19.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6589

Ymeri në Prizren: Zajednicën do ta njohin shtetet që nuk e njohën Kosovën

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se “për ironi të fatit, ‘Zajednica’ njihet nga më shumë shtete sesa vetë pavarësia e Kosovës”.

Ai në një tribunë të organizuar në Prizren, me moton “Populli s’pranon Zajednicë”, ka thënë se vitin e ardhshëm kjo Bashkësi do të kerkojë kompetenca edhe në menaxhimin e Kishave Ortodokse, raporton Telegrafi.

“Për ironi tonën, Zajednica ka njohje më të fuqishme dhe me të madhe sesa vetë shteti ynë. ‘Zajednicën’ do ta njohin edhe shtetet që nuk njohin Kosovën, perkatësisht ato vende që po e luftojnë vendin tonë”, ka thënë Ymeri para një numri të madh simpatizantësh.

Ai ka bërë thirrje që Kosova të mbrohet, duke kundërshtuar ‘Zajdnicën’ në çdo formë, duke mos përjashtuar edhe protestat. /Telegrafi/

Promovohen tri libra nga Instituti Albanologjik i Prishtinës

0

Librat “Rendi Juridik i Mirëfilltë” i Mr.sc. Rexhep Ali Ahmeti, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” i Avdi Ibrahimit dhe “Revoltë” i autorit Fadil Shyti, janë promovuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Për librin shkencor të autorit, Rexhep Ahmeti, fjoli Afrim Morina.

“Shekulli i ri për ne shqiptarët ka filluar të nxjerr në shesh edhe emancipimin politik e profesional te gjenerata e re, e cila trajtimet e problemeve i shikon nga këndi profesional, pa i mbaruar qejfin mentorëve diletant në politik apo të atyre pseudoshkencorve. Këtë e gjeta edhe te libri “Rendi Juridik i Mirëfilltë” të autorit Rexhep Ali Ahmeti, i cili i bënë një vështrim kritik e analitik rendit juridik, në aspektin historik, shkencor e praktikë, mirëpo, aty ku duhet të jetë edhe esenca e efekteve ligjore, nuk gjen fortë hapësira të krijuara ligjore dhe mundësi zbatimi të atyre ekzistuese.”

Për librin e autorit, Avdi Ibrahimi, fjalëne mbajti Fadil Shyti, ku bëri një analizë të hollësishme të romanit “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” .

“Romani i Avdi Ibrahimit, është vepra e radhës që shkëlqen dhe do të shkëlqejë amanete për breznitë e sotme dhe të ardhshme. Autori, ka ditur dhe ka mundur t´i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri. Vallë, si mund të qëndrojë një njeri kaq vite i pamposhtur, si mund të ecë i papërkulur e si mund të qëndrojë kaq gjatë i pathyeshëm përballë armiqve dhe tradhtarëve që kurdoherë janë përpjekur dhe po përpiqen që me mashtrime, lakmi e dhunë, t´i thyejnë në radhë të parë pishtarët dhe udhëheqësit e popullit, që pastaj t´i realizojnë ëndrrat e tyre për pushtimin e Atmëmëdheut tonë. Për pyetjen e shtruar më së miri, përgjigjen e marrim nga besnikëria dhe trimëria e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare…”

Për librin e autorit, Fadil Shyti, u lexua nga parathënia e librit poetik “Revoltë” të Ndoc Logut.

“Vazhdimisht, në çdo kohë nëpër çdo fazë të historisë sonë të lavdishme shumshekullore, kombit shqiptar nuk i kanë munguar krijuesit për t’i pasqyruar e lënë brezave pasardhës, ngjarjet, trimëritë, luftën qëndresën…Historia e kombit tonë është nga më tragjikët, por edhe nga më të lavdishmet e çdo kombi tjetër. Nga ky entuziazëm dhe shpresë në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit e ka burimin dhe një element tjetër me vlera të jashtëzakonshme, ai i krenarisë kombëtare. Nga vëllimi i librit poetik u lexuan edhe disa poezi.”

Në fund të përurimit dashamirë të fjalës së shkruar,përgëzuan autorët për kontributin e vyer dhënë kombit në fushën shkencore dhe letraro artistike/PrizrenPress.com/

Torturohen nxënësit e klasës së parë në Prizren

0

Tri herë i është ndërruar klasa një nxënësit të klasës së parë në Shkollën Fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren.  Ai ka  rënë ‘viktimë’ i ndërhyrjeve në përzgjedhjen e mësimdhënësit të fëmijëve, që prindërit e tyre kanë fuqi politike.

“Drejtori i kësaj shkolle, një nxënësi brenda pak ditësh ia ka ndërruar tri herë klasën”, tregon një burim brenda kësaj shkolle.

“ Me këtë rast ai arsyetohet se ka intervenuar filan asamblisti, filan aktivisti i partisë apo edhe kryetari”.

Torturimi i nxënësve të klasës së parë në Prizren është trajtuar edhe në Kuvend. Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku në seancën e fundit të Kuvendit, ka thënë se në Shkollën Fillore “Mustafa Baki”, për këtë fenomen, është përdorë edhe dhuna.

“Për ndarjen e nxënësve është përdorë edhe dhunë nga personeli i shkollës”, ka thënë Millaku.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj thotë se nuk ka informacione se ëhstë përëdorë dhunë në këtë shkollë.

“Nuk kam informacione se është përdorë dhunë në këtë shkollë”, thotë Çoçaj.

Ndërkaq, nëpër shkollat e Prizrenit, fëmijët e pafajshëm të moshës gjashtë vjeçare zvarriten nga një mësues tek tjetri, nga një klasë në tjetrën, duke ua ndërruar klasën si të ishin mall tregtie.

“Shkatërrimi i shkollës fillon që nga regjistrimi i klasave të para”, vlerësojnë njohësit e arsimit në Prizren.

Sipas tyre, krejt kjo ndodh me dëshirën dhe veprimet joparimore dhe joprofesionale të drejtorëve, të cilët sipas gjitha gjasave janë korruptuar qoftë nga prindërit, apo edhe nga arsimtarët të cilët duan t’i kenë nxënësit e familjeve intelektuale dhe më të qëndrueshme materialisht./PrizrenPress.com/

Tre anesteziologë braktistin sektorin publik

0

Përkundër kësaj mungese të madhe, shumë nga ta po e lëshojnë punën në sektorin publik, për të vazhduar në spitale private. Vetëm gjatë muajit të kaluar, tre anesteziologë kanë ikur nga sektori publik.

Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë, thekson se kushtet më të mira, shtyejnë punëtorët mjekësorë të ikin nga QKUK-ja.

“Është fenomen mjaft i theksuar në Klinikën e Anestezionit me reanimacion, që anesteziologët të ikin. Çdo ditë po hapen spitale të reja dhe po krijohen kushte më të mira për punë, sigurisht edhe paga më të dinjitetshme”.

“Tre anesteziologë tashmë kanë lëshuar punën vetëm për një muaj për të vazhduar në spitale private. Çdo vit lëshojnë punën deri në 6 anesteziologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Baftiu.

Ndryshe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 40 anesteziolgë për 32 salla operative. Sipas zotit Baftiu, numri i vogël i anesteziologëve po shkakton mjaft shumë telashe.

“Kemi kujdestari në shumë klinika nga anesteziologët, dhe brenda ditës i bjen të punojnë rreth 20 aneseziologë, e që ka shumë mungesë pasi kemi 32 salla. Gjthashtu anesteziologët nga QKUK-ja, kujdestarojnë edhe në spitalin e Mitrovicës”.
Lulzim Emini, anesteziolog, i cili punon në Qendrën Klinike Universitare, ka folur për Radion Evropa e Lirë lidhur me kushtet që mbretërojnë në sektorin publik, në sferën e anesteziologjisë.

