12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 645

Klara Sefaj përfundon e 49-ta në EYOF Bakuriani 2025

0

Skitarja e Kosovës, Klara Sefaj, ka përfunduar garën në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, duke u renditur e 49-ta nga 75 garuese.

Pas dy lëshimeve, Sefaj arriti të përmbyllë garën me sukses, ndërsa 24 skitare nuk arritën ta përfundonin një nga lëshimet. Për të, kjo garë shërben si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përvojës ndërkombëtare, përcjell PrizrenPress.

“Ashtu si për Andi Pupovcin që garoi dje, edhe për Klaran, EYOF-i dimëror, që vlerësohet më i forti në kontinent për grupmoshat e reja, do të shërbejë për të marrë përvojë për gara të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të dy skitarët kosovarë do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit./PrizrenPress.com/

Nga ora 16:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot  më 11 shkurt në ora 16:00.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai.

Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Ndërkaq sot me fillim nga ora 16:00, në qendrën “1 tetori” KQZ-ja do të mbajë konferencë për media.

Arrestohen dy burra në Rahovec, policia u gjeti marihuanë

0
Janë arrestuar dy persona në Rahovec, pasi sipas policisë, tek të njëjtit është gjetur marihuanë.

Policia njoftoi se pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 10.34 gram”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është  dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Kliko linkun:Facebook

Masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Kosovës

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e finales së ProCredit Kupës së Kosovës, duke garantuar siguri dhe një atmosferë sportive të nivelit më të lartë.

“Jemi të përkushtuar për të ofruar një event të sigurt dhe të organizuar profesionalisht. Për këtë arsye, kemi bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Sigurimin Privat, përfaqësuesit e klubeve dhe tifozërive për të siguruar një finale të qetë dhe spektakolare”, tha FBK në njoftimin zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Shpërndarja e biletave dhe organizimi financiar

Federata ka përcaktuar një skemë të qartë për ndarjen e biletave:

  • 750 bileta të thjeshta për secilin klub pjesëmarrës (KB Trepça dhe KB Bashkimi).
  • 72 bileta VIP për secilin klub.
  • Çmimet e biletave: 5€ për biletën e thjeshtë dhe 15€ për biletën VIP.

“Të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, duke përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e marketingut të eventit”, theksoi FBK.

Masa të shtuara sigurie dhe rregulla të reja

FBK ka theksuar se siguria e pjesëmarrësve mbetet prioritet, duke vendosur masa të rrepta në koordinim me autoritetet:

  • Kontroll i rreptë në hyrje – Të gjithë tifozët dhe të ftuarit VIP do të kontrollohen për të shmangur sjelljet e papërshtatshme dhe objektet e palejuara.
  • Parandalimi i falsifikimit të biletave – Biletat do të përmbajnë elemente sigurie për të shmangur tentativat për falsifikim. Çdo përpjekje për hyrje me bileta të falsifikuara do të ndalohet rreptësishtë.
  • Ndalesa për dalje gjatë pauzës – Gjatë pushimit mes dy pjesëve, tifozët nuk do të lejohen të dalin nga palestra, për të shmangur çrregullimet dhe për të siguruar një rrjedhë normale të eventit.
  • Përgjegjësia e klubeve për sjelljen e tifozëve – Çdo sjellje e papërshtatshme apo hedhje e objekteve do të sjellë përgjegjësi për klubin përkatës dhe mund të rezultojë në ndëshkime.
  • Ndalesa për duhanin dhe ushqimet – Nuk do të lejohet konsumimi i duhanit, farave dhe pijeve brenda sallës për të garantuar pastërtinë dhe rregullin.

FBK bën thirrje për atmosferë sportive

Federata ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë pjesë e finales duke kontribuar për një atmosferë sportive dhe të qytetëruar.

“Shpresojmë që tifozët të mbështesin skuadrat e tyre me pasion, por gjithmonë duke respektuar rregullat dhe vlerat e sportit”, përfundon njoftimi i FBK-së./PrizrenPress.com/

Kanosi një person, arrestohet i dyshuari në Krushë të Madhe

0
Është arrestuar një person në Krushë të Madhe, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një tjetër.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë.

“Me 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte  kanosur  viktimën mashkull kosovar.  Gjatë kontrollit  në automjet  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kliko linkun:Facebook

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

0
Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prizren, pasi i njëjti është kapur duke bartur katër emigrantë, shtetas të Bangladeshit.

