20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Vataj hapi punimet e Simpoziumit Ndërkombëtar

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka nisë punimet Simpoziumi Ndërkombëtar me temë “Rëndësia e Arsimit Profesional në Botë”, ku po marrin pjesë studiues të shumtë të fushës.

Hapjen e punimeve të këtij simpoziumi e ka bërë Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, në cilësinë e nikoqirit. Në fjalën e tij Rektori Vataj theksoi se ka nderin dhe privilegjin që të bënë hapjen e punimeve të simpoziumit, duke i falënderuar partnerin e UPZ-së, Universitetin e Yalovës së Turqisë gjithashtu dhe këshillin organizativ. Ai theksoi se serioziteti i këtij simpoziumi vërehet edhe me pjesëmarrjen e 300 studiuesve kryesisht nga universitetet turke, të disa vendeve të tjera evropiane në mesin e tyre edhe nga Kosova.

Vataj theksoi se arsimi profesional është mundësi e mirë për rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Ne si universitet me shumë kënaqësi kemi pranuar ofertën që ky simpozium të mbahet në hapësirat e kampusit tonë, që njëherë ia mundëson qindra profesorëve dhe hulumtuesve nga vendet e ndryshme, përveç që të shkëmbejnë përvojat e tyre, të njihen edhe me kushtet të cila ne punojmë, të njihen me kulturën dhe traditen e pasura që ofron qyteti i lashtë dhe historik i Prizrenit”, theksoi Rektori Vataj duke shtuar se në Prizren do të gjejnë mikpritjen, kulturën dhe llojet e ushqimit që nuk dallojnë shumë nga Turqia.

Në fund Rektori Vataj uroi që nga ky Simpozium të dalin konkluzione të dobishme në mënyrë që ekspertët e arsimit profesional të përfitojnë nga këto përvoja dhe pastaj të hartojnë dokumente të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, që të përmirësohen kurrikulat dhe të rritet cilësia e programeve që mund të ofrojnë shkollat profesionale te ne në Kosovë.

Zv. Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drita Statovci, e cilësoi si shumë të qëlluar organizimin e këtij simpoziumi me këtë temë mjaft të rëndësishme. Ajo shtoi se Kosovës i duhet të rritë kapacitet për të ofruar arsimim cilësor në këtë fushë për të siguruar kapital njerëzor të arsimuar për të zhvilluar vendin në të gjitha aspektet.

Edhe Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj konference në UPZ, duke i dëshiruar suksese të gjithë pjesëmarrësve.

Kryetari i Këshillit të UMYOS-it dhe Prorektori i Universitetit të Yalovës, Rexhep Hayri Eren, e falënderoi Rektori e UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj për mundësinë e dhënë për bashkë organizim të këtij simpoziumi të rëndësishëm dhe shprehi besimin e tij se participuesit do të japin kontribut me punimet e tyre në këtë fushë. Simpoziumi do të vazhdoj punimet edhe në dy ditët në vijim.

Më Shumë

Lajmet e Fundit