“Sa i përket kushteve të punës, jemi të pajisur me aparaturë sikurse edhe vendet perendimore, por ndoshta mungesa më e madhe është në disa anestetikë kohë pas kohe, derisa tash për tash jemi të furnizuar mirë”.

“Por, ato që nuk janë të regjistruara në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale dhe kemi mungesë, po na vështirësojnë punën. E pacientët duhet vetë t’i blejnë, derisa këtu blehen në barnatore, e ne vëndet tjera është e ndaluar me ligj shitja e anestetikëve nëpër barnatore”, tha Emini.
Ndërkaq, zoti Baftiu ka thënë se anesteziologët në sektorin publik paguhen rreth 600 euro në muaj, derisa sektori privat po ofron pagë mbi 3 mijë euro.

“Paga e anesteziologëve në spitale private, sa kam informata është 3 mijë euro, derisa në sektorin publik anesteziologët paguhen rreth 600 euro. Spitalet private po ju ofrojnë kushte më të mira dhe po na ikin nga sektori publik” tha Baftiu.

Zoti Emini thotë se anesteziologët në sektorin publik paguhen si gjithë mjekët tjerë, derisa siç thotë ai, puna e anesteziologëve është shumë intensive.

“Orari i punës në sektorin publik është i njejtë për të gjithë mjekët, mirëpo dallon orari i anesteziologëve dhe kirurgëve ose internistëve, apo lëmive tjera internistike, sepse anesteziologët e kanë punën intensive tërë kohën në sallë të operacionit”.

“Ata nuk kanë mundësi të dalin jashtë sallës. E paga e njejtë me profilet e tjera shëndetësore i shtyen anesteziologët ta lëshojnë punën në QKUK”.
“Në vendet evropiane dhe më gjerë, anesteziologët janë ndër profilet mjekësore me të paguara në botë. Kurse në Kosovë, anesteziologët janë profili më i ngarkuar dhe paguhet si të gjithë të tjerët. Nëse merret një raport i punës me mjekë të tjerë, shihet një diskrepancë e madhe mes punës së mjekëve”, tha Emini.
Sidoqoftë, anesteziologët edhe veshjen e nevojshme për sallë të operacionit e blejnë vetë, në mungesë të sigurimit të tyre nga Ministria e Shëndetësisë.

Ftesë për dehje

0

Art, politikë dhe të tjera. Me fjali, situata, pyetje, shpjegime, informacion.

Njeriu i lirë përtej shqetësimeve të sigurisë, kontakti i shqiptarëve të Kosovës me Europën dhe telat që ai prek, jeta në kontinent si estetikë dhe ide, ose filozofi e jetës.

Kjo është novela “Çdo gjë është ftesë për dehje” e gazetarit Artan Mustafa.

Tashmë ka dalë në treg dhe Mustafa shpreson që novela do të arrijë të ketë ndonjë lexues dhe ndonjë kritik.

“Shpresoj që lexuesi, ndoshta edhe shumë miq që shkruajnë prej kohësh, nëse asgjë tjetër, së paku do të mund të ndjejnë se është investuar punë në të. Që nuk do ta shohin këtë publikim si arrogancë dhe ambicie të tepruar, por si një luftë e njeriut për të jetuar, për t’i krijuar vetes hapësirë jetese, për të ndjekur diçka që i pëlqen”.

“Ky tekst donte të dilte jashtë. Unë s’kam mundur ta ndalë, edhe e kam mbështetur vetë në atë drejtim”.

“Falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar dhe gjithë të tjerët që i kam lodhur duke u folur për këtë novelë muajt e fundit: nuk kam pasur shumë tjetërçka për të thënë”, thotë Artan Mustafa.