Kliko linkun:Facebook

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ai ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 euro, t’i dërgojë ata deri në Gjilan, edhe pse siç thuhet në njoftim, kishte qenë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2024, në ora 22:25 min,  në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit – saktësisht në daljen nga autostrada ‘’Ibrahim Rugova’’ për në fshatin Vërmicë, merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Kuvendi i Dragashit me shumicë votash miraton vendimet në seancën e parë të vitit 2025

0

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancën e parë për vitin 2025, me ç’rast anëtarët me shumicë votash kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kliko linkun:Facebook

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit në rend dite kanë qenë pikat, si në vijim:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Anulimi i Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës ZK Dragash P-70604014-00099-1 me pronën e përbashkët të z.Amir (Ahmet) Jamini, z.Asad (Ahmet) Jamini, Rehjan (Omer) Jamini dhe Nerkes (Omer) Jamini, prona me numër të parcelës P-70604014 – 00827 – 2 ZK Dragash;

Raporti Financiar tetor-dhjetor 2024 (tremujori i katërt i vitit 2024);

Raporti Financiar për vitin 2024;

Raporti i Punës së Kuvendit për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025;

Raporti i Punës i KKSB-së për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025; dhe

Eventuale.

“Të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u miratuan me shumicë votash nga asambleistët. Ndërkaq në pikën eventuale, pyetjeve të asambleistëve iu përgjigj kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

0

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka shprehur qëndrimin se rasti i sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të saj nga rivali politik është tronditës dhe se ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk të Kosovës.

Kjo parti ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) është thellësisht e tronditur nga sulmi ndaj anëtares sonë të Kryesisë Qendrore dhe kandidates për deputete, znj. Arda Maloku. Fakti që një incident i tillë ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve, si pasojë e sjelljes së një përfaqësuesi politik, ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk, ka ndikuar thellë te opinioni publik dhe fatkeqësisht ka hedhur hije mbi procesin zgjedhor. Shpresa jonë është që ngjarje të tilla të mos përsëriten më dhe që procesi ligjor në vijim të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e YTHP-së.
Në të njëjtën kohë duke u bazuar në deklaratat e organeve të hetuesisë, YTHP ka theksuar se ka pasur prova të mjaftueshme dhe dëshmi për ndalimin 48 orësh të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka.

 

“Në deklaratën e bërë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, është bërë e ditur se pas vlerësimit të ankesës lidhur me këtë rast nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, si dhe pas sigurimit të provave të mjaftueshme nga vendi i ngjarjes dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë, kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, është ndaluar dhe është iniciuar procesi ligjor ndaj tij”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, me ç’rast është shpërndarë edhe deklarata e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu të hënën ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh.
Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i MZhR-së dhe nipi i tij, F.D.

Kliko linkun:Facebook

Qytetarët e Prizrenit ‘’të zhgënjyer’’ me rezultatin zgjedhor

0

Qyteti i Prizrenit ka pasur më së shumti qendra të votimit në Kosovë.

E për zgjedhjet që u mbajtën më 9 shkurt  kanë votuar  rreth 38% e qytetarëve të kësaj komune.

Kliko linkun:Facebook

Por si e shohin të gjithë procesin zgjedhor dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve banorët e këtushëm?

“Çdo sen ka vajt qysh duhet, në rrugën më të mirë, si zakonisht. Po definitivisht atë e kemi prit por ka qenë në pyetje përqindja sa ka me dalë edhe rezultati për mu ka dalë ajo që është prit”, ka deklaruar një banor.

Por për disa të tjerë, rezultati ishte zhgënjyes.

“Kemi prit një numër më të madh për Lëvizjen Vetëvendosje. Zhgënjimi më i madh është se populli nuk ka dalë në votim aq sa është dashtë me dalë. Por prap se prap jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat”.

“Na nuk kemi të kënaqur. Partisë Vetëvendosje na nuk jemi të kënaqur. Na kemi pasë qejf me marrë 80-90%, që këta me i lënë kërkund hiç”.

Ndërsa besimi në kryeministrin Kurti për ta nuk mungon.

“Kemi ardhë ekstra prej Suedie masi i kemi hupë atje terminet, s’kemi mujt me votu atje, kemi ardhë këtu edhe e kemi votu Albinin edhe shumë jam krenar me Albinin. Nuk pres por e di që ka me bo ma shumë, sigurt jam”, ka deklaruar banori tjetër.

Por disa qytetarë kanë tjera mendime.

“Ka premtime shumë por nuk realizon kurgjë ai me premtimet e veta. E qekjo është një dobësi e tij. E kjo ka me i kushtu shumë, Kosovës ka me i kushtu. Ai ka punu vetëm për partinë e vet, e jo për kombin e vet, për popullin e vet”.

Madje një qytetar i Kosovës nga i cili kishte ardhur nga Cyrihu për të votuar, ka një propozim për qeverinë e re.

“Ma e mira është me bo koalicione se kërkund shtete demokratike nuk është një parti që e udhëheqë shtetin. E me pasë koalicione bashkë është ma mirë”.

Në Prizren kanë qenë plot 77 qendra të votimit.

Ndërsa nga 182,939 votues të regjistruar, të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 70 mijë qytetarë.

Partia e cila doli e para me vota në këtë komunë është Lëvizja Vetëvendosje./Tëv?1

 

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

Kliko linkun:Facebook