6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Berisha: Organet e drejtësisë duhet ta spastrojnë edhe vetveten

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se mosfunksionimi i drejtësisë në Kosovë po e rrezikon jetën normale të qytetarëve, pasi, sipas tij, kjo shtyllë e rëndësishme e mban balancën e funksionimit normal të një shteti.

Berisha thotë se në momentin që personat përgjegjës në organet e drejtësisë nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet, ose janë të ndikuar nga politika, është më se normale më pastaj edhe largimi i njerëzve, duke mos pasur shpresë në këtë vend apo duke mos e parë dritën në fund të tunelit.

“Thënë të drejtën, pavarësisht se kohën e fundit po bëhen disa veprime nga organet e drejtësisë, gjoja në emër të luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, unë mendoj se organet e drejtësisë duhet ta spastrojnë edhe vetveten dhe jo vetëm gjërave jashtë vetvetes, ngase jam shumë i bindur se segmente të korruptuara dhe të kapura nga politika vazhdojnë të jenë brenda organeve të drejtësisë”, theksoi ai.

Më Shumë

Përkujtohen me nderime dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar sot me nderime të larta dëshmorët e kombit Visar M. Hoti dhe Safet L. Latifi,...

Hiqet sërish rrjeta e peshkimit në Krajk, vazhdojnë kontrollet në terren

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30, në zonën e Krajkut është hequr sërish rrjeta e peshkimit nga shefi i rojeve, ndonëse...

Lajmet e Fundit