A po bëhen gati ta vrasin Ibrahim Tatlises?

Ibrahim Tatlises është paralajmëruar se do të vritet.

Kështu së paku bëjnë të ditura mediat turke, të cilat raportojnë se në numrin e emergjencës së policisë turke, ka telefonuar një person duke thënë se “Do ta vrasin Tatlisesin”.

Sipas CNN turk, policia menjëherë ka vepruar duke marrë masa mbrojtëse për këngëtarin turk, transmeton Telegrafi.

Pas gjurmimit të telefonatës, policia zbuloi se në numrin e emergjencës kishin thirrur dy truproja, ndaj të cilëve janë marrë masa të menjëhershme.

Kujtojmë se këngëtari ishte sulmuar në vitin 2011, ku ishte plagosur me një plumb në kokë ndërsa ishte detyruar që të merrte një trajtim afatgjatë për t’u shëruar.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit