22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Promovohen tri libra nga Instituti Albanologjik i Prishtinës

Librat “Rendi Juridik i Mirëfilltë” i Mr.sc. Rexhep Ali Ahmeti, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” i Avdi Ibrahimit dhe “Revoltë” i autorit Fadil Shyti, janë promovuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Për librin shkencor të autorit, Rexhep Ahmeti, fjoli Afrim Morina.

“Shekulli i ri për ne shqiptarët ka filluar të nxjerr në shesh edhe emancipimin politik e profesional te gjenerata e re, e cila trajtimet e problemeve i shikon nga këndi profesional, pa i mbaruar qejfin mentorëve diletant në politik apo të atyre pseudoshkencorve. Këtë e gjeta edhe te libri “Rendi Juridik i Mirëfilltë” të autorit Rexhep Ali Ahmeti, i cili i bënë një vështrim kritik e analitik rendit juridik, në aspektin historik, shkencor e praktikë, mirëpo, aty ku duhet të jetë edhe esenca e efekteve ligjore, nuk gjen fortë hapësira të krijuara ligjore dhe mundësi zbatimi të atyre ekzistuese.”

Për librin e autorit, Avdi Ibrahimi, fjalëne mbajti Fadil Shyti, ku bëri një analizë të hollësishme të romanit “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” .

“Romani i Avdi Ibrahimit, është vepra e radhës që shkëlqen dhe do të shkëlqejë amanete për breznitë e sotme dhe të ardhshme. Autori, ka ditur dhe ka mundur t´i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri. Vallë, si mund të qëndrojë një njeri kaq vite i pamposhtur, si mund të ecë i papërkulur e si mund të qëndrojë kaq gjatë i pathyeshëm përballë armiqve dhe tradhtarëve që kurdoherë janë përpjekur dhe po përpiqen që me mashtrime, lakmi e dhunë, t´i thyejnë në radhë të parë pishtarët dhe udhëheqësit e popullit, që pastaj t´i realizojnë ëndrrat e tyre për pushtimin e Atmëmëdheut tonë. Për pyetjen e shtruar më së miri, përgjigjen e marrim nga besnikëria dhe trimëria e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare…”

Për librin e autorit, Fadil Shyti, u lexua nga parathënia e librit poetik “Revoltë” të Ndoc Logut.

“Vazhdimisht, në çdo kohë nëpër çdo fazë të historisë sonë të lavdishme shumshekullore, kombit shqiptar nuk i kanë munguar krijuesit për t’i pasqyruar e lënë brezave pasardhës, ngjarjet, trimëritë, luftën qëndresën…Historia e kombit tonë është nga më tragjikët, por edhe nga më të lavdishmet e çdo kombi tjetër. Nga ky entuziazëm dhe shpresë në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit e ka burimin dhe një element tjetër me vlera të jashtëzakonshme, ai i krenarisë kombëtare. Nga vëllimi i librit poetik u lexuan edhe disa poezi.”

Në fund të përurimit dashamirë të fjalës së shkruar,përgëzuan autorët për kontributin e vyer dhënë kombit në fushën shkencore dhe letraro artistike/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Lajmet e Fundit