Ronaldo i gatshëm për finalen

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është plotësisht i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.

Asi portugez lëshoi stërvitjen e së martës, pasi mori një lëndim në kofshë si rrjedhojë e një goditje në aksion nga Kiko Casilla.

Por në konferencë për medie të së premtes, Zidane ka thënë se portugezi është i gatshëm për ndeshjen e madhe.

“Ai kishte pak dhimbje, por tani është plotësisht i gatshëm”.

“Veç kësaj, ai luan në finale. Kur luan kësi ndeshjesh, harron dhimbjen dhe gjithçka tjetër”.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit