Home Blog Page 6650

Fatmir Limaj: NISMA është dyfishuar

0

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shtratëzuar rrjetin social Facebook për t’i uruar zgjedhje të mbara gjitha degëve ku do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Ai gjithashtu ka shkruar, se pas këtyre zgjedhjeve kjo parti do të jetë shumë më e fuqishme,transmeton Indeksonline
Ja postimi i plotë i Fatmir Limajt në Facebook

Të nderuar anëtarë të NISMA për Kosovën,

Siç jeni informuar, Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën, ka marr vendim dje për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit tonë, e të cilat do të përfundojnë me Kuvendin Qendror Zgjedhor të partisë në qershor.

Shfrytëzoj rastin të ju uroj zgjedhje të mbara në të gjitha degët ku ju e zhvilloni aktivitetin e juaj partiak.

Kjo është një tregues se, ne si parti duke ju falënderuar angazhimit tuaj në teren, dhe politkave tona parimore e konsistente, përkrahja që ne po gjejmë anembanë

Kosovës tregon që Nisma është dyfishuar, e jam i bindur që dhe pas këtij procesi zgjedhor partia jonë do të dal edhe më e fuqishme duke ju dhënë hapësirë e mundësi të gjithë atyre kuadrove që janë të gatshëm të punojnë në fuqizimin e Nismës për Kosovën.

Me kënaqësi pres që me të zgjedhurit tanë të punojmë në realizimin e qëllimeve tona politike e programore.F. L”, shkruan Limaj.

Anton Quni: Thaçi s’vendosi kurrë lule në varrezat e Koshares

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri prej figurave kyçe të Betejës së Koshares, Anton Quni, ka deklaruar se nuk mund ta votonte për president Hashim Thaçin, kur e di se ai nuk kishte dërguar asnjëherë lule në Koshare dhe nuk ka pranuar relevancen historike të kësaj beteje.

Në emisionin “Republika” në Tribuna Channel, Quni ka folur rreth kësaj beteje dhe tentimit të bashkëluftëtarëve Thaçit për të marrë merita rreth Betejës së Koshares, por edhe minimizimin e saj.

Megjithatë, ai ka shtuar se e respekton Thaçin dhe postin të cilin tash ai e ka./GazetaTribuna/

Me 2,3 dhe 4 maj, mbahet Festivali “Hasi Jehon”

0

Edicioni i 27-të i Festivalit “Hasi Jehon”, do të mbahet me 2, 3, dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit.

Kryetari i ShKA “Malësori” nga Gjonaj, Haziz Hodaj tha se edhe në këtë edicion do të marrin pjesë SHKA-të më të mira brenda dhe jashtë vendit.

“Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për organizimin sa më të mirë të këtij manifestimi tradicional, i cili ka për synim kultivimin e vlerave kulturore dhe tradicionale mbarëshqiptare”, tha Hodaj për TVPZ.

“Shqetësuese është fakti i mosinteresimit të duhur të të rinjve, për këtë festival”

“Po të kishte më shumë mbështetje institucionale dhe fond më të madh, ky festival do të përfitonte më shumë”.

Në këtë edicio do të marrin pjesë 20 shoqëri artistike nga trojet mbarëshqiptare/PrizrenPress.com/

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 15 të shoqëruar

0

Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë ndaluar sot 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit, transmeton Shekulli.

Gjatë operacionit policor, në zbatim të urdhrave të ndalimit të Prokurorisë së Durrësit, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Këta persona janë ndaluar, si të dyshuar për veprën penale të ”Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, ”Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe ”Prostitucion”.

Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar se:

Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.

Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D). Këto shtetase pasi sigurojnë klientët në ambiente të ndryshme dhe bien dakord për pagesën, e cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Këto vajza kanë rënë dakord me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakord me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndronte jashtë, e ulur në një tavolinë. Ajo kontrollonte lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Led Zeppelin në gjyq

0

“Stairway to Heaven”, një prej këngëve më të famshme të grupit legjendar Led Zeppelin, mund të jetë pjesërisht e kopjuar.

Një gjykatës i distriktit të Los Angeles arriti në përfundimin se ekzistojnë ngjashmëri të mjaftueshme mes këngës dhe një pjese muzikore të grupit Spirit, e si rrjedhojë themeluesit e grupit Robert Plant dhe Jimmy Page do të duhet të përballen me një proces gjyqësor.

Procesi pritet të nisë me 10 maj.

E publikuar në vitin 1971, “Stairway to Heaven” konsiderohet si një prej kompozimeve më të bukura rock të të gjitha kohërave.

Çështja e autorësisë u ngrit nga Michael Skidmore, një person i besuar i kitaristit të ndjerë të Spirit, Randy Wolfe, i cili ka perfomuar në të njëjtin koncert me Led Zeppelin në vitet ’60.

Sipas tij, kitaristit duhet t’i njihet merita e kompozimit të këngës. Kitaristi Page dhe vokalisti Plant pretendojnë se e kanë krijuar “Stairway to Heaven” gjatë qëndrimit në një zonë të largët të Uellsit.

Por, Skidmore sugjeron se publikimi i këngës kishte ardhur pasi Led Zeppelin dëgjoi pjesën muzikore “Taurus”, të performuar nga Spirit, ndërsa 2 grupet gjendeshin në një turne të përbashkët.

Sipas gjykatësit Gary Klausner ishin vënë re ngjashmëri të konsiderueshme mes 2 minutave të para të këngëve.

AAK-ja, e etur për pushtet

0

Enis Veliu

Problemet e vazhdueshme politike mes opozitës dhe pozitës edhe më tuje po e dëmtojnë shtetin tonë sidomos në aspektin ekonomik karshi investitorëve të huaj, të cilët dëshirojnë një pjesë të kapitalit të tyre ta investojnë në vendin tonë.

Janë bërë më shumë se një vit prejse janë mbajtur zgjedhjet e fundit nacionale në vend, por nga ajo kohë e deri më tash liderët e partive politike nuk po mund t’i zgjidhin problemet mes vete e ku pasojat gjithmonë po i vuajnë qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Para formimit të Qeverisë ishte pikërisht LDK-ja së bashku me LVV-në, AAK-në e “Nismën” që për kohë relativisht të gjatë bllokuan formimin e institucioneve. Në këtë përbërje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, qëllim të vetëm të tij e kishte “kapjen” e postit të kryeministrit. Por, pasi që nuk e arriti një gjë të tillë blloku i krijuar menjëherë pas zgjedhjeve të fundit u thye përfundimisht.

Pas akomodimit të LDK-së në Qeveri, primatin për të krijuar probleme brenda dhe jashtë institucioneve e mori AAK-ja e Ramush Haradinajt. Kjo e fundit në fillim nisi me kundërshtime të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi, por me kohë ndryshoi qasjen, harroi këto dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme në vend. Në këtë frymë për një kohë vazhduan së bashku me LVV-në e “Nismën”, por kësaj radhe ishte pikërisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili dalëngadalë po heq dorë nga blloku, pasi që primatin për të udhëhequr nuk po ia lëshon “Vetëvendosja”, e cila po e do liderin e saj në krye të çdo grumbullimi, qoftë proteste apo grupimi të ri politik për zgjedhje të reja në vend.

Tash së fundi po shihet qartë se AAK-ja po del të jetë tej mase e etur për pushtet, pasi që në vazhdimësi po ndërron qëndrimet e qasjet e saj.

Çdo ditë e më shumë po ofrohet me PDK-në e Kadri Veselit, për të cilin Haradinaj kishte thënë se nëse ky e ndërron qasjen e partisë, ai do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë për ndonjë koalicion të mundshëm qoftë tash apo në të ardhmen.

Bllokada institucionale tej mase ka lodhur vendin në aspektin ekonomik, pasi që, siç po shihet në vazhdimësi, kompanitë e mëdha të huaja tashmë nuk janë të interesuara për vendin tonë. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet shumë qarrtë se kompanitë e huaja tash nuk po vijnë në Kosovë për të investuar në hapjen e vendeve të reja të punës, por kryesisht për të bërë tregti me prona, ndërtim apo edhe punë të ngjashme, ku krijohet profit i madh për individë pa punësuar numër të madh të punëtorëve.

