21.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kosova sot dhe synimi i saj për të ardhmen

Shkruan: Zafir Berisha

Si produkt i abuzimit me pushtetin, i keqqeverisjes, i kriminalitetit dhe i monopoleve, Kosova sot radhitet ndër shtetet me : demokraci të brishtë, institucione të pabesueshme, ekonomi në vendnumërim,vend potencial për trafikim të qenieve njerëzore, drogave dhe kontrabandim të mallrave, papunësi në
rritje, administratë të politizuar dhe joefikase, arsim dhe shëndetësi jo cilësore, rrjedhimisht shumë larg përmbushjes së standardeve për liberalizim të vizave , integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Partitë dhe elitat politike të cilat kanë “udhëhequr” me Kosovën nga viti 2000 e në vazhdim, në mungesë të dijeve, vizionit dhe vullnetit politik:

• Nuk arritën të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe të konsolidojnë demokracinë në Kosovë,
•Nuk arritën të garantojnë zgjedhje të lira e demokratike,
• Nuk arritën të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,
• Nuk arritën të ndërtojnë administratë efikase dhe profesionale,
• Nuk arritën të zhvillojnë sistem arsimor, shëndetësor dhe shërbime të tjera primare cilësore
• Nuk arritën të krijojnë mjedise ekologjike…

Kosova shtet demokratik parlamentar, e cila reflekton energji pozitive, jeton në paqe me vetveten dhe të tjerët, e zhvilluar ekonomikisht, me administratë funksionale, mjedise urbane dhe rurale të avancuara,arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore, ambiente ekologjike dhe tërheqëse për investime e integruarnë Bashkimin Evropian dhe në NATO. .

Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk I nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati I vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë kapur shtetin.
Kosova synon ndërtimin e një sistemi te mirëfilltë funksional dhe transparent të qeverisjesdhe administrimit në nivel qendror dhe lokal, një qeverisje e cila garanton autonominë dhe ndarjen e pushtetit në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbi ketë bazë synon funksionalizimin e plotë te jetëspublike, politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. ne nivel vendi dhe atë lokal. Për materializimin e kësaj politike synojmë rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të administratës publike në kontekstinprofesional dhe të teknologjisë – informative me qëllim që e njëjta të jetë efektive, efikase dhe e përgjegjshme duke synuar:

• Krijimin e një rrjeti institucional efektiv ,
• Ofrimin e shërbimeve për qytetarët,
• Ndërtimin e partneritetit dhe krijimin e besimit,
• Përmirësimin e menaxhimit të resurseve njerëzore,
• Ngritjen e nivelit të organizimit, të aftësive, të kapaciteteve institucionale dhe individuale të
punëtorëve të administratës publike, duke inkorporuar edhe përpjekjet për rritjen e mundësive
buxhetore për të krijuar më shumë dinjitet dhe cilësi në këto shërbime,
• Transparencë dhe llogaridhënie
• Zhvillimin e teknologjisë informative dhe kompetencave të komunikimit.

Më Shumë

Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë. “Rruga Prizren-Tetovë po...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit