22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Torturohen nxënësit e klasës së parë në Prizren

Tri herë i është ndërruar klasa një nxënësit të klasës së parë në Shkollën Fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren.  Ai ka  rënë ‘viktimë’ i ndërhyrjeve në përzgjedhjen e mësimdhënësit të fëmijëve, që prindërit e tyre kanë fuqi politike.

“Drejtori i kësaj shkolle, një nxënësi brenda pak ditësh ia ka ndërruar tri herë klasën”, tregon një burim brenda kësaj shkolle.

“ Me këtë rast ai arsyetohet se ka intervenuar filan asamblisti, filan aktivisti i partisë apo edhe kryetari”.

Torturimi i nxënësve të klasës së parë në Prizren është trajtuar edhe në Kuvend. Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku në seancën e fundit të Kuvendit, ka thënë se në Shkollën Fillore “Mustafa Baki”, për këtë fenomen, është përdorë edhe dhuna.

“Për ndarjen e nxënësve është përdorë edhe dhunë nga personeli i shkollës”, ka thënë Millaku.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj thotë se nuk ka informacione se ëhstë përëdorë dhunë në këtë shkollë.

“Nuk kam informacione se është përdorë dhunë në këtë shkollë”, thotë Çoçaj.

Ndërkaq, nëpër shkollat e Prizrenit, fëmijët e pafajshëm të moshës gjashtë vjeçare zvarriten nga një mësues tek tjetri, nga një klasë në tjetrën, duke ua ndërruar klasën si të ishin mall tregtie.

“Shkatërrimi i shkollës fillon që nga regjistrimi i klasave të para”, vlerësojnë njohësit e arsimit në Prizren.

Sipas tyre, krejt kjo ndodh me dëshirën dhe veprimet joparimore dhe joprofesionale të drejtorëve, të cilët sipas gjitha gjasave janë korruptuar qoftë nga prindërit, apo edhe nga arsimtarët të cilët duan t’i kenë nxënësit e familjeve intelektuale dhe më të qëndrueshme materialisht./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Lajmet e Fundit