Kur Joyce nuk botonte dot Uliksin

Dy letra të shkruara me dorë nga James Joyce, në të cilat shkrimtari i njohur irlandez ankohej për vështirësitë që po haste për të gjetur botues për atë që do të bëhej kryevepra e tij – Uliksi, janë shitur në Amerikë për gati dhjetëfishin e çmimit fillestar.

E shkruar më 1 nëntor 1918, në letrën e parë Joyce falënderon dikë që besohet të ketë qenë admirues i krijimtarisë së tij.

“Falemnderit për fjalët e mira për librin tim, Uliksin! Nëntë pjesë janë shtypur në Little Review, por fatkeqësisht nuk po gjej dot një botues”, shkruan Joyce, i cili shton gjithashtu se shkak është bërë edhe një sëmundje e syve që kishte prekur atë vit.

Kjo letër dhe një tjetër e shkruar më 1 qershor 1919 u blenë nga një koleksionist për rreth 25 mijë dollarë.

Letrat janë shkruar gjatë një periudhe interesante në jetën krijuese te Joyce, i cili po mundohej ta përfundonte Uliksin ndërsa përballej edhe me problemet e rënda me sytë.

Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë britanikë, Joyce e pati më të lehtë ta botonte veprën e tij në Francë, ku gjërat e konsideruara të turpshme në Britani ose anashkaloheshin ose nuk kuptoheshin fare.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit