në magjistralen Prizren-Suharekë, i akuzuari drejtoi automjetin në gjendje të paaftë, nën ndikim të alkoolit me ç’rast pasoja e aksidentit rezulton me vdekjen e dy personave me inicialet F.B.dhe Z.M. ndërsa lëndime të rënda trupore kishin pësuar M.B; G.F.dhe XH.F.” /PrizrenPress.com/