Situata në këtë drejtim po keqësohet edhe më shumë, sidomos pas mbylljes së “Ferronikelit” në Drenas, fabrikë kjo e cila për një dekadë ka ruajtur qetësinë sociale në komunën e Drenasit. Këtu kanë krijuar të hyra në mënyre direkte dhe indirekte rreth 1000 familje, por pas mbylljes së saj tash pjesa dërrmuese e tyre ia mësyu dyerve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të kërkuar asistencë sociale.

Është momenti i fundit kur liderët politikë të vendit duhet të lënë anash interesat e tyre personale dhe të bashkohen për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. E nëse nuk ndodh një gjë e tillë shumë shpejt Kosova do të jetë e varur 100% prej tregtisë, pasi që dalëngadalë edhe ato pak fabrika, që kanë punuar qoftë me numër të vogël të punëtorëve, kanë filluar të mbyllen

Delegacioni i Malishevës viziton bizneset në Slloveni

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, po vazhdojnë vizitën disa ditore në Slloveni, ku po qëndrojnë me ftesë të klubit të biznesit slloven. Delegacioni nga Malisheva, po shoqërohet nga përfaqësuesja e klubit të bizneseve sllovene dhe kosovare, Sonja Rutar.

Gjatë ditës së sotme, Begaj dhe Morina kanë vizituar disa nga kompanitë sllovene, me të cilët kanë biseduar për mundësitë bashkëpunimit me Komunën e Malishevës.

Begaj dhe Morina, kanë vizituar kompaninë “Hidroinzinering” në Lubjanë, ku janë takuar me drejtorin e saj, Boris Savnik dhe menaxhmentin e kësaj kompanie, ndër më të njohurat në Evropë, për trajtimin e ujërave dhe ndërtimin e impianteve, ku janë njohur me mundësitë që ka kjo kompani, e cila gjatë muajit shkurt, kishte qëndruar në Malishevë, pikërisht për të parë mundësinë e investimit në këtë fushë.

Më pas, Begaj e Morina, të shoqëruar nga klubi i bizneseve në Slloveni, kanë vazhduar vizitat në disa nga kompanitë dhe fermat më të mëdha në këtë vend, si në kompaninë “Autocommerce”, përfaqësuese e Mercedesit dhe Fordit për Slloveni, pastaj ferma tjera, të cilat njihen me produktet e qumështit dhe mishit. /PrizrenPress.com/

Vehapi nderon dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

0

Me rastin e 17-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi në fshatin Krushë e Madhe, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek pllaka përkujtimore.

Duke kujtuar kontributin dhe sakrificën e dy dëshmorëve të këtij fshati, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë me se sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

“Jemi sot këtu për të nderuar gjakun e derdhur, të Dalipit, të Bekimit, po ashtu ne sot kujtojmë veprën e madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nderojmë veprën e madhe edhe të profesor Ukishin Hoti, të cilin e kishim ideator për shtetin e Kosovës”, ka tha Vehapi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dhe Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe, gjatë luftës ka dhënë 21 dëshmorë, ndërsa në masakrën që forcat serbe e bënë në këtë fshat me 26 mars të vitit 1999, u vranë 241 civil, në mesin e tyre edhe gra, pleq dhe fëmijë. /PrizrenPress.com/

Përleshje në Malishevë, njëri godet me mjet të fortë tjetrin në kokë

0

Në fshatin Guriq të Malishevës janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes tyre janë përleshur mes veti, me ç’rast njëri i dyshuar ka goditur me një mjet të fortë në kokë të dyshuarin e tretë – i mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren është liruar dhe më pas është intervistuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari-sulmues është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar. /PrizrenPress.com/

Shkelen me veturë dy këmbësor në Prizren

0

Në dy aksidente në komunën e Prizrenit, janë lënduar dy këmbësor. Policia e Kosovës bën të ditur se të lënduarit janë goditur me veturë nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushte e rrugës, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur gjatë ditës se djeshme në fshatin Romaj dhe në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe i njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/