10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Prizren

Në Prizren është rrënuar edhe një shtëpi e vjetër, dhe ky është objekti i tretë i rëndësishëm që shkatërrohet brenda kësaj jave në këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook drejtori i organizatës EC Ma Ndryshe, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se ky krim po ndodh para syve të të gjithëve, kurse autoritet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

“Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër në Prizren. Brenda vetëm një jave, në Qendrën Historike të Prizrenit u shkatërruan tre monumente: dy shtëpi të vjetra u rrënuan tërësisht dhe ndërtesa që është pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike u kaplua nga zjarri për herë të dytë”, ka shkruar ai.

Çeku më tutje ka shtuar se, “çuditërisht të gjitha po ndodhin ditëve të fundjavës dhe natyrisht, shteti nuk po shfaqet në vendin e ngjarjes. Krimi po ndodh para syve të të gjithëve, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim”.

Sipas tij, shkatërrimi do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai ka thënë se mosveprimi i zyrtarëve të shtetit nënkupton bashkëpjesëmarrje në krim.

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit