16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 15 të shoqëruar

Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë ndaluar sot 11 persona, 9 prej të cilave femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit, transmeton Shekulli.

Gjatë operacionit policor, në zbatim të urdhrave të ndalimit të Prokurorisë së Durrësit, janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Këta persona janë ndaluar, si të dyshuar për veprën penale të ”Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, ”Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe ”Prostitucion”.

Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar se:

Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.

Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D). Këto shtetase pasi sigurojnë klientët në ambiente të ndryshme dhe bien dakord për pagesën, e cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Këto vajza kanë rënë dakord me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakord me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndronte jashtë, e ulur në një tavolinë. Ajo kontrollonte lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Më Shumë

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Lajmet e Fundit