“Çdo gjë është ftesë për dehje” është botim i Shtëpisë Botuese “Rozafa” dhe mund të gjendet në secilin vend ku shitet Gazeta Zëri në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan. Gjithashtu, shpërndahet nga rrjeti librar “Damo” në nivel të vendit. Lexuesi jashtë vendi e gjen në Amazon. /Politiko.net/

Artan Mustafa-Novela

PJESË NGA NOVELA

pastaj filluan t’i përgjonin kafshët

Njerëzit u kishin besuar e pastaj qenë dëshpëruar prej politikanëve, prej mediave, prej vendeve të kultit. Dikur njerëzit kishin humbur shpresën aq shumë sa kishin filluar të iknin në Europë. Iknin, mirëpo prapa gjendja nuk ndryshonte. Deri kur nuk kishte mbetur më asnjë njeri tjetër përveç atyre që punonin në administratë, shoqëri civile dhe organizata fetare. Atëherë politikanët ishin treguar të zgjuar e kafshëve ua kishin dhënë të drejtat e plota të nënshtetësisë, me kusht që të dilnin në zgjedhje. U thoshin ata kafshëve se asnjë shoqëri nuk është parajsë në tokë, se politika është gjithkund deridiku e korruptuar, e vështirë, se demokracia vetvetiu shfaq dobësitë e saj. Porse ekziston një standard i pranueshëm edhe i të bërit politikë, edhe i kushteve që duhet t’i gëzojë çdo nënshtetas: mirëqenia e të gjithëve. Këtë ua premtonin. Megjithatë, disa herë edhe kafshëve u qenë vjedhur votat; e kishin nënvizuar këtë edhe ambasadorët e huaj. Madje, edhe kafshët ishin përgjuar nga partitë politike. Disa që bënin probleme qenë ndjekur nga prokurorët dhe shërbimi i inteligjencës. U kishin premtuar ushqim të mjaftueshëm dhe kujdes mjekësor, por investimet nuk ngrehnin gjë mbi tokë. Shumë kafshë nuk e kuptonin atë investim. Ankoheshin se qe prishur imazhi i zyrtarit publik, se qenë të dëshpëruara me sistemin. Kështu kafshët që s’kishin pranuar të merreshin me ryshfete, kishin filluar të lëshonin mjekër e të visheshin shkurt, duke anuar kah organizatat e kultit. Ato u thoshin që Zoti kish për t’i ndihmuar që të fitonin ushqim më shumë dhe mbrojtje më të madhe, mirëpo as aty nuk kishin marrë atë që prisnin. Atëherë, disa kafshë lidere kishin organizuar daljen në Perëndim. Për dallim prej njerëzve, ato e kishin pasur më të lehtë ta kalonin kufirin. Nuk u duheshin fare viza.

Kur Joyce nuk botonte dot Uliksin

0

Dy letra të shkruara me dorë nga James Joyce, në të cilat shkrimtari i njohur irlandez ankohej për vështirësitë që po haste për të gjetur botues për atë që do të bëhej kryevepra e tij – Uliksi, janë shitur në Amerikë për gati dhjetëfishin e çmimit fillestar.

E shkruar më 1 nëntor 1918, në letrën e parë Joyce falënderon dikë që besohet të ketë qenë admirues i krijimtarisë së tij.

“Falemnderit për fjalët e mira për librin tim, Uliksin! Nëntë pjesë janë shtypur në Little Review, por fatkeqësisht nuk po gjej dot një botues”, shkruan Joyce, i cili shton gjithashtu se shkak është bërë edhe një sëmundje e syve që kishte prekur atë vit.

Kjo letër dhe një tjetër e shkruar më 1 qershor 1919 u blenë nga një koleksionist për rreth 25 mijë dollarë.

Letrat janë shkruar gjatë një periudhe interesante në jetën krijuese te Joyce, i cili po mundohej ta përfundonte Uliksin ndërsa përballej edhe me problemet e rënda me sytë.

Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë britanikë, Joyce e pati më të lehtë ta botonte veprën e tij në Francë, ku gjërat e konsideruara të turpshme në Britani ose anashkaloheshin ose nuk kuptoheshin fare.

Veteranët e luftës kërcënojnë me protesta

0

Edhe java e dytë e shtatorit nuk ka sjellë ndonjë të re sa i përket procesit të verifikimit të statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse premtimi i fundit ishte se deri në fund të gushtit do të publikohen listat përfundimtare, njohës të afërt me procesin thonë se nuk ka gjasa që kjo të ndodh, madje as që mund të përmendin ndonjë afat.

Xhavit Jashari , përfaqësues i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka pohuar për KosovaLive se një gjë e tillë duhet të ndodhë brenda shtatorit në të kundërtën do të organizojnë protesta.

“Ky proces duhet përfundojë brenda shtatorit në të kundërtën na detyrojnë që të marrim masa qoftë me protesta qoftë në mënyra tjera sepse është koha që veteranët ti gëzojnë te drejt e tyre. Është duke u punuar në shqyrtimin e ankesave, certifikatat i kanë marrë ato rastet që nuk kanë qenë kontestuese, shumica e ankesave nëpër zona janë kryer kështu që edhe udhëzimi administrativ nga Komisioni është përgatitë dhe po presim shumë shpejt gjatë këtyre ditëve sipas premtimeve që i ka dhënë edhe kryeministri në takim me Agim Çekun dhe Faik Fazliu që të lëshohet ky udhëzim dhe veteranët të aplikojnë për të drejtat e tyre”, theksoi Jashari.

Sipas tij, ky proces domosdoshmërish duhet të kryhet këtyre ditëve sepse është stërzgjatur shumë dhe veteranët janë lodhur nga pritja.

“Kërkesat e veteranëve janë të dinë se deri ka mbërri procesi dhe kur do të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Ne edhe në takimin e fundit ju kemi bërë presion që të ketë kërkesa të qarta dhe po besoj se kjo të përfundojë shpejt”, ka shtuar ai.

KosovaLive ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, Agim Çeku dhe me udhëheqësin e Zyrës për veteranët e luftës së UÇK-së, në Zyrën e kryeministrit, Faik Fazliu për të kuptuar nëse ky proces do të mund të përfundojë brenda këtyre ditëve, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërkohë, Fazliu dy javë më parë ka deklaruar për KosovaLive se ankesat ende janë në proces të shqyrtimit duke mos qenë në gjendje të jep ndonjë datë se kur mund të përfundoj ky proces.

“Jemi në proces të shqyrtimit të ankesave. Besojmë që kjo do të përfundojë shpejt. Nuk kemi ndonjë datë të caktuar. Me rëndësi është që jemi në fund të procesit”, ka thënë Fazliu.

Në anën tjetër, veteranë të disa komunave si Hani i Elezit, Ferizajt, Vitisë dhe të Shtimes kanë paralajmëruar se nëse deri më 15 shtator nuk publikohen listat e veteranëve do të organizojnë demonstrata madje edhe do të bllokojnë rrugët magjistrale në shenjë pakënaqësie të zvarritjes së këtij procesi.

Rikujtojmë se ende nuk po zbatohet për të gjithë Ligji nr. 04/l -054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është miratuar me 8 dhjetor 2011, ndërsa në Gazetën Zyrtare, NR. 30, është shpallur me 31 dhjetor 2011.

Plotësime dhe ndryshime të këtij ligji u bënë në pranverën e vitit 2014 dhe atëherë u tha se ligji do të fillon të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2014 premtim që nuk u zbatua, tani me arsyetimin se Komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së nuk e ka përfunduar punën.

Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së iu desh kohë e gjatë për publikimin e listave ndërkohë pas shpalljes së tyre vërshuan ankesat të cilat arritën në mbi 20 mijë, gati aq sa edhe u gjenden në ato lista. /KosovaLive/

Zafir Berisha: Parapolitika i ka futur duart në drejtësi

0

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha thotë se drejtësia në Kosovë është kapur nga politika. Sipas tij, në Kosovë ka qindra raste kur politika i ka futur duart në Gjyqësor.

“Drejtësia në Kosovë s’do koment, sepse është e kapur nga parapolitika e partive në pushtet. Këtë s’e them vetëm kështu, por në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile del të jetë e këtillë. Veprimet e drejtësisë, kur bëhet fjalë për persona të partive, siç është rasti me ministra e kryetarë komunash, e zvarrisin çështjet deri në atë shkallë, sa të bëhet e pavlerë”, thotë deputeti Zafir Berisha për Kosova Sot.

“Është më se normale që korrupsioni nuk mund të luftohet, nëse prokurorët dhe gjyqtarët flirtojnë me politikën dhe kjo gjë dihet. Fatkeqësisht në Kosovë ka qindra raste kur politika po fut duart në Gjyqësor, prandaj drejtësia në Kosovë lëngon shumë”.

“Praktika e deritanishme e ka dëshmuar se politika ka qenë jo vetëm fort e lidhur me sistemin e drejtësisë, por edhe duke e kontrolluar atë. Krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohet vetëm duke pasur Prokuroria një marrëdhënie të ftohtë dhe të distancuar me politikën, sepse kjo e fundit vetëm ashtu heq ndikimin e vete te ky sistem”.

“Ata që e njohin mirë politikën dhe drejtësinë thonë se Kosovës do t’i duhet shumë kohë për t’i ndarë këto dyja, pra politikën dhe drejtësinë”/Kosova Sot/

Braktisin shkollën në kërkim të një cope bukë

0

Ka dy javë që procesi mësimor ka filluar në mbarë shkollat e vendit.

Rreth 400 mijë nxënës, sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) kanë nisur sivjet vitin shkollor.

Por, jo të gjithë nxënësit që llogariten në këtë shifër janë ulur në bankat e shkollës. Shumë fëmijë të komuniteteve romë, shkali, si dhe egjiptas, në vend të shkollave, ndodhën pranë kontejnerëve duke kërkuar ushqim, gjësende tjera, diku tjetër ata shihen teksa mbledhin kanaqe, pastrojnë xhamat e veturave…

Institucionet e Kosovës nuk posedojnë shifër të saktë se sa fëmijë të këtij komuniteti kanë braktisur shkollën.

Por, as denoncimet për braktisjen e shkollës nga këta fëmijë nuk kanë çuar peshë për institucionet.

Në janar të këtij viti, Ministria e Arsimit është informuar nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputeti i Kuvendit, Veton Berisha, se 50 nxënës të shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë e kanë braktisur procesin mësimor që nga viti akademik 2013/2014.

Ai ka dorëzuar të gjithë listën me emra e mbiemra të nxënësve në Ministri, duke kërkuar ndihmë nga ky dikaster qeveritar që t’u ndihmohet këtyre nxënësve për rikthim në shkollë..

Haradinaj në Prizren: Nuk do të kallim Kosovën

0

Lideri i AAK-së Ramaush Haradinaj, garanton se opozita nuk do të kallë Kosovën. Sipas tij, opozita është duke u përgatit për organizimin e protestave,”e jo për të kallë vendin”.

“Një gjë nuk mundemi me e bë, e ajo është me e kallë Kosovën”, ka thënë Haradinaj për RTV Besa në Prizren.

“Çdo dëm pasojat i vujmë ne”.

Haradinaj nuk ka precizu datën e mbajtjes së protezës.

“Ne jemi në terren. Po i bëjmë përgatitjet për mbajtjen e protestave”.

Haradinaj vlerëson se gjendja në vend është dramatike. /PrizrenPress.com/