Suharekë: Rrah gruan, e bashkë me fëmijën e dëbon nga shtëpia

Një burrë në Suharekë dje ka ushtuar dhunë fizike ndaj gruas së tij, dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre, shkruan PrizrenPress.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej, në raport thuhet se lidhur me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit