28.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 6522

Studentët të ndarë, organizojnë dy protesta në të njëjtën ditë

0

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka paralajmëruar për sot një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me afatet dhe kushtet e provimeve në gjitha fakultetet në UP.

Një protestë e njëjtë për sot është paralajmëruar edhe nga Grupi i Studentëve të Pavarur të UP-së, me po të njëjtin skenar.

Edhe qëllimi i protestës së Grupit të Pavarur është ulja e kritereve, kushti për të kaluar vitin e parë me minus tri provime, afatet e rregullta dhe lirimi nga pagesa e kategorive të veçanta.

Protesta e Grupit të Pavarur u tha se gjeti mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Studentor, por ndryshe thonë ata në Parlamentin Studentorë.

Këta të fundit akuzojnë Grupin e pavarur të studentëve se ka tendencë që të degradojë protestën e nesërme.

Njëkohësisht udhëheqësi i Parlamentin Studentor, Egzon Daku bën thirrje studentëve që të anashkalojnë elementet të cilat promovojnë interesat personale.

Ai ka theksuar se Parlamenti Studentor distancohet nga protesta e Grupit të Pavarur.

Në anën tjetër udhëheqësi i Grupit të Pavarur Studentor Argjent Softolli tha se duhet të përmirësohen kushtet e studimeve, dhe të zbatohen praktikat e mëhershme.

Protesta e Grupit të Pavarur Studentor do të fillojë marshin prej orës 12:00, një orë pas protestës së paralajmëruar të Parlamentit Studentor, ndërsa vend ndalimin e kanë para Rektoratit.

Gani Sunduri nderohet nga Mjeshtrit e Karikaturës në Bullgari

0

Tema e këtij viti të bienalit të tetë ndërkombëtarë ishte “Ujku dhe Delet”, ku në këtë garë garuan 209 karikatura nga 116 artistë nga 33 shtete. “Pesë prej artistëve janë nderuar me çmimin”Mjeshtrit e Karikaturës” dhe 12 artistë me diplomë”, ka thënë Sunduri

Në Bienalin e tetë ndërkombëtar të karikaturës në Plovdiv të Bullgarisë, të titulluar “Mjeshtrit e karikaturës”, artisti Gani Sunduri është ftuar si mysafir special , i cili është nderuar me certifikatë speciale për prezantimin dhe mbështetjen e Bienalit.

Tema e këtij viti të bienalit të tetë ndërkombëtarë ishte “Ujku dhe Delet”, ku në këtë garë garuan 209 karikatura nga 116 artistë nga 33 shtete. “Pesë prej artistëve janë nderuar me çmimin”Mjeshtrit e Karikaturës” dhe 12 artistë me diplomë”, ka thënë Sunduri.

Artisti Gani Sunduri me këtë paraqitje vlerëson shumë lartë Bienalin ku edhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në prezantimin e tij dhe po ashtu ky bienal ka një paraqitje të festivalit ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës që mbahet në Prizren.

Përpos prezantimit të karikaturës, Sunduri në këtë Binela ka prezantuar qytetin e Prizrenit, ku në Qendrën Etnografike dhe Qendrën Informative Turistike të qytetit të Plovdivit ka bërë prezantimin e qytetit historik dhe kulturor të Prizrenit, duke informuar dhe dhuruar libra, broshura dhe prezantime të ndryshme historike të qytetit prej nga edhe vjen Sunduri. /KultPlus.com

Ndërroi jetë veterani i UÇK -së, Shaban Bytyçi nga Prizreni

0

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK -së Shaban Ali Bytyci nga Prizreni. Varrimi bëhet nesër (06.10.215) në ora 13:00 në Arbanë të Prizrenit.

Driton Selmanaj në karvanin e LDK-së në Prizren (Foto)

0

Analisti Driton Selmanaj nuk po mund t’i shkëputet politikës.

Ai ditë më parë i është ‘bashkangjitur’ karvanit të LDK-së në Prizren.

Sekretari i LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka postuar disa fotografi nga një takim i anëtarëve të LDK-së. Pjesë e këtij takimi shihet të ketë qenë edhe analisti politik i emisionit “Click” të RTV 21-shit, Driton Selmanaj.

Sekretari Memaj, pjesëmarrësit e këtij takimi, i quan “karvan të LDK-së”.

“Karvanit në rritje të LDK-së i bashkëngjitet Milazim Jashari, aktivist i Nëndegës ‘7 Shtatori”, shkruan Memaj.

“Tani në ndejë na u bashkëngjit edhe aktivisti i palëkundur i LDK-së Anton Tushi”, shkruan Memaj në profilin e tij në Facebook, duke ilustruar takimin me fotografi.

Driton Selmanaj, në çdo fotografi shihet në mesin e karvanit të LDK-së./PrizrenPress.com/

dritoni 1

driton 2

Opozita synon mbi 200 mijë nënshkrime, nuk e përjashton protestën

0

Në ditën e 18-të, peticioni kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas organizatorëve, është mbështetur nga 151 mijë qytetarë, por zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se presin mbështetje më të madhe në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tha për KALLXO.com që synimi i opozitës është që të arrihen 200 mijë nënshkrime.

“Qëllimi i opozitës është me kalu 200 mijëshin dhe besojmë që me këtë trend që po ec peticioni do të jetë peticioni ma i madh që është bërë në Kosovë, së paku pas shpalljes së pavarësisë”, tha zëdhënësi Krasniqi.

Ai tha se opozita nuk përjashton mundësinë e protestave këtë javë në shërbim të implementimit të kërkesave të peticionit.

Sipas Frashër Krasniqit, zhvillimet politike dhe reagimi i pozitës janë përcaktuese në veprimet e opozitës, duke e lënë të hapur edhe mundësinë për protestë gjatë javës.

“Parimisht ne mendojmë që protesta me ndodhë pas peticionit, mirëpo prapë po them që zhvillimet politike këto ditë po ndodhin në mënyra shumë intensive. Gjendja mundet me ndryshu dhe të krijohet situata për protestë”, u shpreh ai.

Por Krasniqi tha që asgjë nuk është e përcaktuar, dhe derisa të ketë gatishmëri të qytetarëve ata do të vazhdojnë me peticionin.

Peticioni i opozitës nisi më 18 shtator.

Pianoja prej ari e Elvis Presley-t vendoset në ankand

0

Pianoja personazhit me famë botërore Elvis Presley, e cila është e punuar nga ari, pritet të shitet me më shumë se gjysmë milionë dollarë në një ankand në nëntor.

Përveç kësaj në këtë ankand pianoja do të shfaqet me një llogo të Beatles, nga një lëkurë e përdorur nga grupi britanik në performancat e para të tyre në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Në ankandin Juliean, u tha të hënën se Presley ka luajtur në piano në shtëpinë e tij në Graceland, dhe e kishte blerë atë në vitin 1955 si një dhuratë për nënën e tij. Kështu pasi nëna e Elvis Presley-t vdiq , gruaja e tij Prishila, vendosi që ta zbukuroi atë me një ngjyrë ari prei 24 karatësh si dhuratë për përvjetorin e parë të dasmës së çiftit në vitin 1968.

Tre Nobelistë për Mjekësi

0

Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Youyou Tu, kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi për vitin 2015.

Çmimet janë shpallur sot në Stokholm të Suedisë.

Campbell, i lindur në Irlandë dhe Omura shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrave.

Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes.

Letra e shkruar nga 2Pac në ankand për 200 mijë euro

0

Një letër e shkruar në burg nga reperi amerikan, Tupac Shakur (2Pac), një vit para vdekjes së tij, është vënë në ankand për një shumë rreth 200 mijë euro.

2Pac ishte burgosur në vitin 1995 nën akuzën për përdhunim, pasi reperi dhe disa miq të tij ishin dënuar për sulmin seksual ndaj një femre në një dhomë hoteli, dy vite më parë, transmeton Koha.net.

Duke shkruar nga objekti korrektues në New York për Nina Bhadreshwar, e cila punonte në grupin e reperit “Death Row Records”, 2Pac duket se kishte shprehur dëshpërimin nga jeta, duke thënë: “Jeta prej rebeli është e vdekur për mua”.

“Nëse kjo jetë prej rebeli është e vërtetë, atëherë le ta përfaqësojë dikush tjetër atë, sepse unë jam lodhur nga kjo. Kjo është ajo që më thotë zemra tani, kjo është e vërteta. Shumë njerëz nuk shpëtojnë nga niveli tjetër i kësaj jete.?.?. Ata bëhen të varur deri në vdekje”, thuhet në një pjesë të letrës së 2Pacut.

Letra e shkruar nga Tupac

2Pac është një nga tekst shkruesit dhe reperët më të mirë në histori të rep muzikës, dhe këngët e tij ende inspirojnë gjenerata të reja të artistëve, ndër ta edhe Kendrick Lamar, cili është një fans i madh i tij.

Tupac Shakur ishte vrarë në shtator të vitit 1996.

Prizren: Kërcënon të dashurën me publikim të fotografive intime, arrestohet

0

Policia në Prizren ka arrestuar një mashkull të dyshuar, pasi që i njëjti ka kanosur një femër me të cilën ishte në lidhje, se do të publikonte disa fotografi personale nëse e njëjta nuk i kthehet.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Dy aksidente në Prizren, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhë në Prizren.

Në fshatin Krushë e Madhe, i dyshuari duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin mbi veturë me ç’rast del jashtë rrugës dhe rrokulliset.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer. Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

Aksidenti tjetër ka ndodhe në fshatin Landovicë. I dyshuari ka goditur një këmbësor ashkali. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësiti përkatës policor është marr me rastin. /PrizrenPress.com